Author: Adijat

Këshilli gjyqësor sot për herë të tretë e shtyu seancën në të cilën gjykatësit nga Gjykata Supreme duhej të prononcoheshin pas kërkesës për shkarkimin e tyre. Nga pesë gjykatësit te të cilët, tashmë i shfuqizuari Këshilli gjyqësor për vërtetimin e përgjegjësisë, konstatoi veprim të papërgjegjshëm në procesin e sjelljes së vendimit për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i akuzuar në rastin Trust, nuk ka ardhur vetëm gjykatësi Risto Katavenovski. Kryetari i gjykatës Jovo Vangellovski dhe gjykatësit Rahillka Stojkovska, Xhemaili Saiti dhe Faik Arsllani, kanë ardhur në këshillin gjyqësor ku seanca duhej të mbahej pas dyerve të mbyllura. Paraprakisht, seanca u…

Lexo më Shumë

Pas reshjeve të rënda të shiut dhe breshrit me madhësinë e një lajthie, Komuna Mogila shpalli fatkeqësi natyrore. Fshatrat Srpc e Poshtme, Ivanjevc, Berancë dhe Vasharejca janë vendet më të goditura. Bujqit thonë se gjithçka është shkatërruar. “Janë shkatërruar, për 15-20 minuta u shkatërrua e gjithë fusha. Gjithçka është goditur- nga vreshtat, pemëtaria, duhani, sepse fshati ynë është kryesisht një zonë e duhanit, kryesisht ne merremi me duhan. Nga duhani nuk ka mbetur asgjë”, u shpreh Dragi Qebakoski – bujk. Është shkatërruar edhe gruri. Vendasit thonë se nuk u paguhet ta korrin. “Gruri ndoshta është shkatërruar nga 85 deri më…

Lexo më Shumë

Ferenc Pushkash është një nga emrat më të njohshëm që i ka mbrojtur ngjyrat e kundërshtarit të Rabotniçkit, ekipit Hungarez, Honved. Edhe krahas traditës të madhe futbollistike dhe emrave të famshëm të cilët e kanë mbajtur fanellën e kësaj ekipe, megjithatë, strategu i Rabotiçkit, Gjore Jovanovski mendon se ekipi i tij do të arrijë ta eliminojë kundërshtarin. “E respektojmë ekipin e Honvedit. Vjen nga një kampionat i cili është në një nivel më të mirë sesa i yni dhe është një ekip me traditë të madhe futbollistike. Unë jam optimist. Besoj në ekipin tim dhe këtë nuk e them vetëm…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 22 e 45 minuta, 44-vjeçari B.C. nga Tetova, ka denoncuar vjedhje të rrënd, në banesën e tij në rrugën e ,,Ilindenit,, në Tetovë. Në periudhën në mes datës 2 deri më 09.07.2018, derisa në banesë nuk ka pasur askush, deri më tani persona të panjohur, me çelës të përshtatshëm, e kanë hapur derën hyrëse prej metali, kanë hulumtuar nëpër gjithë brendësinë e banesës, dhe nga një kuti zbukuruese në dhomën e fjetjes, kanë marr disa pjesë të llojllojshme stolie prej arri edhe atë, (unaza, vathë, qostek, bylyzikk, etj). Me stolitë e vjedhura, të pa vërejtur nga askush,…

Lexo më Shumë

Grupi i punës për rishikimin e justifikimit shoqëror dhe profesional të ekzistimit të tre muzeve në kuadër të projektit “Shkupit 2014”, njoftuan se kanë propozuar që Muzeu i tanishëm i Luftës Nacionale Maqedonase, të riemërohet e jo të mbyllet plotësisht. Grupi i punës në kuadër të Ministrisë së Kulturës theksoi se gjatë analizës së bërë dokumentacionit për ndërtimin e këtij muzeu kanë konstatuar një sërë shkeljesh. “Shuma përfundimtare që është shpenzuar deri në hapjen e muzeut është 12 milionë euro. Gjatë zhvillimit të punimeve janë shkelur ligjet e buxhetit dhe zbatimi i buxhetit. Është shkelur edhe ligji për muzetë, pasi…

Lexo më Shumë

Në nivel global rreth 40% e shtatzënive janë të paplanifikuar prej të cilave 50% përfundojnë me abort, u tha në shënimin e ditës botërore të popullsisë, ku këtë vit i kushtohet planifikimit të familjes si e drejtë e njeriut. “Planifikimi i familjes inkurajon njerëzit si dhe zhvillon kombin. Edhe pse kaluan vite pasi kontracepsioni modern erdhi në botë, akoma ekzistojnë vajza dhe gra të cilat nuk kanë qasje në informacione”,- tha përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Vinton. “Shtatzënia e paplanifikuar paraqet problem të rëndësishëm publiko-shëndetësor. Me planifikimin e familjes arrihen përfitimet të konsiderueshme shëndetësore ekonomike dhe sociale”,- theksoi mjekja, Brankica Mlladenovic.…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Komisionit të Venecias në takimin e sotëm në Kuvend me deputetë të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës, kanë diskutuar për ligjet reformatore në gjyqësor.Në takim është biseduar vetëm për dy ligje, për ligjin për Këshillin Gjyqësor si dhe për Ligjin për gjykatës. Palët kanë rënë dakord që Komisioni i Venecias të japë vlerësimin e tij për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Gjykatës. “Jemi të kënaqur nga takimet me partitë e pushtetit dhe opozitës dhe ka mirëkuptim për domosdoshmërinë e këtyre ligjeve. Vlerësojmë se hapat që janë bërë janë në drejtimin e duhur. Ka diçka që…

Lexo më Shumë

Nën moton “Mirë se vini mërgimtarë”, sivjet Komuna e Gostivarit do t’i mirëpret në mënyrë dinjitoze mërgimtarët tanë dhe do tu mundësojë atyre një qëndrim të këndshëm në vendlindje gjatë pushimeve verore. Hapi i parë që ndërmori Komuna e Gostivarit në këtë drejtim është riaktivizimi i Zyrës së Mërgimtarëve në kuadër të administratës komunale prej më 1 korrik dhje e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht, ndërsa ofron shërbime falas nga 12 orë në ditë, thuhet në njoftimin e komunës. Krahas kësaj, gjatë qëndrimit në vendlindje, mërgimtarëve u mundësohet që pa pagesë t’i dërgojnë fëmijët e…

Lexo më Shumë

Në Londër po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku liderë të rajonit do të takohen me krerët e Bashkimit Evopian. Nga atje, në një panel të organizuar në kuadër të samitit, ministri i jashtëm Nikolla DImitrov tha se qeveria do të bëjë punën e saj dhe pret që qytetarët të bëjnë të veten në refernedum. Ai shtoi se edhe në të kaluarën, qytetarët e Maqedonisë kanë marrë vendimin e duhur për çështje madhore. Dimitrov tha se shpreson që opozita maqedonase të mendojë më shumë për vendin se sa për të ardhmen e tyre politike. “Neve…

Lexo më Shumë

Miratimin e këtij Ligji Qeveria e arsyeton me faktin se, me zvogëlimin e vlerës për pagesa kesh nga 13.000 euro në 2000 euro, dukshëm do të kontribuohet në parandalimin e larjes së parave apo financimin e organizatave terroriste Zejnulla VESELI Shkup, 10 korrik – Mërgimtarët, qytetarët dhe biznesmenët e Maqedonisë në të ardhmen nuk do të mund të bëjnë pagesa kesh në vlerë më të lartë se 2000 euro. Ky kufizim i pagesave në dorë është për shkak se nga 7 korriku i këtij viti, pas publikimit në gazetën zyrtare të Maqedonisë, hyri në fuqi Ligji i cili zvogëlon vlerën…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, banorëve të gjithë vendbanimeve të cilat gravitojnë në këtë komunë u ka bërë apel për të paguar taksat komunale në afatet e parapara sipas ligjit për vetëqeverisje lokale. Në apel mes tjerash thuhet: “Qytetarë të nderuar, duke paguar taksën komunale, ju gjithashtu kontribuoni në përmasimin e jetës në komunën tuaj. Mjetet e grumbulluara nga taksa komunale do të shfrytëzohen për përmasimin e gjendjes së rrugëve, investime në shkollat fillore si dhe për një numër të madh projektesh që ka planifikuar komuna e Sarajit”.

Lexo më Shumë

Nevojitet harmonizim i partive politike në Kuvend për procedurat e domosdoshme për zgjedhje të suksesshme të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), bëri apel sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski. Sipas tij, në procedurën për zgjedhje të KSHZ-së ekzistojnë tre situata ku duhet pajtueshmëri politike sepse, siç tha, bëhet fjalë për procedurë të komplikuar të cilën grupet parlamentare në Kuvendin e RM-së duhet të përfundojnë me sukses. “Krahas këtyre fazave për marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit që kanë përfunduar, pasojnë faza që duhet me kujdes të zbatohen. faza e…

Lexo më Shumë