Author: Adijat

Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Ministria e Transportit dhe lidhjeve sot organizojnë prezantim të vendimeve të propozuara të arritura në konkursin për gjetje të zgjidhjeve inovative për menaxhim në sferën e komunikacionit rrugor dhe transportues “PristAPP transport”. Zgjidhja duhet të përfshijë strukturë të funksionalitetit të përgjithshëm dhe arkitekturës teknike për aplikim elektronik të kompanive transportuese dhe menaxhim me proceset për marrje të lejeve dhe zgjidhjeve përmes sistemit elektronik nga ana e Ministrisë së Transportit. Buxheti maksimal në propozim projektin mund të paraqesë pesë milionëd enarë, shumë e cila tërësisht do të mbulohet nga FIZHT. Konkursi publik për financim…

Lexo më Shumë

Për herë të parë pas vitit 2015 Këshilli i BE-së mbrëmë solli vendime për zgjerim, të cilat do të thonë hap të madh për perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë, deklaroi zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva pas takimit në Luksemburg në të cilin u zgjodh që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociata për anëtarësi në qershor të vitit 2019. “Nuk do ta fsheh se nuk ishte e lehtë. Sollëm vendim jashtëzakonisht të mirë për gjithë Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët në rajon. Ky vendim jo vetëm se e rrit besimin në BE, por…

Lexo më Shumë

Dy protesta të reja kundër Marrëveshjes me Maqedoninë dhe për “karakterin grek të Maqedonisë”, do të mbahen sonte në Selanik, sipas mediave nga Selaniku. Njëra protestë është caktuar për në orën 19 sipas kohës lokale, para Ministrisë për Maqedoninë dhe Thrakinë në Selanik, ndërsa tjetra një orë më vonë dhe do të ketë karakter të protestës me motorë. Sipas mediave lokale, të dy protestat janë organizuar pas thirrjes në rrjetet sociale. Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Greqia, paralelisht, tubim antifashist dhe antinacionalist caktuan organizata anarkiste nga Selaniku. Ata e ftojnë popullin që t’u bashkëngjiten bllokimeve kundër nacionalizmit dhe fashizmit…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev është kërcënim serioz për Republikën e Maqedonisë i cili patjetër është që të eliminiohet nga skena politike. Marrëveshja e turpit përmes së cilës Zaev hoqi dorë nga emri i shtetit dhe gjithçka është maqedonase i arsyetoi me marrjen e datës për fillim të negociatave me të vetmin qëllim që të fshehë të gjitha tenderët kriminel, thonë nga VMRO-DPMNE, informon Medial. BE-ja mbrëmë ia bëri të qartë Maqedonisë se politikat kapitulluese të Zaev-it nuk e lëvizin asnjë milimetër Maqedoninë në rrugës e saj euro-atlantike. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon punë dhe përkushtim dhe jo tregëti me interesat shtetërore. Maqedonia…

Lexo më Shumë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në të cilin u caktuan datë për fillim të bisedimeve me Maqedoninë porositi se ky vendim do të thotë që Komisioni Evropian prej nesër, gjegjësisht sot mund t’i fillojë përgatitjet e skriningut, njofton Portalb.mk. “I uroj qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ardhshme për sukseset e arritura, pasi që është e qartë se do t’i fillojmë bisedimet në qershor të vitit të ardhshëm dhe si Komision menjëherë mund t’i fillojë bisedimet duke filluar që nga nesër. Tani kjo është detyrë e qartë, perspektivë…

Lexo më Shumë

Është hequr ndalesa për shitje të alkoolit në tregti pas orës 19:00, përkatësisht orës 21:00, e vendosur në  vitin 2008, pasi që Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për tregti, të cilat do të hyjnë në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të RM-së. Me ndryshimet më të reja ligjore, që deputetët i miratuan në mbledhjene  djeshme kuvendore, lejohet edhe shitja e pijeve alkoolike në kiosqe, por mbetet ndalesa për shitje në shitoret në përbërje të pompave të benzinës. Mbetet edhe ndalesa për shitje të alkoolit për persona më të rinj se 18 vjeç. Që të mund të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe më i freskët me të reshura të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në pjesët jugore dhe juglindore do të jenë më të mëdha dhe më intensive dhe për një kohë të shkurtër do të bie një sasi më e madhe e reshjeve të shiut (rreth 50 litra në metër katror për gjashtë orë). Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri 22 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 4. Në Shkup moti do të…

Lexo më Shumë

Një bashkudhëtar dhe një drejtues i mopedit janë lënduar rëndë në dy aksidente që në njëzet e katër orët e kaluara kanë ndodhur në rajonin e Shkupit. Lëndime të lehta kanë marrë katër persona në dy aksidente prej gjithsej nëntë. Dëm material është shkaktuar në pesë aksidente. Të dhënat e buletinit të SPB Shkup tregojnë se 59 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjashtë shoferë nën ndikimin e alkoolit dhe 12 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit. Nga komunikacioni janë përjashtuar dy automjete me defekte teknike dhe nëntë të paregjistruara.…

Lexo më Shumë

Avokatët demokratë të shteteve, përfshirë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Kaliforninë nisën padinë. Veprimi ligjor kundërshton politikën e refuzimit të hyrjes në azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërkohë, një gjykatës në Kaliforni ka vendosur që të gjitha familjet e emigrantëve pa dokumente, të ndara në kufirin amerikan duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve. Gjyqtari i San Diego, Dana Sabraw tha gjithashtu se fëmijët nën moshën pesë vjeçare duhet të kthehen me prindërit e tyre brenda 14 ditësh, pasi ai i dha Bashkimit Amerikan të Lirive Civile (ACLU) një ndalim paraprak në një padi të ngritur mbi ndarjen e familjes. Dokumentet e gjykatës…

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme publike nesër do të mbahet paraqitja e dytë në afatin e qershorit për regjistrim të nxënësve në arsim të mesëm në vitin shkollor 2018/2019. Pas paraqitjes së parë më 18 dhe 19 qershor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se për paraqitjen e dytë janë të lira gjithsejt 24 086 vende, prej të cilave për arsim gjimnazial 6 068 dhe për arsim profesionaë 17 900 vende. Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen të premten, 29 qershor. Për paraqitjen e dytë shkollat kanë mundur ta ulin numrin e caktuar të pikëve minimale të…

Lexo më Shumë

Në konkluzat e Këshillit evropian miratuar dje, krahas datës së kushtëzuar për negociata për Maqedoninë në qershor 2019, edhe njëherë theksohet nevoja e zgjidhjes së skandalit me përgjimin dhe ndërhyrjen në Kuvend më 27 prill 2017, transmeton Medial.mk. Këshilli madje ka notuar edhe hapat në kthimin e pavarësimit të gjyqësorit përmes përmirësimit të punës në gjykata dhe vazhdimin e punës së PSP-së, por ripërsërit se nevojitet punë në këtë drejtim.

Lexo më Shumë

Po me kusht: Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia mund të shënojnë në kalendaret e tyre fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian. Megjithëse ato nuk do të zhvillohen aq shpejt sa kanë shpresuar. Fillimisht duhet të plotësojnë kushtet. Shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë në parim dakord për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por vendet duhet të tregojnë se po bëjnë përparime në reforma, para se bisedimet e para të fillojnë në fund të vitit tjetër, bënë të ditur diplomatët të martën (26.06) në Luksemburg, mbas bisedimeve të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të BE.…

Lexo më Shumë