Author: Adijat

Nga vetëqeverisja loka e Gostivarit informojnë se ky trajtim do të bëhet në disa lokacione, si pjesë e fazës së parë. Spërkatje nga vendi do të ketë në parkun e qytetit në të majtë dhe të djathtë të lumit Vardar, në afërsi të spitlait të përgjithshëm, nëpër rrugën “JNA” deri te udhëkryqi i Zdunjës, shtratin e lumit Vardar në atarin e fshatit Raven, kanalin nga Udhëkryqi i Zdunjës – Zona e gjashtë, Maleardi, rr. “Boris Kidriç”, rr. “Beliçica” deri te lagjja e Fazanerisë, fshatrat Banjicë e Poshtme dhe e Epërme, përgjatë bulevardit “Vëllezërit Ginoski”, sheshin e qytetit deri në dalje…

Lexo më Shumë

Shoqata e Infermiereve dhe Obstetërve, të Maqedonisë, me mbështetje të Fondit për Fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF) filloi seri të re të trajnimeve për infermiere patronazhi për mbështetjen e familjeve gjatë kujdesit të zhvillimit emocional, social dhe intelektual të fëmijëve në vitet më të rëndësishme të jetës. Nisma e re, informojnë nga UNICEF, është pjesë e përpjekjeve për përforcim të mëtejshëm të rolit në sektorin shëndetësor në uljen e rrezikut nga braktisja e fëmijëve zvogëlimin e dhunës, neglizhencës së fëmijëve dhe prindëri jofunksionale. Punëtorit do të zhvillohen përmes modelit kaskadë. Ata që do të marrin pjesë në programin kryesor…

Lexo më Shumë

Gjatë javës në Bruksel do të duhet të mbahet Samiti i NATO-s ku Republika e Maqedonisë pret të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë me koordinatorin nacional të NATO-s, Stevo Pendarovski do të mbajnë brifing me gazetarë para mbajtjes së Samitit. Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Zëvendëskryeministrja Shekerinska në intervistën e djeshme për REL tha se nuk pret të paraqiten probleme shtesë gjatë vijimit të procesit. Ajo nuk ka precizuar…

Lexo më Shumë

“Pritje të ngrohtë” për shkak të marrëveshjes së Prespës i përgatisin kryeministrit grek Aleksis Cipras qytetarë të Selanikut, të cilët përmes rrjeteve sociale organizojnë protestë para hotelit ku sonte Aleksis Cipras do ta ketë fjalën në Kuvendin e përgjithshëm vjetor të Federatës së industrive të Greqisë veriore. Protesta është caktuar në orën 17 sipas kohës lokale, dy orë para fjalimit të kryeministrit grek. Siç raportoi korrespondentja e MIA-s në Athinë, ministri alternativ i Punëve të Jashtme Jorgos Katrugallos në intervistën për radion “News 247” ka komentuar protestën e caktuar, duke potencuar se është një numri i vogël i njerëzve që…

Lexo më Shumë

Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si i akuzuar i parë i Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Tortura” ku ishte arrestuar Lube Boshkovski si dhe pesë pjesëtarët tjerë të njësitit special policor “alfat” sot kanë kërkuar që amnistia e presidentit Ivanov të vazhdojë edhe për këtë rast. Me amnistinë që kohë më parë shpalli Ivanov nuk ishte përfshirë vetëm i akuzuari Jovan Bocevski, të cilin Ivanov kishte harruar ta vendosë në listë. Mijallkov edhe më herët, në rastin “Fortesa” kishte kërkuar që abolimi i Ivanovit të mbetet në fuqi.

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore e foshnjes 14-muajshe, e cila para dy ditëve nga nëna e saj u soll në Qendrën për Urgjencë me lëndime trupore, është relative dhe stabile, informojnë nga Klinika për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intenziv. Nga Klinika shtojnë se foshnja merr frymë dhe nuk është në aparate, por akoma ka rrezik për jetë. Foshnja ka thyerje dhe lëndime tjera trupore. Në ndërkohë policia po vazhdon të hetojë rastin dhe të zbulojë se nga kush është rrahur foshnja.

Lexo më Shumë

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, në një intervistë për radion greke “Njuz247” shprehu bindje se Marrëveshja nga Prespa pa asnjë problem do të kalojë në Kuvendin grek. Ai më pas tha se shpreson se Kamenos nuk do të jetë arsyeja që qeveria të përfundojë mandatin më herët se sa parashikohej, gjegjësisht para shtatorit 2019. “Marrëveshja sido që të jetë do të kalojë në Kuvend. Do të ketë shumicë më të madhe nga ajo që ne kemi në këtë moment si qeveri dhe dua të shpresoj se ministri i Mbrojtjes Kombëtare do të mbajë atë që…

Lexo më Shumë

Një 21-vjeçar që para dhjetë ditësh ishte sulmuar në lagjen Autokomandë nga tre persona, sot ka ndërruar jetë. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin dhe rikujtoi se tashmë dy persona të akuzuar për rrahjen e tij janë në paraburgim, me akuza për dhunë, ndërsa njëri është ende në arrati. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se nuk është puna e tyre si polici të merret me mundësitë për rikualifikimin e veprës, pasi këtë vlerësim duhet ta bëjë prokuroria. Pas disa mobilizimieve në rrjetet sociale nga grupi i tifozëve “Komitët” për të marrë hakun e djalit që poashtu kishte…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve ka filluar seanca e sotme për lëndën “Dhuna në Qendër” ku të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, këshilltarja e VMRO-DPMNE-së në atë kohë Daniella Rangellova dhe disa të tjerë që kanë qenë pjesë e turmës të cilët më 10 qershor 2013 protestuan para komunës Qendër. Dy dëshmitarët Sashka Gjosheva dhe Vesna Millosavlevska që në atë kohë ishin këshilltare nga radhët e LSDM-së, kanë thënë se më 10 qershor ka pasur sulm të organizuar në Komunë nga një turmë e personave të manipuluar. Në dëshmitë e…

Lexo më Shumë

Një pjesë e konsumatorëve nga bulevardi “Boris Trajkovski” nr. 1 dhe nga rrugët “Eseninova” dhe “Ballkanska” nesër, nga ora 7.30 deri në orën 9.30, do të mbesin pa energji elektrike. Në periudhën prej orës 7.45 deri në orën 15.30 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga rruga nga fshati Petrovec ndaj fshatit Ognjanci, rruga “8” dhe rrethina në fshatin Petrovec, objektet e Eureka Plast, Fazania dhe Eurolend, konsumatorët e fshatrave Badar, Kozle, “Katlanovsko Blace” dhe Totinci, si dhe tuneli Katllanovë. Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër do të vendos për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni. Siç bëhet e ditur ndryshimet e çmimeve nuk do të jenë për të mirën e qytetarëve, për shkak se do të ketë rritje, informon INA. Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet që të rris çmimin për 2 denarë për litër për naftën dhe benzinën, edhe pse disa javë më parë kishte ulje simbolike deri në denarë. Me këtë shtrenjtim do të ketë rikthimin të gjendjes së mëparshme. Me ndryshimet e fundit, Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të lirohet për 1 denar,…

Lexo më Shumë