Nuk është se lagjet tjera janë më të ndërtuara, por se lagjja “Serovë”, është njëra ndër lagjet më të lëna pas dore nga komuna e Çairit, është diçka evidente. Përveç rrugëve me gropa dhe mungesës infrastrukturore këtë lagje e shoqërojnë me qindra probleme tjera. Njëra ndër to është qendra rekreative për fëmijë. Në lagjen Serovë, para 15 vitesh me vetiniciativë të banorëve të kësaj lagje është ndërtuar një qendër rekreative. Mirëpo nga mungesa e mjeteve financiare, nuk ka mundur të mirëmbahet. Nga ajo ditë e deri më sot, po kalojnë 3 mandate të plota nën udhëheqjen e kreut të komunës…
Author: Adijat
Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku edhe pse e ka shumë afër zyrën e komunës prej shtëpisë, ai shkon zakonisht me veturë në punë, ndërsa kohet e fundit kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski është parë se si është duke shkuar me autobus lokal në punë, transmeton Tetova1. Akti i këtillë i Trajanovskit vjen pas marrjes së vendimit për transportin publik falas, si në autobusët e NPT poashtu edhe tek transportuesit privat, për shkak të ndotjes së ajrit gjatë disa ditëve të fundit./Tetova1/
Si e kishte analizuar CIA amerikane politikën e kahmotshme shqiptare për pavarësinë e Kosovës, metodat brutale të Aleksandar Rankoviqit dhe idenë e republikës shqiptare në Jugosllavi, e cila u shndërrua në “qëllim të përhershëm” në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Në prill të vitit 1979 CIA kishte bërë analizën e “çështjes së Kosovës” në Jugosllavi. Në dokumentin e shifruar “RDP80T00942A001000060001-7”, të titulluar “Jugosllavia: Problemi i Kosovës”, agjencia amerikane e inteligjencës kishte vërtetuar gjenezën e problemit shqiptaro-serb dhe implikimet e këtij problemi lidhur me të ardhmen e Kosovës në Jugosllavinë pas Titos, shkruan gazeta serbe “Kurir”, përcjell Telegrafi. Analiza e CIA-s…
Nga Buxheti i Maqedonisë për partitë politike që kanë fituar minimum 1.5 % të numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 11 dhjetor do t`i paguhen 274.882 euro, transmeton Tetova1. Koalicioni i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së ka fituar 454.577 vota dhe sipas llogarive jo zyrtare do të marr 110.872 euro. Koalicioni i LSDM-së ka fituar 463.981 vota dhe në llogari do t`i takojnë 106.580 euro. BDI ka fituar 86.796 vota dhe do të marr 21.169 euro, PDSH ka fituar 30.964 vota dhe do të marr 7.600 euro. Aleanca për shqiptarët ka fituar 35.121 vota dhe do të…
Shiu solli probleme të reja te studentët të cilët janë vendosur në shtëpitë studentore. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi nga dhomat e shtëpisë studnetore “Stiv Naumov”, në të cilën shihen tavanët e mykura. Studentët megjithatë me kova e mbledhin ujin që rrjedhë nga muret e dhomave të tyre. Më parë, studentët kaluan edhe një golgotë, duke jetuar me radiatorë të ftohtë, në periudhat kur temperaturat ishin mbi -15 gradë celsius. Në fillim të këtij viti, në shtëpinë studentore “Kuzman Josifovski – Pitu” disa net me radhë ishte plotësisht errët, pasi që nuk ka pasur rrymë elektrike..portalb.mk
Sot në orët e hershme të mëngjesit është parë një autobus me ndotje të ajrit që e ka sjell nga Kosova, gazetari ynë nga terreni na tregon se në Shkup ka ardhur një grumbull ndotje me autobus e cila ka zbritur në Karposh 3, policia i është vënë pas, por ndotja ka ikur me shpejtësi/ Marrë nga boomerang, satirë.
Gazetari Tomisllav Kezharovski i cili vuajti burg pas të publikimit të një storje në gazetën “Nova Makedonija”, për të cilën u dënua me burg disa vite me parë, me arsyetimin se kishte zbuluar një dëshmitar të mbrojtur për një vrasje. Por gazetari Kezharovski ishte edhe një nga gazetarët e vetëm që kishte publikuar detaje lidhur me vrasjen e botuesit të javores “Fokus”, Nikola Mladenov. Ai në një postim në facebook ka thumbuar ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska, e cila dje u paraqit në Prokurorinë Speciale. “A e mban mend Goco çka u përgjigje në pyetjen e gazetarit se – A…
Më poshtë kemi disa nga mënyrat si një grua mundohet të arsyetojnë burrin e saj kur ai përdor dhunë dhe se përse nuk duhet ta arsyetojë atë dhunë në asnjë mënyrë. “Ai ishte i dehur” Ai do të dehet sërish. Nëse ai ju qëllon sa herë dehet kjo nuk është normale. Pra, mos u përpiq t’u mbushësh mendjen që ai është në rregull. “Ai ishte shumë i stresuar” Burrat e vërtetë shkarkojnë stresin e tyre në palestër, në sport ose madje duke goditur bufenë. Ata nuk qëllojnë femra. Stresi nuk është drita e gjelbër për të dhunë për burra normal…
Analisti politik, Qenan Aliu shkruan se BDI ende është duke biseduar me VMRO-DPMNE-në për formimin e qeverisë së re, transmeton Tetova1. “..Duke u nisur nga fakti se nga Bdi-ja në vazhdimësi pohojnë se akoma të gjitha opcionet po diskutohen edhe përkundër prononcimit të liderit për kapitullin e mbyllur, lenë të kuptohet se Bdi akoma është në konektim praktik bisedimesh edhe me Vmro-Dpmne-në. Poqëse eventualisht Bdi-ja është e kyçur në skenarin të mundësuar nga presidenti Ivanov për prolongimin e marrjes së qëndrimit deri në afat që të skadojë intrevali kohorë që PSP të mund të ngritë aktakuza dhe njëherit edhe prolongimin…
Pas tentativës së dështuar të kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë, LSDM si parti e dytë fituese e zgjedhjeve tani më veçse ka filluar takimet me përfaqësuesit e BDI-së. Gjatë ditës së sotme LSDM e përfaqësuar nga nënkryetarja e saj, Radmilla Shekerinska dhe BDI e përfaqësuar poashtu nga dy nënkryetarët e saj, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi kanë realizuar një takim të përbashkët me ç‘rast siç thonë ata kanë shtruar në tavolinë kërkesat dhe ofertat e tyre. Në dalje nga takimi Shekerinska ka thënë se ky ishte një takim konstruktiv me përfaqësuesit e BDI-së dhe shkëmbim mendimesh…
Tanimë po bëhet shumë e qartë që BDI më nuk ka, por ka një grup që është me LSDM-në dhe një me VMRO-në. Kjo sidomos u bë evidente sot kur grupi që është me LSDM-në para pak çastesh i filloi bisedimet me këtë parti. Nga burime anonime mësohet se menjëherë pas fillimit të këtij takimi grupi i Musa Xhaferit, të cilët këmbëngulin shumë për qeveri me VMRO-në, e kanë kërcënuar Ali Ahmetin që në rast se hynë në qeveri me LSDM-në BDI-ja më nuk do ekzistojë. Gjithashtu flitet se kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve./Rrugadrejt
Talat Xhafei, BDI Fleta anketuese e ministrit Xhaferi dallon nga fleta anketuese e deputetit Xhaferi. E përbashkët është shtëpia që e posedon në Forinë me vlerë prej pothuajse 179.000 еurosh, banesa në Shkup, automobili Audi A4 dhe rroga e bashkëshortes prej 17.000 denarësh. Në fletën e re anketuese, nga pozita e deputetit, Xhaferi ka paraqitur edhe një automobil prej 2.000 еurosh, si pronë e fëmijëve, mirëpo edhe dy kredi me vlerë prej 26.500 еurosh dhe 550.000 denarësh.