Author: Adijat

Për Naser Selmanin, kryetar i SHGM-së, mandat për formimin e qeverisë japin qytetarët dhe se këtë patjetër duhet të kuptojnë Gjorge Ivanov dhe Gruevski me bashkëpuntorët e tij. Sipas tij, kryetari ka funksion ceremonial në procesin e formimit të qeverisë. Ai duhet që liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili ka siguruar shumicë në parlament prej 67 deputetësh, me automatizëm t’i jep formalisht mandat për formimin e qeverisë. ndërkaq konsideron se çdo gjë tjetër është shkelje e vullnetit të qytetarëve. ”Mandat për formimin e qeverisë japin qytetarët. Këtë patjetër duhet të kuptojnë Gjorge Ivanov dhe Gruevski me bashkëpuntorët e tij.…

Lexo më Shumë

Në vendet anëtare të BE-së gratë marrin mesatarisht për 16,3 për qind paga më të vogla se kolegët e tyre meshkuj, ndërsa në disa shtete ata janë më të ulëta edhe për mbi 20 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2015 në numrin më të madh të vendeve të BE-së, mes të cilave janë edhe Bullgaria, Letonia, Portugalia, Sllovakia, Finlanda dhe Franca, pagat e grave janë për 15 deri 20 për qind më të ulëta se ato të burrave. Dallime më të vogla në paga prej 5,5 për qind ka në Luksemburg dhe…

Lexo më Shumë

Sot është shënuar dita e 7 marsit, ditë kjo e cila tërë bota e feston në shenjë mirënjohjeje për kontributin e mësimdhënësve, e që jorastësisht njihet edhe si “dita e mësuesit”. Mirëpo cila është vlera dhe pozicioni i mësuesit në shoqërinë bashkëkohore, gjegjësisht në Maqedoni, për portalin Almakos flasin mësuesja, Mejreme Tusha dhe kreu i Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë, Amar Rexhepi. Mejreme Tusha: Më parë profesioni mësuesit vlerësohej më shumë Asnjëherë nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë e lehtë të jesh mësimdhënëse, mirëpo më parë profesioni i mësuesit vlerësoheshte më shumë. Mësuesit më shumë ndërroheshin . Më…

Lexo më Shumë

Gazetari nacionalist maqedonas, Milenko Nedelkovski në rrjetin social facebook ka komentuar incidentin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, aktualisht profesor universitar, Ljubomir Frçkovskit me disa të rinjë të cilët paraprakisht e kishin provokuar dhe ofenduar, si pasojë se gjoja ai mbështet Platformën e shqiptarëve. Milenko ka kërcënuar se prindërit e fëmijëve të cilët u rrahën nga profesori, janë në kërkim të tij. “Prindërit dhe familjarët e fëmijëve që morrën shuplaka nga Frqka, e kërkojnë profesorin nëpër Shkup. Janë disa shllunga, të palarë. Kujdes, kanë edhe telefona smartfone për ta incizuar. Si ta shihni, më shkruani në facebook”, kështu ka shkruar…

Lexo më Shumë

Qeveria sot planifikon të huazojë 75 milionë euro nga kreditorët vendas. Mjetet do të sigurohen nëpërmjet bonove të letrave me vlerë. Është planifikuar që 54 milionë euro të sigurohen nga aksioni i regjistrimeve shtetërore me afat për parashtrim për një vit, kurse 21 milion euro nëpërmjet aksionit të obligacioneve shtetërore me afat për kthim prej 2 deri 15 vite. Shteti nesër do t’i shpaguajë sipërmarrësisë borxh me vlerë të njëjtë parash si borxh i planifikuar. Përfshirë vitin 2016 niveli i borxhit publik arrin 50,1 % të bruto-prodhimit vendor ose më shumë se 4,7 milionë euro.

Lexo më Shumë

“Maqedonia dhe Shqipëria duhet të kuptojnë se është e nevojshme të fillojnë të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe t’i zbatojnë parimet demokratike të Bashkimin Evropian”, porosit shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, pas Këshillit për Politikë të Jashtme në BE. Koxias në deklaratën për televizionin shtetëror grek ERT, theksoi se në Këshill ështëshprehur shqetësim i madh për krizën politike në Maqedoni dhe Shqipëri, transmeton Gazeta Express. Sipas tij, problemi kryesor është se Maqedonia dhe Shqipëria e shohin BE-në si sponsor financiar dhe si mundësi që të merret pjesë në një qendër të fuqishme pushtetare, ndërsa harrojnë se Bashkimi është sistem…

Lexo më Shumë

Gjendja politike ka bërë që të vështirësohet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale, njofton Portalb.mk. Dje ishte dita e fundit e afatit ligjor për përcaktim të zgjedhjeve. Që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet. “Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor. Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në…

Lexo më Shumë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot nga ora 17:00 në të gjitha qytetet e Maqedonisë, po ndodhin protestat më të mëdha të inicuara nga shoqata “Për Maqedoni të Bashkuar” kundër platformës shqiptare, si dhe në mbështetje të vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, shkruan Almakos. Një ndër kërkesat kryesore të organizatorëve është refuzimi i Ligjit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, sepse sipas tyre, përdorimi i gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit do të çojë Maqedoninë drejt ridefinimit të saj si dhe do të…

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë një deklarate për televizionin serb “Pink”, ka thënë se deri më tani në Maqedoni ishte princip që qeverinë ta formojnë partia fituese e pales maqedonase dhe ajo e pales shqiptare, por që këtë princip e ka thyer kreu i BDI-së duke hyrë në koalicion me një parti e cila nuk fitoi gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit. “Pas zgjedhjeve të 11 dhejtorit janë thyer principet demokratike në Maqedoni. Me të drejtë qytetarët protestojnë këto ditë, unë shumë i kuptoj këta qytetarë të revoltuar maqedonas. Deri më tani faktori ndërkombëtar ka insistuar gjatë këtyre 10…

Lexo më Shumë

Mjedisi i ndotur mbyt 1.7 milionë fëmijë të moshës nën pesë vjeçare, tregon raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në Maqedoni në 100.000 banorë, 27 fëmijë të moshës nën pesë vjeç kanë vdekur si rezultat i ndotjes. Duke llogaritur numrin e përgjithshëm të banorëve në vend (rreth 2 milionë banorë), kjo do të thotë se te ne 540 fëmijë të moshës nën pesë vjeç në vit e humbin jetën për shkak ndotjes. Në raportin e OBSH-së shtohet se një nga katër raste të vdekjeve te fëmijët të moshës nën pesë vjeçe atribuohen në ndotjen e ajrit dhe ujit dhe në…

Lexo më Shumë

“Më duhet ta ripotencojë, pa modesti, se kam qenë ndër të vetmit intelektualë dhe politikanë, që kam deklaruar publikisht edhe atë disa herë në televizionet kryesore të Tiranës dhe Prishtinës, se rasti i Kumanovës – ‘Lagjja e Trimave”, dyshojë se është i inskenuar nga Qeveria Ahmeti-Gruevski, me qëllim për të zhvendosur vëmendjen e oponionit të Maqedonisë nga problemet e mëdha reale, që po trokisnin në shtëpinë e çdo qytetari”, ka thënë analisti politik nga Maqedonia, Fejzi Hajdari Vazhdimi i Qeverisjes së Nikolla Gruevskit në Maqedoni, përbën një rrezik të madh për 37 të akuzuarit e grupit të Kumanovës, ndaj të…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet në Maqedoni, por e mbetur tashmë pa të pasi nuk formon dot qeveri, VMRO-DPMNE në një deklaratë të fundit thekson se e ka komunikuar qartë pozicionin e saj që para se të hyjë në bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, dhe se ajo ka qenë “Qeveri po, por jo me çdo kusht”. “VMRO-DPMNE ka refuzuar që të bisedojë nën shantazhim për pranim të Platformës së hartuar dhe nënshkruar në Tiranë, qëllimi kryesor i së cilës është ridefinimi i Republikës së Maqedonisë dhe transformimi i saj nga një shtet multietnik në bionacional”, theksojnë nga partia e…

Lexo më Shumë