Author: Adijat

Deputeti i BDI-së Artan Grubi sonte në Top-Show u shpreh se BDI-ja e dëshmoi se nuk ishte peng i askujt. “Me 29 janar BDI e vërtetoi se nuk është peng i askujt e më pak i Gruevskit”, ka thënë Grubi. Ai gjithashtu foli se në mbledhjen e fundit as kryesia e asnjë deputetë s’ka anuar nga VMRO-ja apo LSDM-ja, të gjithë kanë debatuar në lidhje me formimin e qeverisë… Ai ka folur në lidhje për mosbashkëpunimin me Gruevskin dhe VMRO-në, duke shtuar se BDI-ja nuk gjeti një përfundim për të arritur marrëveshjen me VMRO-në. Sipas Grubit BDI vazhdon të analizojë…

Lexo më Shumë

Dy fondet private të shtyllës së dytë pensionale ruajnë rreth 580 milionë euro para të pensionistëve të ardhshëm, ndërsa nga ana tjetër, vlera e përgjithshme e mjeteve të disponueshme që kanë këto dy fonde, arrin shifrën prej 745 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), deri në muajin shtator të vitit 2016, për periudhën një vjeçare, nga muaji shtator i vitit 2015 e deri në muajin shtator 2016, vlera e pagesave të kontributeve për sigurim pensional në fondet private është rritur për 5.5 miliardë denarë, gjegjësisht rreth 90 milionë euro. Të dhënat zyrtare…

Lexo më Shumë

Arben Taravari Rezultati i zgjedhjeve foli pastër për një popull të revoltuar, për një shoqëri e cila nga e përgjumur duket se po zgjohet nga themelet! Kështu vonesa e kësaj Qeverie është një shenjë, është shenjë se Ata kanë filluar të kenë frikë, të kenë frikë nga populli që duket se po lëviz, Sovrani po çohet!

Lexo më Shumë

Çfarë ndodhi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti?! Si reteroi nga qëndrimi i tij për mosnjohje të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov?! Këto ishin pyetjet të cilët u parashtruan sot nga qindra qytetarë e opinionistë në rrjetet sociale, pas takimit të Ahmetit me presidentin Ivanov. Kujtojmë se BDI në krye me Ali Ahmetin i bojkotuan zgjedhjet e fundit presidenciale me ç‘rast si president u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov. Pas përzgjedhjes së Ivanov, Ahmeti thoshte se nuk e njeh si kryetar shteti Ivanovin meqë i njëjti është president i zgjedhur vetëm nga VMRO-DPMNE. Si pasojë e bojkotimit të zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka konstatuar se televizioni i afërt me partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në, “Sitel”, ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe ka nxitur diskriminim kundër shqiptarëve. Këtë konstatim, ASHMAA e ka konfirmuar nëpërmjet vëzhgimin të jashtëzakonshëm të cilën e ka bërë gjatë fushatës zgjedhore nga 2 deri më 5 dhjetor kur TV “Sitel” në ditarin e lajmeve të orës 19:00 dhe 23:00 ka publikuar një sërë kronikash dhe komentesh redaktuese në lidhje me temën e dygjuhësisë dhe “kantonizimit të Maqedonisë”. Në raport, ASHMAA, përfundon se TV “Sitel” gjatë kohës së fushatës zgjedhore ka përhapur gjuhë…

Lexo më Shumë

Jovan Ilievski e dha betimin si gjykatës pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ilievski prej sot zyrtarisht do të kryesojë në institucionin gjyqësor evropian më prestigjioz, garantuesin e të drejtave të njeriut në Evropë – Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi e dha betimin solemn. Mandati i tij do të zgjasë nëntë vjet. Tani për tani në format e tanishëm të Gjykatës së Strasburgut, ai është anëtar i seksionit të parë të Gjykatës. Jovan Ilievski në funksionin e gjykatësit evropian për të drejtat e njeriut e trashëgoi gjykatësen e deritanishme Mirjana Lazarova-Trajkovska, e cila…

Lexo më Shumë

“E para është të evitohet Gruevski për të zbutur sadopak akuzat e opozitës shqiptare dhe për të amortizuar revoltën e shqiptarëve të cilët nuk duan koalicion me VMRO-në e aq më pak me Gruevskin, por të bëhet koalicion me një funksionarë tjetër të po kësaj partie që flitet se do të jetë Nikolla Popovski aktualisht ministër i jashtëm. Skenari i dytë janë zgjedhjet e reja parlamentare në të cilat VMRO dhe BDI bashkë shpresojnë që vetë ti organizojnë këto zgjedhje dhe me metodat e vjetra të rikthejnë shumicën absolute dhe pastaj të vazhdojnë koalicionin si më parë”, është shprehur ai…

Lexo më Shumë

Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup përmes një njoftimi me shkrim bëri të ditur se marrëveshja reciproke mes Maqedonisë dhe Turqisë për njohjen e diplomave të ciklit të lartë arsimor është shfuqizuar për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barazvlerësimit sipas standardeve aktuale, transmeton Anadolu Agency (AA). “Marrëveshja për njohjen e certifikatave arsimore dhe diplomave të nivelit të lartë, universitar, pasuniversitar dhe të doktoratës që jepen në Republikën e Turqisë dhe Republikën e Maqedonisë, të nënshkruar mes shtetin tonë dhe Maqedonisë më 06.06.1998, është shfuqizuar në përputhshmëri me kërkesën e Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) për…

Lexo më Shumë

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit Gjorge Ivanov dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ky është takimi i tretë i presidentit me partitë politike. Pas këtij takimi, Ivanov pritet të takohet me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Lexo më Shumë

Në lidhje me aktualitetin e fundit të skenës politike në Maqedoni se kujt duhet t’i ndahet mandati pasi që VMRO-DPMNE nuk arriti të formojë Qeveri, kryetari i VMRO-Popullore ka komentuar në profilin e tij në “Facebook”, i cili thotë se mandati i takon LSDM-së, pastaj BDI-së, në të kundërtën zgjedhjet do ta humbin kuptimin. “Këto ditë po përmendet vetëm shembulli kur kryetari Kiro Gligoro dy herë me radhë ia ka ndarë mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtin edhe për shembujt më drastik të shkeljes së Kushtetutës nga viti 1990 kur Kiro Gligorov fare nuk i ka dhënë mandat partisë…

Lexo më Shumë

Politologu Bardhyl Mahmuti ka thënë se situata politike në Maqedoni për krijimin e qeverisë së re është e parashikueshme. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se dështimi i krijimit të koalicionit në mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është një indikator i qartë se VMRO-DPMNE-ja nuk është e gatshme të heqë dorë nga diskriminimi i shqiptarëve. Por, sipas Mahmutit, BDI-ja nuk ka pranuar të bëhet pjesë e një qeverisjeje që nuk merr në konsideratë prioritetet e shqiptarëve në këtë shtet. “Situata aktuale në Maqedoni është e paparashikueshme, sepse kemi të bëjmë me forca ku politika dhe…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski ka dështuar të bëjë qeverinë e re si mandatar i dekretuar nga Presidenti Gjorge Ivanov dhe për këtë tani e ka humbur mundësinë që të jetë kryeministër i Maqedonisë për katër vitet e ardhëshme. Emisioni satirik, ”Vcerashni vesti” që transmetohet në Televizionin Telma ka publikuar një bisedë tallëse për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski ku i flet Presidentit Donald Trump për një murr që do ta ndërtojë rreth Maqedonisë me të cilin do t’i pengojë emigrantët të futen në Maqedoni. Gruevski mundohet që t’i tregoj Trump-it për kualitetin e murrit i cili nuk do të jetë prej mermeri por me…

Lexo më Shumë