Author: Adijat

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës Enver Hoxhaj, vlerëson se ndikimi i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Ballkanit, ndërsa marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit e ka vlerësuar si të dobishme për gjithë rajonin. Sipas kumtesës së kabinetit të Hoxhajt, ai këto qëndrime i ka shprehur gjatë kohës së vizitës zyrtare në Londër, ku është takuar me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan dhe përfaqësues të Parlamentit të Britanisë ndërsa ka marrë pjesë edhe në konferencën përgatitore për samitin e Londrës për Ballkanin perëndimor, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 korrik ndërsa në organizim të Dhomës…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së që të përpilojë plan për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019, ka reaguar edhe pala amerikane, e cila në vazhdimësi ka shprehur përkrahjen për zgjidhjen e kontesteve rajonale dhe çuarjen përpara të procesit të integrimit. Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit, që e transmeton MIA, theksohet se vendet duhet që të vazhdojnë progresin në mënyrë që të jetë i realizueshëm plani i BE-së. Departamenti i Shtetit konfirmon vazhdimin e përkrahjes për Maqedoninë në procesin e reformave dhe të arritjes së synimeve euro-atlantike. Diplomacia amerikane…

Lexo më Shumë

Çmimi i ri i energjisë do të mësohet sot pas seancës përgatitore të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Udhëheqësia e re e KRRE dje paralajmëroi se do të ketë ulje minimale të çmimit të energjisë. Siç informuan nga KRRE, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit për nëntë për qind, ELEM zvogëlim për 1,5 për qind, ndërsa MEPSO nuk ka kërkuar as rritje as zvogëlim.

Lexo më Shumë

Besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilat i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri, shkroi Aleksis Cipras në Tuiter, pas takimit të Partisë Socialiste Evropiane. Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në takimin e djeshëm në Bruksel, një nga temat e socialistëve evropianë, ka qenë edhe Marrëveshjes e Prespës. “Socialistët evropianë me entuziazëm e përshëndetën Marrëveshjen me fqinjët e tanë verior. Thellësisht besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilët i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri shpresuese”, shkroi…

Lexo më Shumë

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, sot ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Pas takimit Zaev dhe Stoltenberg kanë mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën Stoltenberg konfirmoi se në samitin e Korrikut Maqedonia do të ftohet zyrtarisht për anëtarësim në NATO. “Në samitin tonë për dy javë ne do të ju ftojmë juve që të fillojmë negociatat për anëtarësim. Dyert e NATO-s janë të hapura dhe tani ju jeni aty duke pritur. Në samitin e radhës do t’ju ftojnë në NATO, prandaj ju them “Mirë se erdhët në NATO”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Lexo më Shumë

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në takimin e djeshëm në Bruksel, një nga temat e socialistëve evropianë, ka qenë edhe Marrëveshjes e Prespës. “Socialistët evropianë me entuziazëm e përshëndetën Marrëveshjen me fqinjët e tanë verior. Thellësisht besoj se historia do t’i arsyetojë forcat progresive nga të dy vendet, të cilët i tejkaluan dallimet nga e kaluara dhe së bashku krijojnë ardhmëri shpresuese”, shkroi kryeministri grek në profilin e tij në Tuiter. Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar informatave të saj publikoi se në takimin e Partisë Socialiste Evropiane PES), Cipras ka thënë se java e kaluar ka…

Lexo më Shumë

Komisioni për të drejtat e njeriut, barazisë gjinore, personave të humbur dhe peticione i Parlamentit të Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja Duda Balje sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë. Deputetët nga Kuvendi i Kosovës do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me anëtarët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të Klubit të deputetëve.

Lexo më Shumë

Në rajonin më të gjërë të Tetovës dhe të Gostivarit, dje (27 qershor) prej ora 09.00 deri ora 14.00, është kryer kontroll aksion ndaj veturave të cilat kryejnë transport publik të udhëtarve, autobus kombi dhe të tjera. Në aksioni e Tetovës, kanë qenë të kyçura 52 automjete, nga të cilat 35 autobusë, ku edhe janë zbuluar 10 kundërvajtje, gjegjësisht paregullsi teknike. Nëntë vetura e kontrolluara, kanë pasur paregullsi në paisjet e frenimit, dhe menjëher janë larguar nga trafiku, dhe një me paisje të pa kompletuara, ku janë pregaditur aq fletëpagesa për kundërvajtje, dhe do të ballafaqohen me gjobat e parapara…

Lexo më Shumë

Thirrja për ndarje të mbështetjes financiare për kompanitë ajrore për destinacione të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, që u publikua sot, nuk i përket ndihmës shtetëror, por është subvencionim, konsideron ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. “Nuk bëhet fjalë për ndihmë shtetërore, por për subvencionim. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve iu drejtua Komisionit për mbrojtje dhe konkurrencë prej ku kemi marrë përgjigje të qartë dhe precize, i cili është drejtuar edhe deri te Komisioni Evropian se bëhet fjalë për subvencionim”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, në të…

Lexo më Shumë

Seanca e parë për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017-ës në Kuvendin e Maqedonisë është planifikuar për në 22 gusht 2018. Gjykata Themelore Shkup 1 informoi se në periudhën në vijim janë caktuar 37 seanca në fazën kryesore. Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, tashmë janë duke u përgatitur urdhrat për të arrestuarit në paraburgim shtëpiak, si dhe për palët e tjera në këtë rast.

Lexo më Shumë

240 fotografi të gjendjes së rrugëve të qytetit të Tetovës dhe rrethinës ishin pjesë e ekspozitës që ASH, dega Tetovë, paraqiti para objektit të komunës së Tetovës ditën e sotme. Nga kjo parti ngritën pyetje deri tek kreu i komunës për siç theksuan, gjendjen alarmante të infrastrukturës së Tetovës, por nga komuna u përgjigjën me dozë ironie. Dega e ASH-së – Tetovë, nëpërmjet një ekspozite me gjithësej 240 fotografi solli para objektit të komunës gjendjen e infrastrukturës së komunës së Tetovës, malësisë dhe vendbanimeve të kësaj komune. Altrim Mamuti, nga ASH, deklaroi se gjendja e rrugëve në Tetovë është alarmante,…

Lexo më Shumë

I menjehershem ka qene reagimi i gazetarit Naser Pajaziti lidhur me refuzimin për anëtar të jashtëm të Akademisë së Shkencacve dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), të ekspertin të njohur evropian Reinhard Priebe. Sipas Pajazitit, kjo është pasqyra e qartë se çka duan kokat e “sëmura” të ashtuquajtur akademikë. “Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve nuk pranoi për anëtar të jashtëm ekspertin e njohur evropian, gjermanin Reinhard Priebe, ndërsa pranoi me shumicë votash akademikun serb Vlladimir Kostiç, që aktualisht është kryetar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Kjo është fotografi e qartë se çka duan kokat e “sëmura” të ashtuquajtur…

Lexo më Shumë