Maqedonia do të vazhdojë konkurrencën rajonale me ide të gjelbra për dizajn të mbeturinave tekstile, produkte kreative ekologjike për fëmijët nga letra dhe gajun të ricikluara – produkt i kërpudhave dhe maxhunit. Më 5 korrik -Shkup, organizuar nga shoqata “ARNO”, u mbajt finalja e konkursit në Maqedoni për idetë e biznesit të gjelbër. Për përfaqësues nga Maqedonia, në garën rajonale, Juria zgjodhi idetë e “EKO-Fëmija” (Jasmina Glavinchevska-Vizart), “Dizajn për të gjithë nga material i përdorur”(Marija Mitevska-Pink Support),” Gaxhun- ilaç për Mbretërit dhe Mbreti i ilaçeve ” (Kristina Todorova-Ekovita), të cilët do të konkurrojnë për të fituar mbështetjen financiare…
Author: Adijat
Diku rreth 14 mijë denarë janë marrë gjatë një plaçkitje që tani për tani një autor i panjohur, i maskuar dhe i armatosur me armë e ka kryer mbrëmë në bastoren e sportit në rrugën “Ilindeska” në Tetovë informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski. Sipas të dhënave të tij plaçkitja ka ndodhur rreth orës 21 me ç’rast në objektin, pronësi e M.E (38) nga Tetova, ka qenë vetëm një e punësuar. I panjohuri duke u kanosur dhe armën nga sirtari i arkës ka marrë 12 mijë e 420 denarë si edhe 2.000 denarë që gjendeshin në çantën e të…
Për komunitetin boshnjak në Republikën e Maqedonisë, nga shtatori i këtij viti, gjuha boshnjake do të jetë gjuhë zyrtare në arsimin fillor, gjegjësisht për nxënësit filloristë. “Nga viti i ri akademik 2018-2019 gjuha amë e komunitetit boshnjak do të institucionalizohet për nxënësit deri në klasë të 9-të”, tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Qytetarët deri në vjeshtë do të fitojnë prodhim final – ueb aplikacionin, video dhe lojëra multimediale për Buxhetin qytetar nga zgjidhjet që fituan në Fin Hakaton. Pas zgjedhjes së fitueseve, ministri i Financave Dragan Tevdoski tha se pret prej tyre të bëjnë prodhim të gatshëm me të cilat do të afrohet Buxheti i RM-së dhe financave publike deri te qytetarët. Siç theksoi ministri i Financave Tevdoski, përfitime nga Fin Hakatoni kanë edhe qytetarët edhe pjesëmarrësit. Qytetarët përmes perspektivës së pjesëmarrësve fitojnë mjete me të cilat kanë qasje më të mirë dhe kontroll më të mirë ndaj financave publike. Të gjithë…
Marrëveshja historike midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit tregoi se është e mundur që të tejkalohen edhe dallimet më të thella bilaterale, nëse rritet besimi dhe ekziston vullnet politik, theksoi sot sekretari shtetëror pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth. Ai në kumtesën, para pjesëmarrjes në mbledhje me ministrat e diplomacive në konferencën e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër, theksoi se qëndrueshmëria dhe zhvillimi demokratik i vendeve të rajonit është në interes si për Gjermanin, ashtu edhe për Evropën, si dhe ato janë me rëndësi të veçantë për sigurinë e…
Ertan Shaqirit, një djalosh nga Shkupi, i lidhur për karroce për shkak të fatit të keq, iu ndryshua jeta pas një takimi të papritur me presidentin turk, Taip Rexhep Erdogan, i cili në vitin 2011 kishte ardhur për vizitë zyrtare në Maqedoni. Takimi i Ertanit me presidentin Erdogan kishte ndodhur në shtëpinë e Zotit, në xhaminë “Mustafa pasha” në Shkup. Ertani rrëfen se ditën e takimit kishte falur namazin e Iqindisë, ndërsa disa hoxhallarë e kishin lutur të braktiste xhaminë, sepse po prisnin disa vizitore, por Ertani kishte refuzuar të largohej. “Çdoherë më thonin “ A do të qëndrosh aty,…
Rruga për tek kuvendi edhe mëngjesin e sotëm u bllokua nga një grup i vogël i qytetarëve që shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj marrëveshjes për emrin. Ata thonë se kanë të drejtë legjitime të shprehin pakënaqësinë ndaj kësaj marrëveshje. “Më vjen keq që nuk kemi mundur ta parandalojmë më herët që mos të kishte ardhur deri tek nënshkrimet. Ne do të vazhdojmë me bllokada se nuk duhet të pranohet një gjë e tillë, sepse po shkatërrohet shteti dhe populli”,- tha një protestues. Edhe pse të paktë në numër, ata arritën të bllokojnë bulevardin para kuvendit, duke shkaktuar kështu për disa orë…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Uinton sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për realizimin e projektit “Shkup rezistues: qëndrueshmëri më e mirë dhe inovacione për ballafaqim me ndryshimet klimatike”, që do të kushtojë 720.000 dollarë, ndërsa do të zbatohet 18 muaj. “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qyteti i Shkupit obligohet të sigurojë mjedis më të mirë jetësor, ta mbrojmë natyrën dhe biodiversitetin në qytet dhe në rrethinë, t’i përmirësojmë kushtet për jetë, të ndërmarrim aktivitete për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe t’i kyçim qytetarët në marrjen e vendimeve dhe duke i ndjekur…
Përfaqësues të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga drejtori Gjoko Tanasoski, në kalimin kufitar Qafëthanë, mbajtën mbledhje me përfaqësuesit e Drejtorisë Dganore të Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga drejtoresha Belinda Ikonomi. Qëllimi i mbledhjes, siç kumtuan nga Drejtoria Doganore e RM-së, ishte njoftimi i doganierëve nga Republika e Shqipërisë me funksionimin e EXIM – sistemit elektronik të cilin e shfrytëzojnë 16 institucione të cilat kanë kompetenca në sferën e funksionimit të tregtisë së jashtme dhe paraqet sistem me një sportel për leje për eksport, import dhe transit të mallrave dhe kuotave tarifore. Sistemi EXIM mundëson dorëzimin…
Partitë politike parlamentare, veçmë kanë vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve, edhe pse deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ende nuk po e cakton seancën. Sipas burimeve partiake, TV SHENJA jozyrtarisht mëson se BDI-në në KSHZ do ta përfaqësojë Ditmire Shehu, juriste nga Gostivari, e cila për një kohë të gjatë ka punuar edhe në kabinetin e ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ndërsa burimet partiake nga LSDM kanë informuar se ata në KSHZ do tu besojnë ish-kryetarit të këtij…
Gjorge Ivanov punon në kundërshtim me interesat e shtetit, nuk ka ndjenjë për realitetin as edhe rëndësinë e momentit në të cilën gjendet Maqedonia, ka reaguar LSDM. “Nëse Ivanovi nuk e ka të qartë se marrëveshja është për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO le t’i dëgjojë porositë e botës demokratike, nga gjithë liderët demokratik. Paralajmërimi i Ivanovit se nuk do ta respektojë vullnetin e qytetarëve në referendum është skandaloze për çdo politikan normal dhe të përgjegjshëm”, kanë thënë në LSDM.
Përveç motit të ngrohtë qytetarët e Shkupit përballen edhe me numër të madh të insekteve e veçanërisht mushkonjave. Kreu i qytetit të Shkupit Petre Shilegov u arsyetua se vonesa për për spërkatjen kundër mushkonjave ka ndodhur për shkak të kushteve jo të volitshme klimatike dhe se preparatet nuk kanë qenë të testuara. “Kishim një preparat i cili për nga aspekti toksik nuk është testuar, ekzistonte rrezik derisa nuk plotësohen kriteret të cilat ekzistojnë për zbatimin e procesit të spërkatjes. Nuk mund ta lejoj që gjëra të pa testuara të spërkaten nëpër Shkup. E kemi lëshuar në analizë, atë preparat deri…