Organizatat qytetare porosisin që të përforcohen kapacitetet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Komisioni Antikorrupsion) – me zgjedhje transparente të anëtarëve, njofton Portalb.mk. “Tani e dimë se Komisioni numëron 7 anëtarë dhe rekomandimet tona janë që i njëjti duhet që të numërojë mes 3 dhe 5 anëtarë. Komisioni gjithashtu duhet që të udhëhiqet nga kryetar me kohëzgjatje të mandatit, ashtu sikur edhe anëtarët tjerë, gjegjësisht propozojmë që mandatet prej 4 vjetëve të bëhen në 5 vjet dhe të kenë të drejtë për rizgjedhje”, thotë Ana Janevska Deleva nga Platforma për Luftë kundër Korrupsionit. Që Maqedonia t’i fillojë bisedimet në qershor…
Author: Adijat
Takim i kryetarit Xhaferi me Duda Balje, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me Duda Balje, kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nga Republika e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit të njëjtë. Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi i uroj mirëseardhje delegacionit nga Republika e Kosovës, dhe shprehu kënaqësi të madhe për realizimin e këtij takimi, me ç’rast veçanërisht theksoi se takimet në nivel parlamentar paraqesin…
Federata greke e Shoqata Kulturore të Maqedonasve dhe Asociacioni Pan-maqedonas i Maqedonasve nga Disapora dërguan kërkesë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesë për shfuqizimin e letrave që janë dërguar nga Greqia për në NATO dhe në BE, dërguan në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë. Kërkesë për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe kërkesë për shfuqizimin e letrave që janë dërguar nga Greqia për në NATO dhe në BE, dërguan në Gjykatën Kushtetuese të Greqisë, Federata greke e Shoqata Kulturore të Maqedonasve dhe Asociacioni Pan-maqedonas i Maqedonasve nga Disapora. Nga këto organizata, konsiderojnë se Marrëveshja e shkel Kushtetutën dhe “çon…
Transparenca aktive në një vend është armiku më i madh i lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave, ndërsa tek fqinjët si Ballkan Perëndimor bashkëpunimi aktiv i mediave është kyç si asnjëherë deri më tani për të mposhtur trendet e dezinformimit agresiv. Këtë e theksoi ministri pa portofol për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski në fjalimin në sesionin e shtatë të seminarit të 98. ROS-ROT kushtuar temës “Gjendja në peizazhin mediatik të Ballkanit Perëndimor: Ndikimi i dezinformatave dhe informatave të rrejshme në krijimin e opinionit publik. Sipas Popovskit, çelësi për mbrojtje nga lajmet e rrejshme dhe dezinformatat është në profesionin e…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) në konferencën e sotme për shtyp shprehu shqetësim sepse, siç thonë, VMRO-DPMNE-ja opozitare përmes debatit fiktiv të amendamenteve në Komisionin kuvendor për transport dhe lidhje e bllokon miratimin e ndryshimeve të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale i cili është kyç për fillim të reformave mediale në vend dhe me të cilin duhet të përmirësohet cilësia e gazetarisë. Siç theksoi kryetari i SHGM-së Naser Selmani, ligji i propozuar mori mbështetje të gjerë nga komuniteti gazetaresk dhe kaloi ekspertizë ndërkombëtare nga OSBE-ja dhe Këshilli i BE-së. “Mangësia e vetme e këtij ligji është që…
Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët është ulur për 0,1 për qind. Çmimi më i ulët i rrymës do të vlejë prej 1 korrikut të këtij muaji. Vendimin e solli sot Komisioni Rregullator për energjetikë, ndërsa sot në pres konferencë e prezantoi kryetari i KRRE Marko Bislimoski. Ai informon se çmimi i ELEM-it për prodhim është ulur për 3,39 për qind, e SHA MEPSO-s për shpërndarje ulet për 5,34 për qind, ndërsa e EVN-së Maqedoni për shpërndarje rritet për 2,59 për qind. Siç informuan dje nga KRRE, kompania EVN ka kërkuar rritje të çmimit për dhjetë për qind, ELEM ulje…
Deputeti VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në emisionin “Top Tema”, tha se kryeministri Zoran Zaev përhap lajmin e rremë se Maqedonia mori një datë për negociatat e anëtarësimit në BE. “Nëse në mediat e huaja nuk përcillej kjo, unë mund të besoja atë që Zaev po thoshte, por e kuptoj se po gënjen. Ministri holandez tha se Holanda e bllokoi vendimin për dhënien e datës për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kjo do të thotë që Maqedonia nuk mori një datë për negociata. Kjo do të thotë që Maqedonia ka marrë një rekomandim të kushtëzuar. Maqedonia nuk ka vendim për një datë…
Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sot reagoi ndaj akuzave të Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencës se marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm janë jokushtetuese dhe nuk vlejnë për të gjithë të punësuarit në arsim. Nga SASHK në konferencën për shtyp vlerësuan se kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomisllav Gievski manipulon me opinionin dhe paralajmëruan ngritjen e një procedure penale nëse ai nuk kërkon falje për pohimet se SASHK po sillet në mënyrë manipuluese. Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov sqaroi se marrëveshjet kolektive janë nënshkruar midis SASHK dhe Ministrisë…
Nga SPB-ja në Shkup njoftojnë se 33-vjeçari V.M nga Vollkova është paditur penalisht, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer tetë vepra penale “vjedhje të rënda”, duke përfituar në mënyrë joligjore rreth 943.000 denarë. Sipas hetimeve, në gjitha veprat e kryera ai ka përdorur një çelës të veçantë për hapje të dyerve të blinduara dhe nga apartamente dhe banesa të ndryshme ka marrë ari, para, kompjuterë, telefona celular ndërsa në një rast edhe një çelës makine. Dy ditë më parë është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Karposh.
“Të dashur miq dhe dashamirës mora shumë mesazhe, thirrje, vizita nga pamundësia për ti u përgjigjur të gjithëve, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, madhështinë, durimin, dhe mirësjelljen dhe gatishmërinë tuaj për gjithçka, më keni bërë të fortë aty mbrenda katër mureve. Vazhdojmë përpara deri në përfundimin e gjithë kti procesi dhe pa asnjë dyshim e drejta do të fitojë, pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, ska dyshim. Ju faleminderit shumë. Abdulfeta Alimi (Fetai) Orizare, Likovë 28.06.2018”
Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë qytetarët se nesër (e shtunë) është afati i fundit për dorëzimin të kërkesave për përcaktimin e statusit juridik të objektit të ndërtuar pa leje (legalizim) për të gjithë ata aplikues të cilëve u është refuzuar kërkesa për legalizim e parashtruar në vitin 2011. Po ashtu, nesër është afati i fundit edhe për dorëzim të elaboratit gjeodezik për objektet e ndërtuara pa leje për të cilët kërkesë është parashtruar në vitin 2015/2016. “Me qëllim që tu dalë në ndihmë qytetarëve,, Komuna e Gostivarit ka angazhuar ekip kujdestar i cili nesër (e shtunë), do të bëjë pranimin…
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) publikuan deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së në të cilën janë marrë vendime në lidhje me çështje si migrimi, Rusia, zgjerimi i BE-së, siguria dhe tregtia, raporton Anadolu Agency (AA). Deklarata është dakorduar pas negociatave intensive të liderëve, të cilët mbrëmë nuk arritën rezultat për shkak të pengesës së Italisë në samitin e mbajtur në Bruksel. Dritë jeshile “qendrave rajonale të evakuimit” për refugjatët Në deklaratë është nënvizuar se vala e migrimit ilegal për në BE është zvogëluar për 95 për qind në saje të masave të marra në lidhje me refugjatët, temë…