VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate akuzoi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se nuk ndjen asnjë farë përgjegjësie për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare dhe njëherit e riafirmoi përsëri ofertën që ai të tërhiqet nga platforma e partive shqiptare dhe si mbështetje në Kuvend do ta ketë edhe VMRO-DPMNE-në, transmeton Gazeta Express. “Qytetarët nuk votuan, as për ndryshimin e monedhave, e as për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, dhe asesi për krijimin e shtetit binacional ose për federalizimin apo kantonizimin. Qytetarët nuk votuan për platformën nga Tirana. Zaev e pranon gjithë këtë vetëm e vetëm për të…
Author: Adijat
Partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së “Koalicioni për Egjiptianët”, qëndron prapa thirrjeve të Nikolla Gruevskit për “ndalim të dygjuhësisë”, njofton Portalb.mk. “Ne jemi shtet multietnik dhe multinacional dhe vlerësojmë se të gjithë duhet t’i respektojmë te drejtat dhe liritë. Nuk mundemi që të lejojmë që të shkatërrohet karakteri unitar i shtetit”, thotë Demir Dalip nga “Koalicioni i Egjiptianëve”.
Mbrëmë në Shkup, nga disa persona të panjohur janë thyer driteret e dy shtabeve të LSDM-së, informojnë nga MPB-ja transmeton Gazeta Express. Cak i parë i sulmit nga këta persona, ka qenë shtabi që gjendet në bulevardin “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom, e pastaj ai në rrugën “Teodosij Gologanov” në Qendër. Për 11 ditë janë dëmtuar 12 shtabe të kësaj partie.
Popullsia maqedonase e cila jeton në Serbi është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend, pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re. Ata i kanë bërë thirrje politikanëve dhe qytetarëve qv vendi i tyre të shkojë drejt ndërtimit të një Maqedonie të qetë, stabile dhe të përparuar. Sipas tyre, në Maqedoni duhet të sundojnë marrëdhëniet e mira ndëretnike për të gjithë qytetarët maqedonas, shqiptarë, serb, vlleh, turq, romë dhe boshnjakë. /albeu.com/
Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot kanë dorëzuar ankesa kundër vendimit të Gjykatës për gjoba me para, kumtojnë nga Prokuroria Publike Speciale. “Sot deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 janë parashtruar ankesa kundër vendimit të Gjykatës me të cilën mua dhe prokurores Fatime Fetai na është shqiptuar gjoba në para. Vlerësojmë se vendimi është i paligjshëm, kështu që ne kemi përdorur të drejtën për të apeluar”, njofton PPS. Gjithashtu njoftohet se kundër gjyqtarëve Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve ka dorëzuar iniciativa-paraqitjeje për vërtetimin joprofesionial për kryerjen e funksionit gjyqësor.
Që nga shpallja e saj si shtet i pavarur, asnjëherë nuk ka pasur një situatë kaq të ndërlikuar, si kjo e sodit në politikën e Maqedonisë. Tani është momenti më diskutabil dhe i paparashikuar, nëse presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov do t’ia dorëzojë mandatin kreut të partisë së dytë fituese të zgjedhjeve në bllokun politik maqedonas, atij të LSDM-së, Zoran Zaev, meqë ky i fundit tani më ka siguruar nënshkrimet e deputetëve shqiptarë që ishte paraqitur si kusht nga presidenti për t’ia dhënë mandatin. Sigurisht që kjo është një situatë e pazakontë që mandati ti takon partisë së dytë për…
LSDM me çdo kush po mundohet të përfitojë Lëvzijen Besa në qeverinë e ardhshme, për shkak se te partia e Zaevit ekzistojnë dyshime nëse qeveria e tyre mund të jetë stabile me subjekte të udhëhequr nga dy ish partner të Nikolla Gruevskit, respektivisht me BDI-në e Ali Ahmetit dhe Aleancën për Shqiptarët e udhëhequr nga Zijadin Sela. “Sela ishte funksionar në qeverinë e Gruevskit në periudhën 2006-2008 si kuadër i PDSH-së, kur gjithë shqiptarët ishin kundër kësaj qeverie. Ahmeti ishte partner me Gruevskin kur ndodhi rasti i Kumanovës edhe pse gjithë shqiptarët kërkonin që ai të lëshojë koalicionin me Gruevskin.…
“Mos e shisni shtetin”, porosi me këso përmbajtjesh janë shpërndarë në mbarë Maqedoninë për funksionarët e LSDM-së, pasi ata janë afër koalicionimit me BDI-në. Porositë nga “personat e fshehtë”, por megjithatë të përputhura me “skenarin” e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së, janë të adresuara ndaj partisë së Zaevit, pasi që i njëjti ra në pajtim për një ligj të ri për gjuhën shqipe. Të njëjtat, janë të mbushura me nacionalizëm, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.
Është koha që LSDM-ja të tregojë nëse është për një Maqedoni të bashkuar ose është për një Maqedoni të krijuar sipas platformës nga Tirana. Është koha që LSDM-ja të tregojë në vepër nëse dashuria ndaj atdheut është më e madhe se dëshira për pushtet me çdo kusht, thekson VMRO-DPMNE-ja në reagimin e kumtesës së LSDM-së me rastin e deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në faqen e tij të fejsbukut. “Nëse LSDM-ja vendos të heqë dorë nga platforma nga Tirana dhe i hedh poshtë shantazhet joparimore për ridefinimin e shtetit, atëherë do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së edhe krahas…
Demë Shehu, njëri prej të akuzuarve në rastin “Kumanova”, sot gjatë dëshmisë së tij për rastin “Kumanova” ka zbuluar se si kanë hyrë në Kumanovë dhe si së bashku me grupin u janë imponuar Fadil Fejzullahut- njërit prej të akuzuarve- që të pushojnë aty, raporton gazeta Lajm. “Kemi vazhduar më 2-3 maj për në Sllupçan, natën. Pastaj kemi shkuar në Kumanovë, në shtëpinë e një shokut të Mirsadit. Aty kemi ndejt dy –tre netë. Pastaj, s’di si, na kanë bërë trukun, na kanë shty në shtëpinë e Fadil Fejzullahut. As vetja s’më dhimbset sa më dhimbset Fadil Fejzullahut. Më vjen…
“Në një moment Ejup Alimi e ka thirrë Begun dhe i ka thënë të mos hyjë në Maqedoni se ka shumë njësi speciale. Begu i ka thënë se “Ato jam ka i pres”. Ka zbuluar sot gjatë dëshmisë në gjykatën e Shkupit Demë Shehu njëri prej të akuzuarve në rastin “Kumanova”, raporton gazeta Lajm. Ejup Alimi është deputet aktual i Bashkimit Demokratik për Integrim. Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e…
Gjatë kohë nuk e ndjek emisionin tuaj, pasi që ai nuk paraqet as burim të informacioneve, as nuk përcjell fakte të verifikuara, e as nuk është reper i besueshëm e pikë referimi për gazetarinë e pavarur profesionale. Kështu ka filluar reagimin e saj ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ermira Mehmeti, ndaj, sipas saj, shpifjeve që gazetari Vasko Eftov i ka bërë ndaj saj dhe familjes së saj, transmeton Gazeta Express nga Portalb. “Për Vasko Eftov: Gjatë kohë nuk e ndjek emisionin tuaj, pasi që ai nuk paraqet as burim të informacioneve, as nuk përcjell fakte të verifikuara, e as…