Author: Adijat

Vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për mos t’ia dorëzuar mandatin liderit të LSDM-së për formimin e qeverisë, zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu e quan si skenar i përgatitur nga çifti Gruevski dhe Ahmeti. “Po realizohet me sukses skenari i çiftit Gruevski&Ahmeti: jep shenjë në të majtë e kthe në të djathtë! Kryeplaku i Aleancës shtirej se po bisedon me LSDM-në, duke e kushtëzuar Zaevin me deklarimin e tij për Deklaratën e Përbashkët, që kështu sot t’ia lehtësojë Ivanovit këtë vendim. U doli boja”, shkruan Faton Fazliu në facebook.

Lexo më Shumë

Pas deklarimit të sotëm të presidentit Ivanov, se ai nuk do ia japë mandatin partisë së dytë dhe se këtë e bën për arsye të mbrojtjes së shtetit nga shqiptarët, sonte u mblodh Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA dhe konstatoi se ky është një moment shqetësues për vendin. “Në të vërtetë, z. Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së. E kur kihet parasysh se ai përfaqëson institucionin më të lartë të vendit, ndërsa në emër të këtij institucioni ai gati sa nuk…

Lexo më Shumë

“Nuk ka mandat për asnjë njeri dhe parti që pranon Platforma të gatuara në shtetet e huaja dhe që cenojnë integritetin e shtetit tonë”, kështu është shprehur presidenti i shtetit në Maqedoni, Gjorgje Ivanov në pres konferencën e sotshme, ku pritej ti dorëzohet mandati për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas tij, qytetarët nuk kanë votuar për Platforma postzgjedhore të një etnikumi, por kanë zgjedhur platformat partiake. Derisa të jetë, Ivanov në postin e presidentit të shtetit, siç thotë ai, asnjëherë nuk do të lejojë që të shkelet sovraniteti shtetëror. Poashtu, Ivanov tha se pranimi…

Lexo më Shumë

Sonte në ClickPlus do të debatohet mbi temën: Çka ju ofron LSDM-ja shqiptarëve? – Pse ia dhanë partitë shqiptare nënshkrimet LSDM-së e jo VMRO-së? – Kush do të jenë partnerët qeveritar? – Si do të ndahet hisja e qeverisë së ardhshme, dhe çka e vonoi formimin e saj? – Kur do të zgjidhet kryeparlamentari i ri, dhe a do te jetë shqiptar? – Sa do të jetojë qeveria e ardhshme, dhe cilat do të jenë detyrat e para? – Sonte përgjigjet i japin në #TV21, Damjan Manchevski, nënkryetar i LSDM, Albert Musliu, Naser Selmani dhe Gazmend Ajdini. Shihemi sonte në…

Lexo më Shumë

Shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, Artan Grubi, mbrëmë në emisionin “Click” plus tha se LSDM-ja e ka pranuar Platformën shqiptare, njofton Portalb.mk. “Më me rëndësi është që Platforma është pranuar nga LSDM-ja dhe do të zbatohet”, tha Grubi. https://www.youtube.com/watch?v=7EW53Knh3Ak Nga ana tjetër, “BDI-ja ende është e pavendosur”, kjo ishte deklarata e shefit të partisë, Ali Ahmeti, gjatë takimit me ambasadorin e Suedisë në Shkup, Mats Stafanson. Grubi, përpara rreth një muaji, në emisionin “200” deklaroi se “nëse LSDM-ja pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe konkretisht kushtin për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, nuk do të…

Lexo më Shumë

Deputetët mund ta thirrin Kuvendin dhe të votojnë Qeveri e cila do të jetë plotësisht legjitime, vlerësojnë ekspertët për “Plusinfo”, ndërkaq nga kabineti i Ivanovit ende nuk ka asnjë informatë, transmeton Portalb.mk. “Duke e pasur parasysh se Qeveria zgjidhet nga Kuvendi, ndërkaq deputetët i zgjedh populli, ekziston opsion që edhe deputetët të thirrin seancë në Parlament dhe ta konstituiojnë Qeverinë e re, e cila do të ishte plotësisht legjitime. Shembull të tillë patëm mundësi të shohim në Slloveni”, deklaroi eksperti nga sektori joqeveritar, Andreja Stojkovski. Sipas profesorit të së Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu, neni 90 parasheh dhe lejon, nëse Ivanov…

Lexo më Shumë

Partia “E Majta” sot e dënoi sulmin ndaj ekipit gazetareske të “A1on-it” gjatë kohës së protestës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe vlerësoi se sulmi i këtillë paraqet sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe informimit publik, njofton Portalb.mk. “Kërkojmë përgjegjësi nga shërbimet policore të cilët dështuan në mbajtjen e rendit dhe paqes gjatë protestës, por edhe nga organizatorët e protestës të cilët në mënyrë të pasuksesshme i kanë larguar dhunuesit. Nuk guxojmë që ta injorojmë faktin se në protesta jo-shpesh herë ka thirrje dhe simbolika nacionaliste, me çka delegjitimohet thënia e tyre deklarative “Për Maqedoni të përbashkët”, qëndron në kumtesë. Nga…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokrate e fton kryetarin Gjorgje Ivanov, që t’ia ndajë mandatin për krijimin e Qeverisë së re kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili ka marrë mbështetje nga 67 deputetë, transmeton Portalb.mk. “Në pajtim me Kushtetutën, mandat për krijimin e Qeverisë, merr partia ose partitë të cilat kanë siguruar shumicë në Kuvend. Shumicë me (67 deputet ose 6 më shumë për nevoja) kanë LSDM-ja, BDI-ja, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Gjendjet mund të komplikohen në mënyrë dramatike për deri sa edhe më tej Kuvendi është pa kryetar, Qeveria është teknike edhe me 4 deputet në të, ndërsa lideri i partisë…

Lexo më Shumë

Një incident i përgjakshëm ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 tek bulevardi Pitu Guli në afërsi të Bankës Popullore. Në përleshjen janë përfshirë dy grupe adoleshentësh, ndërkaq, njëri prej tyre ka marrë edhe lëndime serioze. Nga MPB e kanë konfirmuar rastin për TV SHENJA, duke shtuar se bëhet fjalë për të miturin F.P, i cili me urgjencë është dërguar në Qendrën Urgjente, ku janë konstatuar lëndime në kokë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Siç po afrohen zgjedhjet lokale aq më shumë shtohet tensioni në rradhët e BDI-së. Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, e veçmas në bastionin e tyre komunën e Çairit, BDI është ballafaquar me konflikte të brendshme partiake në këtë zonë. Ashtu siç mëson portali Almakos, një gjë tani është e sigurtë, kryetari aktual i komunës së Çairit, dhe nënkryetar i partisë, Izet Mexhiti nuk do të kandidon për kryetar komune. E gjithë kjo pasiqë për Mexhitin thuhet se në një të ardhme të afërt mund të zëvendëoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, dhe se humbja eventuale në…

Lexo më Shumë

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi do të nisë një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të Agjencionit për Zbulim për rastin e Kumanovës. Siç thotë Grubi, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe kryetari Ali Ahmeti absolutisht nuk kanë në këtë ngjarje tragjike. “Gjykimi i deritanishëm në rastin e Kumanovës nëpërmjet prezentimit të dëshmive nga ana e protagonistëve të ngjarjes po zbulon të vërtetën shokuese për përfshirje mashtruese në këtë rast të agjentëve të Agjencionit për Zbulim, që është nën kompetencat e Presidentit Ivanov. Në cilësinë e Deputetit, do të nis një iniciativë…

Lexo më Shumë

Pas lajmit se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i kishte paraqitur Presidentit Gjorgje Ivanov 67 firmat e nevojshme për të siguruar mandatin qeverisës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup doli me një deklaratë ku kujton domosdoshmërinë e respektimit të proceseve demokratike. “Pajtohemi plotësisht me qëndrimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me ato të Komisionerit Europian, Johanes Hahn për formimin e qeverisë”, thotë misioni diplomatik amerikan. “Të gjitha partitë duhet t’i respektojnë proceset demokratike dhe institucionet e të fokusohen në angazhimet e tyre të përbashkëta në zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë vendi do…

Lexo më Shumë