Author: Adijat

Aleanca për Shqiptarët përshëndet aktin e dhënies së mandatit Liderit të LSDM-së njëherazi edhe kandidatit për Kryeministër Zoran Zaev. “Ne e vlerësojmë si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë,  krijimin e një qeverie reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvillimore dhe integruese për Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët. Në kumtesë mes tjerash thuhet se qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garancë për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot pati takim zyrtar me ambasadorin e Kanadasë në RM, Filip Pinington. Duke pasur parasysh faktin se presidenti i vendit sot e realizoi detyrimin e tij kushtetues dhe i dha mandatin bartësit të shumicës paralamentare, Xhaferi, citohet në njoftim, theksoi se me këtë mënyrë janë hapur proceset për formimin e qeverisë së re dhe për konstituimin e trupave kuvendore. “Hapat vijues në punën e Kuvendit do të jenë pikërisht në këtë drejtim, si dhe në miratimin e ndryshimeve të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale, në kontekst të zgjedhjeve të parashikuara lokale…

Lexo më Shumë

Të mërkurën rreth orës 12:30, lideri I LSDM-së Zoran Zaev pranoi mandatin  nga presidenti Gjorgje Ivanov. Ky ishte një moment për të cilin është folur muaj me rradhë. Në vilën “Vodno” gazetarë nga media të ndryshme prisnin në sallën ku presidenti Ivanov dhe lideri  i LSDM-së do të paraqiteshin për t’i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, njohton Almakos. Dy burrë-shtetasit erdhën. Së pari, fjala iu dha presidentit Ivanov, i cili  tha se  pengesat që qëndronin në rrugën për dhënien e mandatit, janë mënjanuar. Pas tij, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve të Maqedonisë iu drejtua lideri I LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM, Zoran Zaev, pasi mori mandatin nga presidenti Ivanov, për Almakos tha se punët do te përshpejtohen që dispozita ligjore për ligjin për arsim të mesëm që ka të bëjë me testimin ekstern të shfuqizohet me procedurë të përshpejtuar dhe testimi ekstern të mbetet në historin arsimore të Maqedonisë si provë e dështuar. Zaev shpalosi përmbajtjen e letrës dërguar Ivanovit. Pasi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev lexoi letrën e garancisë të cilën ia ka dërguar presidentit Ivanov. “Garantohet unitaritet, sovraniteti integriteti territorial, pavarësia dhe multietniciteti i Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje…

Lexo më Shumë

Sot jepet mandati. Te gjitha media jane ne vilen vodno. Presidenti Ivanov pret sot ne zyren e tij liderin e LSDM Zoran Zaev, raporton Almakos. Presidenti Ivanov ka bërë të ditur se do t’ia dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të LSDM-së. Me këtë tejkalohet edhe pengesa e fundit drejt formimit të Qeverisë së re në Maqedoni./Almakos

Lexo më Shumë

LSDM­ja sot kumtoi se shumica parlamentare i ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme që të zhbllokohen proceset demokratike, Nga partia bëjnë thirrje të pushojnë, siç qëndron, politikat destruktive të grindjes dhe VMRO­-DPMNE-­ja të veprojë në mënyrë konstruktive në proceset që vijojnë. “E nevojshme për interesat qytetare dhe shtetërore është që të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit politik të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme ndaj obligimit para qytetarëve për ta respektuar vullnetin e shumicës, në pajtim me Kushtetutën. Riafirmimi i Programit të Qeverisë së re të Maqedonisë së bashkuar, e cila do të punojë sipas Kushtetutës në interes të perspektivave euroaltantike…

Lexo më Shumë

Portali Faktor bën të ditur se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka pritur mbrëmë në takim ish-kryetarët e mëhershëm të Kuvendit, përcjell Almakos.com Edhe pse janë ftuar të gjithë ish-kryetarët, në takim nuk shkuan Ljubisha Georgievski, Savo Klimovski dhe Trajko Veljanoski, por vetëm Stojan Andov, Tito Petkovski dhe Nikolla Popovski. Klimovski ka konfirmuar mospjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të patjetërsueshme, kurse Ljubisha Georgievski, ka deklaruar se thjeshtë nuk ka dashur që të shkojë. Sipas këtij portali, takimi ka zgjatur më shumë se një orë dhe se janë shkëmbyer mendime për funksionimin e Kuvendit./Almakos.com

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit me ndryshimet e reja ligjore merr më shumë kompetenca dhe funksione, por nuk ka kapacitet të mjaftueshëm financiar dhe njerëzor për realizimin e tyre, kështu përfundohet në raportin e monitorimit civil të punës së Avokatit të Popullit, të përpunuar në kuadër të projektit “Avokati i Popullit-mes mandatit dhe kapaciteteve” të Qendrës Informative të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk. “Janë të nevojshme kushte reale për zbatimin e rregullave. Nuk mundet që ky institucion të merret me të gjitha sfidat që i ka, veçanërisht me ndryshimet e reja, nëse nuk…

Lexo më Shumë

Policia e Koçanit ka ngritur padi penale kundër V.K. (25) nga Koçani për shkak të sulmit ndaj infermieres S.S. (43). Sulmi ka ndodhur më 19 mars të këtij vitit, kur në shkallët para Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjthshëm në Koçan, i akuzuari pa asnjë arsye ka filluar ta kërcënoj më jetë infermieren  S.S. (43), transmeton Zhurnal. Në një moment ai ka goditur në dritare e cila pasi është thyer një pjese nga ajo ka rënë mbi këmbën e S.S. duke i shkaktuar lëndime serioze.

Lexo më Shumë

Është hapur dhe pastruar Qendra për shtip e Kuvendit, ku u krye dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve të enjten e 27 prillit nga ana e protestuesve të dhunshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dje dhe sot janë pastruar hapësirat nga gjurmët e gjakut dhe mbeturinave, ndërsa është riparuar edhe inventari, informojnë shërbimet kuvendore. ‘E gjithë hapësira është pastruar dje edhe sot. Është larë tepihu, mbetet të sanohen edhe shenjat nëpër murë. Pajisjet e gazetarëve dhe çështjet të cilët ishin në listë u janë ndarë. Janë riparuar dhe janë kthyer në vend edhe pajisjet e Kuvendit, siç janë kabllot dhe miksetat. Kështu që…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë  sot kumtoi se riafirmimi i programit të qeverisë së re të Maqedonisë së bashkuar, i cili do të punojë sipas Kushtetutës në interes të perspektivave euroatlantike, i prish, siç theksohet, të gjitha argumentet e paarsyeshme rreth mandatit që presidenti Gjorge Ivanov është e nevojshme shpejtë ta japë. “Nga rëndësia e jashtëzakonshme për stabilizim të shtetit është që të gjitha partitë politike dhe institucionet të vendosen në nivel të përgjegjësisë dhe të mundësojnë të vazhdojnë proceset demokratike”, kumtoi LSDM-ja. Shumica parlamentare, thekson LSDM-ja, nuk do ta lejojë kaosinin që e planifikojnë Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët për…

Lexo më Shumë

“Pse institucionet e tolerojnë punën e paligjshme të pronarit Minço Jordanovit?”, pyesin të punësuarit në “Nova Makedonija” të cilët nëpërmjet letrës së hapur nëpër media informojnë se prej fillimit të vitit nuk anë marrë rrogë, ndërkaq nuk u janë paguar as kontributet për sigurim shëndetësor, Punëtorët ankohen se menaxhmenti vazhdimisht i gënjen se do t’ua paguan mjetet e ngelura, megjithatë borxhi ndaj tyre është rritur. Gazetarët e “Nova Makedonijës” pyesin se pas mbylljes së “Utrisnki Vesnikut” dhe “Vestit” a e ka radhën tani “Nova Makedonija”? Ata gjithashtu pyesin Drejtorinë për të Ardhura Publike se si Inspekcioni i Punës dhe institucionet…

Lexo më Shumë