Author: Adijat

Doganierët serbë sot pasdite në vendkalimin kufitar të Preshevës i kanë konfiskuar shtetasit shqiptarë 105.000 euro që nuk janë deklaruar i cili po hynte në Serbi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Kjo shumë e parave u zbuluan në veturën (xhipin) e shqiptarit që sipas autorit te këtyre parave ai ”synonte të blejë në Beograd pajisje dentare” Shtetasit shqiptar i është kthyer shuma e lejuar prej policisë vetëm 10.000 euro, ndërsa 105,000 eurot e mbetura janë ndalur përkohësisht deri në përfundimin e procedurës.

Lexo më Shumë

Çdo ditë rritet numri i kërkesave të cilët qytetarët i dorëzojnë në Prokurorinë Speciale Publike, duke i’u referuar ndjekjeve të numrave të telefonit në mënyrë të paligjshme. “Deri më sot kemi pranuar gjithsej 81 kërkesa që qytetarët janë të interesuar nëse numrat e tyre të telefonit ishin pjesë e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve. Kërkesat në lidhje me të janë 245 numra të telefonit. Me këtë rast shfrytëzojmë rastin që të informojmë publikun se çdo person i interesuar mund të dërgojë kërkesë me shkrim në Zyrën e kësaj Prokurorie Publike e cila do të tregojë nëse numri i tyre i…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 6 të mëngjesit shpërtheu një zjarr në komunën Kisela Voda, në rrugën ‘Vera Jociq’. Zjarri kaploi ndërtesën që banohej prej më shumë se 10 familje, shkruan Telegrafi Maqedoni. ”Zjarri është aktivizuar në ambientet ku ishte rregulluar një vend për fjetje të një personi në bodrum. Zjarri është aktivizuar prej një ngrohëse. Gruaja që ka qenë në bodrum nuk ka mundur të shpëton dhe për fat të keq është asfiksuar.” thonë nga Zyra e zjarrfikësve të kësaj komune. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar katër vetura kundër zjarrit dhe 12 zjarrfikës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot përfundojnë fushatën zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës. Rilindja me BESË do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO­DPMNE do të mbajë tubime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën Gazi Babë. Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi i kryesuar nga Lidhja Demokratike do…

Lexo më Shumë

Në periudhën 5 deri më 8 dhjetor, Asociacioni Qytetar ‘Civil’ ka marrë më shumë se 600 thirje nga qytetarët të cilët kanë shprehur brengosjen se a do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës më 11 dhjetor. ‘Civil’ sot në ora 13 do të mbajë konferencë për media para KSHZ-së, dhe më pas do tu dorëzohet atyre dokumentacion me 60 raste të trysnive të paraqitur nga qytetarët. “Më shumë se 170 raste të trysnive, kërcënimeve, keqpërdorimeve dhe parregullsi të tjera kanë arritur në ‘Civil’ nga 21 nëntori deri më 8 dhjetor, duke mos llogaritur edhe ankesat që kanë të…

Lexo më Shumë

Sa po afrohen zgjedhjet aq më shumë po shtohet entuziazmi dhe vullneti i qytetarëve për të dalur masovikisht në këto zgjedhje. Këtë së fundmi e ka bërë të ditur gjatë intervistës së Almakos “3pyetje nga Mensur Krasniqi” drejtori i Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së mirë, dhe njëherit politikolog, Bashkim Bakiu. Sipas tij do jenë votuesit pasiv ata të cilët do ta bëjnë dallimin dhe përmbysjen e rezultatit në favor të partive opozitare. Mensur Krasniqi: Bakiu, në opinion ju njohin si njeriu më profesionist tek shqiptarët ne lidhje me hulumtimin e opinionit publik, në zgjedhjet e fundit qëlluat…

Lexo më Shumë

Të gjitha ata të cilët udhëtojnë për në Austri dhe ofrojnë të dhëna jo të sakta, apo pas refuzimit të kërkesës për të qëndruar në Austri, duhet të paguajnë nga 5 deri në 15 mijë euro ose gjashtë javë burg, nëse nuk ka mundësi ta paguajë shumën, shkruan “Heute.at”, përcjell “albinfo.ch”. Qeveria austriake ka rënë dakord për një reformë të planifikuar gjatë për të drejtat e të huajve. Refugjatët do të sanksionohen me dënime të rënda. Nëse ata japin të dhëna të rrejshme për identitetin e tyre, do të paguajnë nga 1 mijë – 5 mijë euro ose tri javë…

Lexo më Shumë

Dy ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantim të programit të tyre zgjedhor para qytetarëve. Rilindje me Besë do të mbajë tubim në Çair. Tubim qendror në Shkup do të mbajë Aleanca për shqiptarët. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE, do të mbajë mitingje në Butel, Gazi Babë dhe Shuto Orizare, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” në mitingje në Radovish dhe në Strumicë. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të Odave ekonomike të Maqedonisë. Karvani…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa në Maqedoni, Bilall Kasami thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se pushteti po bën forma të ndryshme të trysnisë ndaj punonjësve të administratës dhe sipërmarrësve për të marrë votat në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit. Ai flet për zhvillimet aktuale, ndërsa përgjigjet edhe për çështjet mjaft të debatueshme për orientimin dhe fondet e partisë së re të cilën e drejton. VOA: Zoti Kasami, çka pritni pas 11 dhjetorit? Nëse fitoni mandate në parlament, cilat do të jenë çështjet më me përparësi me të cilat do të merreni? Bilall Kasami: Për këto dy vjet sa…

Lexo më Shumë

A do të mundet të funksionojë normalisht Prokuroria Speciale Publike, në rast se partitë e njëjta kthehen në pushtet edhe pas 11 dhjetorit? Kjo ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar prokurores Fatime Fetai, gjatë bashkëbisedimit që ka pasur në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), transmeton Gazeta Lajm. Fetai është përgjigjur në stilin e saj të guximshëm se PSP nuk frikohet nga asnjë pushtet, por duke theksuar se nuk mund të parashikojë se cila parti do të jetë në pushtet. “Që nga themelimi i PSP-së, shumica e atyre që janë të dyshuar nga ne janë në pushtet dhe…

Lexo më Shumë

Në këto do fitojmë më së paku 15 mandate që do të jenë vendimarëse për të ardhmen e qeverisë së Maqedonisë, kështu ka deklaruar Lube Boshkovski gjatë takimit në Kumanovë. Nga ky koalicion theksojnë se nuk do meren me politika revanshiste por që gjithë vëmendjen do e kenë në zhvillimin e vendit.

Lexo më Shumë

Njohësi i mirë i çështjeve ballkanike, Florian Biber ka theksuar se Gruevski ka dëshirë që të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve në favor të tij, sepse nuk bëhet fjalë për qeverisje, por edhe për mundësinë që të përfundojë në burg nëse ai humbë këto zgjedhje, tha për Dojçe Wele, Florian Biber, transmeton Zhurnal. Ai ka theksuar se shumë punë varen nga zgjedhjet si dhe është e paqartë se si do jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve. Nga këtu do të kisha thënë se situata është alarmante dhe ka shumë tensione. “Vështirë është të parashikohet, gjegjësisht kur anketat tregojnë rezultat relativisht të…

Lexo më Shumë