Pas qëndrimeve nacionaliste të deputetit boshnjak në rradhët e VMRO-së, Zeqir Ramçiloviq në emisionin e fundit të tv NOVA lidhur e zhvillimet e fundit politike në vend, e veçanërisht qasjes kritike ndaj platformës së partive politike shqiptare, kanë reaguar nga komuniteti boshnjak, njofton Almakos. Bëhet fjalë për një grup të banorëve të komunës Petrovec, komunë kjo që banon edhe deputeti boshnjak Ramçiloviq, të cilët janë distancuar nga qëndrimet e deputetit, meqë sipas tyre ai nuk përfaqëson komunitetin boshnjak. Madje siç vijon reagimi i tyre, ky deputet nuk ka arritur të fiton në asnjë lagje të banuar me boshnjakë, poashtu edhe…
Author: Adijat
Kryetari i Shoqatës së Gjermanisë dhe Maqedonisë Valter Kolbo ka reagur ndaj vendimit të kryetarit Gjorgje Ivanov për mosdhënien e mandatit Zoran Zaevit, ku sipas tij gjendja në Maqedoni është kritike, ndërsa shteti ndodhet para një momenti historik, shkruan Slloboden Peçat, transmeton Portalb.mk. “Për fat të keq, nuk mund të përjashtohet eskalimi i mëtejshëm. Gjendja është jashtëzakonisht kritike. Nuk demonstrohet vetëm në Shkup, por edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së bukur. Është e pakuptueshme që kryetari Ivanov nuk e ndau mandatin për socialdemokratët. E përshëndes iniciativën e tillë dhe e kuptoj mirë eurokomesarin Han i cili mes të tjerash…
Aleanca për Maqedoni Pozitive konsideron se kryetari Ivanov e keqpërdor detyrën e tij zyrtare si dhe e ka shkel nenin 90 të Kushtetutës, përmes refuzimit të detyrës kushtetuese që t’ia besojë mandatin kandidatit që ka siguruar shumicë në Kuvend, transmeton Portalb.mk. “Duke trilluar gjoja se Maqedonisë i kërcënohet pavarësia, unitariteti dhe sovraniteti, pa asnjë argument përkatës dhe pa ndërmarrë hapa të duhur që janë në kompetencën e tij kushtetuese derisa ekzistojnë të dhëna për kërcenim të tillë, si p.sh. që ta ftojë Këshillin për Siguri në Republikën e Maqedonisë, ai me vetëdije i prish marrëdhëniet e fqinjësinë së mirë me…
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Josip Bros Tito” dje janë urdhëruar të dalin nga shkolla në orën 15:00, pikërisht në kohën kur para shkollës erdhën kamerat e mediave proqeveritare, që t’i inçizojnë gjoja se shkojnë në protestë kundër dygjuhësisë, njofton “A1on“, transmeton Portalb.mk. Urdhri i tillë është dhënë nga drejtorja, e cila është edhe donatore e VMRO-DPMNE-së. Gjithsesi, kjo është inçizuar pikërisht në kohën kur portali i afërt me VMRO-DPMNE-në, “Kurir” doli me titull “Nxënësit e shkollës së mesme i bashkohen marshit” Për Maqedoni më të mirë”. https://www.youtube.com/watch?v=qUqWT2zfBFo
Kompania “Hemiprom” nga qyteti Sveni Nikole është në pronësi të familjes Nikollov, të cilët janë në kumbarë të ish ministres së Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gorda Jankulloska, njofton Portalb.mk. Siç shrkuan javorja “Fokus”, sipas të dhënave zyrtare, “Qumështorja Nikollovi” nga vitit 2014 ka marrë disa tenderë nga Komuna e Sveti Nikoles, ndërkaq në të njëjtën periudhë ka blerë edhe vend atraktiv ndërtimtar, në sheshin e qytetit që të ndërtojë hapësira komerciale dhe objekt rekreativ të sportit. Kompania punon lartë-poshtë me fitim të njëjtë çdo vjet, në megjithatë gjatë periudhës së fundit, ndjeshëm i ka rritur të ardhurat.
Të paktën 700 persona në Kosovë janë të prekur nga tuberkulozi, duke e bërë vendin më të prekur nga kjo sëmundje në mesin e shteteve të rajonit dhe në Evropë, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Institucionet shëndetësore në Kosovë thonë se zona më e prekur me tuberkuloz është Prishtina, për shkak të numrit të madh të banorëve, ndërkohë që sëmundja është shtrirë edhe në Komunën e Podujevës, Lipjanit, në Ferizaj dhe Kaçanik. Profesionistët shëndetësorë thonë se veçanërisht mosha e të prekurve me tuberkuloz është shqetësuese sepse ajo sillet ndërmjet 14 deri në 34 vjeç. Ata thonë se shkaktarët që çojnë tek…
THIRRJE Për dhënien e granteve të vogla për organizata qytetare në suaza të projektit “Gazetaria hulumtuese për nxitje të reformave” financuar nga Bashkimi Evropian. Qendra për komunikime qytetare (QKQ) në bashkëpunim me OJQ Infocentar dhe BIRN Maqedoni në suaza të projektit “Gazetari hulumtuese për nxitje të reformave”, financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit për përkrahje të sektorit qytetar dhe lirisë së mediave 2014, shpallin thirrjen për dhënien e granteve për organizata qytetare (OQ) për aksione të ndërlidhura me mbledhjen, përpunimin dhe analizën e informatave me karakter publik dhe përgatitje të bazave të hapura të të dhënave për fushat me karakter…
Një ditë pas vendimit të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov për të refuzuar dorëzimin e mandatit për formimin e qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, Maqedoninë e vizitoi përfaqësuesja e lartë lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini. Vizita e saj me përfaqësuesit e gjitha partive politike parlamentare çuditërisht u realizua me një tryezë të përbashkët. Pas takimit, për dallim nga diplomatja, Federika Mogerini e cila nuk foli para mediave, liderët e partive politike shpalosën qëndrimin e tyre, në përjashtim të liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevskit. “Vizita e përfaqësueses Mogerini paraqet mbështetje seirioze për perspektivat…
Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të kryetarit Gjorgje Ivanov për mosdhënien e mandatit ndaj LSDM-së, ku theksojnë se kryetari me këtë vendim ka kryer puç tipik në shtet, njofton Portalb.mk. “Gjorgje Ivanov duke mos e ndarë mandatin ka kryer puç tipik në shtet. Ivanov i cili në mënyrë dyshuese u zgjodh për këtë funksion tashmë më disa herë e përpunon Kushtetutën, ndërsa këtë herë edhe vullnetin e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të mbahet mend si një njollë e zezë në historinë e pavarësisë së Maqedonisë”, thonë nga PLT. Ivanov…
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, reagoi pas vendimit të djeshëm të presidentit, Gjorge Ivanov, që të mos ia japë mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së, i cili siguroi shumicë parlamentare, njofton Portalb.mk. “Jemi të shqetësuar për zhvillimin e ngjarjeve në Shkup. Rezultatet nga zgjedhjet e dhjetorit, janë bazë solide që të formohet Qeveria e cila do t’u shërbejë intereasave të të gjithë qytetarëve”, shkruajti Zanier në Twiter.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një deklarate për media për situatën në Maqedoni, ka shprehur keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Ai ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe ka inkurajuar të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet. “Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, pas vendimit të djeshë të presidentit, Gjorge Ivanov, për mosdhënie të mandatit, thotë se “është i vetëdishëm që vendimi i Ivanovit në esencë nuk ka të bëjë me Deklaratën e përbashkët shqiptare”. Grubi i bën “ca sqarime zbërthyese të pikave të Deklaratës që qytetarët duhet t’i dijnë”: 1. Deklarata e hartua në Shkup nga subjektet shqiptare 2. Deklarata rrjedh eksluzivisht nga programet zgjedhore të partive parlamentare 3. Roli i vetëm i Tiranës dhe Prishtinës ka qenë lehtësimi logjistik i mbajtjes së takimit pas hartimit të Deklaratës për arsye të refuzimit të një subjekti politik që…