Nga Azam Dauti, botues “Kërcënimi” i Gruevskit, që “nëse BDI shkon me partinë e dytë në qeveri, ai me VMRO-në do të kthehen fuqishëm, dhe nuk do të kenë nevojë për “parti shqiptare” (nuk e thotë, por tërthorazi, atë e nënkupton), është tentimi i tij i fundit, për të parandaluar procesin e demokratizimit të shtetit, kundrejt totalitarizmit dhe aparthejdit. Diktaturë, të cilën e ka instaluar Gruevski me kreun e tashëm të partisë së tij, në kundërshtim të plotë të VMRO-së Mihajlloviste. Prandaj, edhe po të ketë sukses ky kërcënim i tij ndaj BDI-së, që ta detyron të bëj koalicion qeverisës…
Author: Adijat
Gruesvski mori mandatin per te krijuar Qeverine e re ne Maqedoni. Tashme gjithcka po shkon ne drejtim qe e con kete njeri drejt fatit te tij te pashmangshem: Gjykata Speciale. Ai e di qe asnje Parti Politike e shqiptareve te Maqedonise, nuk do ta beje Kryeminister me Qeveri, Nikolla Gruevskin. Ivanovi eshte i vetmi qe mund ta beje beje Mandatar per Kryeminister deri diku nga 28 janari. Dhe ketu perfundon aventura politike e ketij njeriu. Ndaj, Gruevski sot ka kercenuar se nese BDI dhe Partite shqiptare ne Maqedoni, nuk i bashkohen Qeverise se tij ne tentative, atehere ai do te…
Aleanca për shqiptarët nuk do të marr pjesë në përbërjen e qeverisë së re nëse mandator është Nikolla Gruevski, i dyshuar i Prokurorisë Speciale Publike, është kategorik Zulfi Adili nga Uniteti, partia e cila është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, transmeton Tetova1. Adili për Fokus vërtetoi se UNITETI nuk do të ndryshoje qëndrimin e vendosur edhe në Platformën që e përkrahën partitë e shqiptarëve që është bazë për bisedime për formimin e qeverisë së re. Vesel Memedi, lider i RDK-së, partia e cila njashtu është pjesë e Aleancës së shqiptarëve, theksoi se për to më me rëndësi është Platforma. “Më…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot ia dha mandatin Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re, transmeton Tetova1. Përndryshe Gruevski në takim erdhi me 25 minuta vonesë. Jo zyrtarisht nga burime brenda VMRO-DPMNE-së merret vesh se ka propozime që i dënuari për krime lufte, Johan Tarçullovski të jetë ministër në qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë./Tetova1/
Diaspora e Bashkuar Maqedonase ka shprehur shqetësimin rreth platformës së përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni si dhe për ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në këtë proces, njofton agjencia e lajmeve INA. Kjo organizatë, e cila i quan shqiptarët pakicë, kërkon bashkimin e dy partive më të mëdha maqedonase për të ndaluar federalizimin e vendit, gjuhën shqipe si dhe ndërhyrjet e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të shtetit maqedon. Madje, ata kërkojnë edhe dënimin e kryeministrit Rama, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Një kërkesë e cuditshme e kësaj organizate është edhe ndalimi i…
Zoran Zaev i aboluar edhe pas tre javëve nga anulimi i seancës ende është duke heshtur dhe nuk iu përgjigj opinionit, njoftuan nga VMRO-DPMNE, transmeton Tetova1. “Zoran Zaev i aboluar para tre javëve për herë të pestë i iku ligjit dhe në mënyrë mjerane gënjeu në gjykatë dhe opinionin se ka obligime privatë për ta anuluar seancën. Ai gënjeu se do të takohet me ambasadorin italian vetëm për t`i ikur seancës për rastin Mitmarrje, krim mbi 200.000 euro ku u zu gjallë. Zaevi i aboluar heshti para opinionit dhe nuk pranoi se është takuar me mikun e tij dhe bashkëqytetarin…
VËLLEZËR SHQIPTAR NË IRMJ! Lutem, mos prisni degën në të cilën jemi ulur të gjithë. Edhe përqafimi i elefantit është përqafim, por ai ndonjeherë të mbyt. Dashurinë e madhe që këmi për çështjen kombëtare, nuk duhet ta lejojmë të na shkatërrojë politikat efektive që na çojnë drejt realizimit të saj. Sapo jemi përballur më një event në vlera historike, ku për herë të parë Ivanovit dhe ultranacionalizmit maqedon i ka ngecur sharra në gozhdë, dhe menjëherë të nxituar kemi marrë lupën në dorë dhe po shikojmë çdo gërmë të shkruar në marrëveshjen e përbashkët të partive shqiptare, a themi se…
Teologu dhe aktivist i shoqërisë civile Sead Ajruli ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit meqë ky i fundit në kabinetin e tij mban foton e Papës Françesko, ndërsa nga ana tjetër Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur. “Çudi me këta politikan tonë në kabinetin e kryetarit të Kosovës e pamë të gjithë se ishte një foto e Thaçit me Papën Françesko, por një gjë se kam të qartë, çka bën ajo foto aty kur Vatikani se ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Këtyre vazalëve u them se jeni më katolik se Papa.…
Deklaratës së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se më mirë do kishte pranuar të vdesë se sa të koalicionojnë me BDI-në, i’u është kundërpërgjigjur me një status në facebook, njëri nga simpatizantët e BDI-së, Refet Kamberi. Ai madje nuk ka hezituar ti kërcënohet në formë publike me vdekje deputetit në fjalë. “Me qenë mes dilemës të vdesësh apo të jetosh…pa mëdyshje kisha vendosur të të jap një plumb në ballë dhe një në gjunjë..selam Afrim Gash m…”, kështu ka shkruar Refet Kamberi. Konstatimi për simpatitë e tij ndaj BDI-së, vërehet qartë edhe nga fotot e tij në facebook me…
Shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu në rrjetin social facebook nëpërmjet një statusi ka shkruar mbi rolin e Lëvizjes BESA në skenën politike. Sipas tij me paraqitjen e BESËS u ngrit vetëdija e shqipëtarëve, u gjunjëzua BDI-ja, dhe me iniciativë të shteteve amë si Shqipëria dhe Kosova të prodhohet një dokument i përbashkët i partive politike shqiptare në Maqedoni. Madje ai në fund thotë se nuk janë të interesuar për koalicionim me kriminelë, dedikuar kjo BDI-së. “U deshën 25 vjet që në skenën e politikës shqiptare në Maqedoni të vijë një subjekt si Lëvizja BESA dhe…
Arrestimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj shkaktoi bujë të madhe dhe shumë reagime nga politikanë, por jo vetëm. Qindra qytetarë protestuan në forma të ndryshme, ndërsa ditën e sotme në Prishtinë shqiptarët sfiduan të ftohtin siberian dhe borën në kryeqytet duke kërkuar lirimin e Haradinajt në një protestë përpara Ambasadës Franceze në Kosovë, nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”. Teksa të gjithë shqiptarët janë mërzitur për ndalimin e ish-komandantit të UÇK-së, është një shqiptar që në fakt është gëzuar disi. Sigurisht, jo për arrestimin e tij, por për faktin se ka pasur kënaqësinë të qëndrojë në të njëjtën qeli…
Heshtje absolute në skenën politike në Maqedoni. Nga njëra anë është presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ai i cili maksimalisht po shfrytëzon afatin për caktimin e mandatarit që do të formonte qeverinë, ndërsa nga ana tjetër janë partitë politike të cilat assesi nuk pranojnë të prononcohen lidhur me koalicionet e mundshme për formimin e qeverisë së re. Mirëpo një gjë është e sigurt se deri të hënën presidenti i shtetit duhet të caktojë mandatarin e parë nga pala maqedonase, që me shumë gjasë do jetë VMRO-ja si fituese e zgjedhjeve, e cila do të bënë përpjekje për të koalicionuar me…