Pas një lajmi me plot shpifje, që dje portali lajmi.net (https://lajmi.net/ja-kush-qendron-financiarisht-pas-levizjes-besa-ne-maqedoni-dokumentefoto-2/) e ka publikuar për Fondacionin “Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC), duke bërë aluzione të çuditshme shpifëse, duke publikuar të dhëna personale të njerëzve (që është në kundërshtim me ligjin) dhe duke krijuar relacione që edhe mendjet më konspirative ua kanë zili, jemi të detyruar të bëjmë një shpjegim të vogël, jo për t’i ndalur shpifjet, sepse “fjalët e njerëzve dhe vrimat e gardhit nuk mbyllen kurrë”, por për të njoftuar opinionin se FOCIC-i ka vendosur që tash e tutje të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të këtij fondacioni…
Author: Adijat
Në mes kryeministrit, presidentit të shtetit dhe kryetartit të Kuvendit, shqipëtarët në momentin historik të tyre për kushtëzimin e qeverisë së ardhshme me pozita më të avancuara, si duket janë pajtuar me këtë të fundit, shkruan Almakos. Në bazë të informacioneve që ka siguruar Almakos në komunikim e sipër me zyrtarë të partive politike nga VMRO, ata kanë bërë të ditur se në shenjë mirëkuptimi për transparencën e treguar nga ana e BDI-së dhe rruajtjes së marrëdhënieve me VMRO-në, kësaj rradhe gjatë pazarit për formimin e qeverisë do të lëshohet pe për disa nga funksionet kyçe të vendit. Kështu, siç…
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e natës në Tiranë, ku dy policë të Komisariatit numër 2 janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin. Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të cilat theksuan se ndaj tyre ka nisur edhe një hetim i brendshëm. Të njëjtat burime thanë se, sherri mes punonjësve të policisë ka qenë i ashpër dhe nxjerrë edhe armët, por fatmirësisht nuk janë përdorur sepse do të kishte një bilanc tragjik. Menjëherë për ti ndarë në këtë sherr kanë ndërhyrë kolegët e policëve, të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2. Burime policore thanë se…
Të nderuar qytetarë, Sipas parashikimeve të meteorologëve duke filluar nga dita e nesërme deri ditën e martë pritet që temperaturat të arrijnë deri më -22 gradë celsius, me ç’rast gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të ketë edhe reshje të konsiderueshme të dëborës dhe shiut të ngrirë. Ndryshimi i dukshëm i motit do të fillojë nesër (e enjte), kur priten edhe të reshura dëbore në mbarë territorin në vend, ndërsa në vendet malore shtresa e dëborës së akumuluar pritet të arrijë deri 50 cm. Komuna e Tetovës edhe këtë vit në kuadër të programit për mirëmbajtje dimërore të…
Një grua në moshën 60-70 vjeçare është gjetur dje në orën 12;55 nën shkurre në bregut të djathtë të lumit Vardar. Ekipi i Zjarrfikësve e ka nxjerrë trupin, ndërsa Ndihma e shpejtë mjekësore ka tentuar të bëjë reanimim, por nuk ka pasur sukses dhe ka konstatuar vdekje. Nuk janë vërejtur lëndime fizike, e as nuk janë zbuluar dokumente personale në rroba. Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.
Një zjarr shpërtheu mbrëmë në një shtëpi në fshatin Petrovec të Shkupit me ç’rast tërësisht janë djegur kati i dytë dhe kulmi. Të lënduar nuk ka, as zjarri nuk është përhapur në objekte të tjera, kumtoi policia. Shtëpia është pronësi e L.K., ndërsa është djegur rreth orës 21:30 minuta, tani për tani për arsye të panjohura. Ka intervenuar Brigada e zjarrfikësve dhe e ka shuar zjarrin. Ekspertizë në vendin e ngjarjes do të bëhet gjatë ditës.
Një konflikt në familje ka ndodhur në Dibër, ku policia ka mundur të shmang një tragjedi të vërtetë. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme Liridon Fishti, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup bashkëshortes së tij, SH. F., 28 vjeçe. Më pas në qytetin e Peshkopisë janë konfliktuar Liridon Fishti dhe Nezim Manuka, vëllai i gruas, ku gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar Liridon Fishti. Policia sapo ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Policia e Dibrës kanë bërë…
Diplomati dhe profesori universitar Gjorgji Spasov përmes një postimi në facebook ka shkruar se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka luajtur mendsh. “Gruevski ka luajt. Më në fund. Kjo lloj paranoje seriozisht është e rrezikshme për shtetin. Ai ende jeton me bindjen se gjithçka që po ndodhë është për shkak asaj se njerëzit nuk e dijnë se ai sa është i mire dhe se sa konkurrentët e tij janë të këqij. Shihet qartë se sëmundja e tij është e pashërueshme dhe alergjike”, ka shkruar profesori Spasov.
Prapa nesh mbeti një vit plot me prova të rënda personale dhe kombëtare – me kë, si dhe në çfarë vendi do të jetojmë. Do të ekzistojmë për brezat e ardhshëm, apo do të bëhemi një leksion në librat e historisë. Qytetarët iu përgjigjën këtyre pyetjeve, dhe tani mbetet politikanët të përfundojnë detyrën e besuar nga qytetarët. Çdo gjë që ka kaluar deri tani Maqedonia nuk është rezultat i rrethanave, por diçka e orkestruar. Revolucione të mirë organizuara dhe profesionale nga të cilat kanë pësuar edhe shtete shumë më të mëdha dhe më të fuqishme. Për botën nën kontrollin e Sorosit, për pushtetin e tij të shfrytëzojë politikat në shërbim…
Aleanca për Shqiptarët nuk komunikon me asnjë parti maqedonase për mundësinë e koalicionimeve për formimin e Qeverisë së re. Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela si pjesë e këtij koalicioni theksoi se nuk ka komunikim me asnjë parti maqedonase, pasi që janë të angazhuar në unifikimin e spektrit politik shqiptar. Ai me këtë rast ka publikuar në profilin e tij në facebook një porosi që nënkupton qëndrimin e Aleancës. “ Ne nuk do të komunikojmë vecmas me asnjë parti politike maqedonase, sepse ne jemi të interesuar fillimisht për ta unifikuar spektrin politik shqiptarë, për të ti dhënë forcë më të madhe pozitës…
Një ish funksionar i lartë i BDI-së, i cili prej para zgjedhjeve është larguar nga kjo parti dhe tani është qytetar i lirë, thotë për Gazetën Lajm se është krijuar perceptim i gabuar në opinionin shqiptar, se vetëm Musa Xhaferi mban raporte me VMRO-DPMNe-në. Sipas tij, raportet e Ahmetit janë më të afërta se të Xhaferit. “Jo që Xhaferi nuk është i afërt me VMRO-në, sepse afërsinë e tij e dëshmojnë edhe incizimet e publikuara, mirëpo ju garantoj se Ahmeti është edhe më i afërt me partinë e Gruevskit se sa Xhaferi”, thotë ky ish funksionar, duke insistuar të flasë…
Gjykata Supreme thekson se Prokuroria Speciale Publike do të duhet për të provuar ingerencat e tyre për lëndët që i kërkon Gjykata Penale. Këtë vendim e ka marrë kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova para përfundimit të mandatit të saj me kërkesë të Gjykatës Themelore që nga marsi i këtij viti, transmeton TetovaSot. Në vendim theksohet se ligji nga neni 5 paragrafi 1 e Ligjit për Prokurorinë Publike të ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, e parashikojnë juridiksionin e Prokurorit të Përgjithshëm i cili drejton me këtë Prokurori si juridiksion të…