Author: Adijat

Sipas disa informacioneve  , pak minuta me pare  (04:08)maqedonia eshte dridhur nga nje termet. Termeti eshte ndjere edhe nga banoret ne veri te Shkupit. Intensiteti i  dridhjeve ka arritur rreth 4 balle. Epiqendra e termetit ishte 15 km larg qytetit te Shkupit ne thellesi 10 km. Infomacionet te tjera priten gjate dites./Almakos.com.

Lexo më Shumë

13.05.2017 Maqedonia prej moti funksionon thuajse si shtet pa qeveri. Dhe së shpejti, ma saktë nga e hëna që vjen, do vijë edhe deri te bllokimi i pushtetit komunalë. Ç’ mund të bëjë shumica e sapoformuar parlamentare që ky problem të mos e zhys vendin në një kaos edhe më të madh? Profesori  Universitar, Arsim Sinani për Almakos.com, thotë se ka mënyrë që këtij problemi “t’i lidhet koka” sa s’është bërë edhe më serioz. Sipas tij, shumica e re parlamentare lypset që në bazë të ingerencave që ia jep kushtetuta, ta shmangë krizën, e cila është e inskenuar mirë nga…

Lexo më Shumë

Dy ditë para skadimit të mandatit, krerët komunal nga deputetët kërkojnë zgjidhje urgjente ligjore për zgjedhjet lokale. Zëdhënësja e Komunës Qendër Katerina Canovska tha se për momentin më e rëndësishme është që Maqedonia të formojë qeverinë e re dhe shumica parlamentare të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sa i përket datës së mbajtjes së lokaleve, sipas Canovskës, kreu i komunës Qendër Zhernovski mendon se në tetor është momenti ideal për organizimin e zgjedhjeve lokale. Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski mendon se data më optimale e mbajtjes së zgjedhjeve lokale është muaji tetor, për shkak se deri në atë muaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për ekonomi i LSDM­së, Dragan Tevdovski në takimin e sotëm në Shtip me punëtoret dhe punëtorët e pjesës lindore të Maqedonisë ka biseduar për masat që do t’i ndërmerr qeveria e re reformuese që t’u sigurojë punë dinjitoze dhe ekzistencë. “Tërë kohën luftonim që pagën minimale ta risim dhe ja para se gjithash fillon qeveria, takime të para të tilla bëjmë me ju punëtorët”, ka thënë Tevdovski. Prioritet i Qeverisë së re, siç ka shtuar, do të jetë rritja e pagave para se gjithash paga minimale. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Një e moshuar ka humbur jetë në një aksident afër fshatit Kadrifikovo. S.D (75) mori lëndime të rënda trupore pas përmbysjes së makinës. Aksidenti ndodhi në rrugën Shtip-Veles afër fshatit Kadrifakovo. Makina “Dacia Logan” me targa të Shkupit, e drejtuar nga D.D (51) për një moment ka dalur nga rruga dhe është rrokulisur, me çka janë lënduar vozitësi dhe gruaja e moshuar morën lëndime të rënda. Dy të lënduarit u dërguan në Qendrën Klinike në Shtip dhe u është dhënë ndihmë mjekësore. Pas dy orëve nga aksidenti gruaja ndërroi jetë, ndërsa vozitësi u mbajt në Klinikë për kurim të mëtejshëm.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e të gjitha partive politike gjatë ditës janë mbledhur në koordinim “sekret” me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Për këtë takim pothuajse mediat nuk ishin fare të informuara, ndërsa nuk u dhanë kurrfarë detajesh se për çfarë diskutuan partitë parlamentare me Xhaferin dhe nëse kanë arritur marrëveshje për zgjedhjet lokale. Qëllimisht ose jo një ditë më parë mediat u njoftuan se kryeparlamentari i ri Xhaferi  për të hënën ka caktuar koordinimin me partitë parlamentare. Ndërsa u tha se një ndër temat e diskutimit midis koordinatorëve do të ishte data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe nëse arrihej marrëveshje, e…

Lexo më Shumë

Niveli i lumit Vardar afër Shkupit dhe Jegunovcit dhe Cërnës afër Novacit është dyfish më i ulët nga mesatarja për majin, tregon gjendja hidrologjike. Siç kumtoi DPHM, Vardari afër Velesit dhe Demir Kapisë, si dhe Treska afër Makedonski Brodit janë gjithashtu nën nivelin mesatar, diçka më shumë se dyfish është ulur niveli i ujit të Drinit të Zi, ndërsa ulje drastike, sipas matjeve tregojnë niveli i Sateksës e cila këto ditë ka lëvizur prej dy deri shtatë centimetra për dallim prej mesatares së majit i cili arrin 38 centimetra. Përafërsisht në nivel mesatar për këtë muaj janë Pçinja, Strumica dhe…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryejë erë e forcuar perëndimore, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit dhe vendet më të larta malore, Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin mes 9 dhe 15 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 34 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 14 dhe ditore deri 32 gradë celcius.

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për Dojçe Vele në gjuhën Maqedonase, ka hedhur poshtë mundësinë për negociata për amnisti me ish kryeministrin, Nikolla Gruevskin. Sipas saj Maqedonisë i duhet “fillim i pastër”. “Nuk u dakorduam me Gruevskin vitin e kaluar dhe nuk shoh shkas se pse duhet ta bëjmë një gjë të tillë këtë vit kur kemi shumicë parlamentare, me të cilën mund të bëjmë reforma në vend. Fakti që e patëm patjetër të paguajmë një çmim të lartë me lëndime, sulme, gjak dhe kërcënime se do të na vrisnin, tregon se nuk po përgatitim marrëveshje me…

Lexo më Shumë

Aleksandar Baçevski, drejtori tashmë i shkarkuar i shkollës së mesme të bujqësisë në Tetovë në një prononcim për Tv Kohën, transmeton Almakos.com ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e tij e tij është antiligjor, por ai megjithatë nuk do të ankohet. Baçevski pranon se ka qenë natën e 27 prillit në kuvend por mohon të jetë përfshirë në përleshje të dhunshme. Ai madje shtoi se presionet ndaj tij kanë filluar që në kohën kur është prishur koalicioni BDI-VMRO dhe është formuar koalicioni i ri ndërmjet BDI-së dheLSDM-së. “Shkarkimi im nga detyra e drejtorit të shkollës së mesme “Mosha Pijade” ka karakter të…

Lexo më Shumë

12.05.2016 Jo vetëm tani, por as më parë, në Maqedoni nuk ka pasur transparencë për atë se si harxhohet paraja publike. Madje, thonë ekspertët, edhe krizat politike, si dhe marrëdhëniet ndëretnike, shpesh janë nxitur e keqpërdorur vetëm që të tërheqin vëmendjen e publikut nga problemet reale të qytetareve tanë si dhe nga plaçkitja që u bëhet atyre. Ish ministri I financave, Xhevdet Hajredini thotë për Almakos.com se edhe pse institucionet tona shtetërore nuk janë transparente, të gjithë në një farë mënyre e dimë se ku harxhohet paratë e taksapaguesve. “Ne jemi dëshmitarë dhe e shohim se ç’ka ndërtohet dhe ku…

Lexo më Shumë

12.05.2017 Pak ditë më parë kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, pat deklaruara për mediat se kriza në të cilën gjendet vendi po i dëmton bizneset dhe i rrezikon edhe investimet e huaja. Në ndërkohë, ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, pohon se në gjendjen që është vendi, as borxh më nuk i japin. Sipas tij, qeveria e cila pritet të formohet, do të përballet me probleme serioze, madje edhe më serioze se sa që dihen. Të njëjta janë edhe vlerësimet e Profesori Besnik Fetahut i cili nënvizon se kriza politike, ka shkaktuar një krize ekonomike që…

Lexo më Shumë