Author: Adijat

Kryetari I LR-PDSH-së, Ziadin Sela, të enjten për herë të dytë brenda një javë u paraqit në Prokurorinë Publike ( PP). Ai dha dëshminë e  tij për ngjarjet e 27 prillit. I pyetur nga gazetarët nëse i beson drejtësisë, pasi kjo e fundit, dhunuesit që u futën në Kuvend më 27 prill i dënoi vetëm me kusht, Sela tha se drejtësia s’duhet të jetë selektive. “Nuk mund që dikush të dënohet me tre vjet burg, sepse ka hedhur gur, vetëm e vetëm sepse është shqiptar, ndërsa dikush tjetër të dënohet me liri me kusht, kur qëllim kanë pasur edhe vrasjen”-tha më tej lideri…

Lexo më Shumë

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, në të cilin myslimanët në mbarë borën agjërojnë, duke u përmbajtur nga konsumimi i ushqimit dhe pijet, sivjet fillon të shtunën më 27 maj. Përmbajtja nga ushqimi dhe pijet fillon që nga thirrja e ezanit të sabahut, para agimit të diellit dhe përfundon me perëndimin e Diellit, përkujton Kliks i Sarajevës. Viteve të fundit Muaji i Shenjtë i Ramazanit në Evropë është në muajt e verës, që do të thotë ditë më të gjata në hemisferën veriore të cilat me vete bartin temperatura të larta të ditës. Kundrejt kësaj, Ramazani në hemisferën jugore bie në…

Lexo më Shumë

Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, i ftuar në emisionin ‘Faktor 24’ me Gorazd Çomovski të TV24, ka folur tematika të ndryshme si dhe politikën aktuale në vend, transmeton TvKoha. ‘OBRM-PDUKM nuk ka asgjë kundër shqiptarëve në RM, përkundrazi duan së bashku të ndërtojmë, është partneri më i mirë i tyre. Por gjithashtu OBRM-PDUKM nuk do të pajtohet asnjëherë të punojë në dëm të Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së dhe në dëm të maqedonasve dhe etnive tjera në Maqedoni’, ka theksuar ndër të tjera Nikollovski./Almakos.com

Lexo më Shumë

Personat C.G (49) dhe P.I (33), të dy nga Shkupi, dje janë ftuar në polici lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill. Siç kumtoi MPB-ja në buletinin ditor, pas marrjes në pyetje dhe gjurmëve të marra, ata janë liruar, ndërsa në konsultime me prokurorin publik do t’u jepet parashtresë adekuate. Thirrja në polici, thekson MPB, vijon pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Njësiti për krim të dhunshëm në SPB Shkup, i cili ka kryer kontroll të videoxhirimeve për identifikimin e personave tjerë të cilët në incidentin në Kuvend kanë ndërmarrë veprime me elemente të veprës penale, njofton AIM.

Lexo më Shumë

Një kamion me targa kosovare ka dalë nga rruga magjistrale Kriva Pallankë – Kumanovë te fshati Dllaboçicë. Kamioni, i cili ka qarkulluar drejt Kumanovës, ka udhëtuar nga vendkalimi kufitar Deve Bair, ndërsa para lokalitetit Procesçnik mes fshtrave Dllaboçicë dhe Psaça, është rrëshqitur për shkak të rrugës së lagësht dhe ka dalë në anën djathtë të rrugës. Sipas njohurive të para, shoferi i kamionit, i moshës 50-vjeçare, ka kaluar pa lëndime, ndërsa kamionin e sigurojnë policë, me qëllim të rregullimit të komunikacionit. Komunikacioni në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë po zhvillohet pa pengesa.

Lexo më Shumë

Mundësimi i ndjekjes se mësimeve me libra të shkruar në gjuhën shqipe, duke qenë të vetdijshëm se në cilin shekull jetojmë, duhet të jetë problem i të kaluarës. Fatkeqësisht në Maqedoni ky problem ende është prezente. Një nga shkollat në të cilën nxënësit shqiptarë po përballen me mungesën e librave në gjuhën amtare, është edhe shkolla “28 Nëntori” në Dibër. Profesoresha Arbana Qormemeti për Almakos.com, thotë se mungesë të librave në gjuhën shqipe ka viti i parë, i tretë dhe i katërt, ku ceku fizikën, biologjinë, artin figurativ, latinishten etj. Shpesh, sipas saj,  duke mos pasur zgjidhje tjetër, janë vet…

Lexo më Shumë

Sindikatat janë kundër që vendi i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike t’i takojë odave ekonomike. 13 sindikata dhe lëvizje sociale i kanë dërguar një letër të hapur mandatarit Zoran Zaev, ku nënvizojnë se janë kundër këtij emërimi, “Të gjitha qeveritë që i ka pasur Maqedonia e pavarur kanë qenë në anën e biznesit. Por, orientimi i tillë në favor të biznesit ka qenë e shprehur sidomos gjatë 11 viteve të fundit. Qeveria dhe bashkësia e biznesit kanë interesa të ndryshme, që në disa raste edhe bashkohen, por në të shumtën e rasteve janë kundër njëra tjetrës. Andaj, Qeveria dhe bashkësia…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë pas mbledhjes në seli, se ende nuk është marrë asnjë vendim për emra konkret për qeverinë e re. Sa i përket resorëve, Ahmeti tha se “BDI do të udhëheqë me të gjitha ministritë të cilat ka pasur deri më tani. Ndryshim do të ketë në ministrinë e shëndetësisë dhe atë të arsimit”. Kujtojmë se BDI ka udhëhequr ministrinë e arsimit, ndërsa në qeverinë e re, kuadri i partive shqiptare do të udhëheqë me ministrinë e shëndetësisë

Lexo më Shumë

Dënim me kusht prej 6 muaj deri në  1 vit e gjysëm për  9 prej sulmuesve të deputetëve, gazetarëve e të kameramanëve më 27 prill, kur këto të fundit gjendeshin në Kuvendin e R.së Maqedonisë. E ky vendim që u soll të martën i gëzoi përkrahësit e VMRO-DPMNE-së , të cilët  të akuzuarit i pritën para gjykatës me duartrokitje. Ndryshe prej tyre, analistët e cilësojnë këtë vendim si pasqyrën më të fundit të degradimit të drejtësisë në vend. Eksperti juridik, Mersim Pollozhani, thotë për Almakos.com se s’ka pikë dyshimi se gjykata është e dirigjuar. Ai shpreh habinë se si mundet…

Lexo më Shumë

Që kur kanë filluar bisedimet për formimin e qeverisë së re, po lind pyetja nëse kjo apo ajo parti a do të përafrojë qëndrimet me të tjerat, që janë pjesë e shumicës parlamentare. Një prej tyre është edhe Lëvizja Besa. Kjo e fundit ka vendosur në tavolinën e bisedimeve 5 kërkesa, për siç thonë, mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në vend: 1.Ridefinimi 2.Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë në të cilën nuk do të përfshihen persona të inkriminuar. 3.Marrëveshja për koalicionim  duhet të jetë e afatizuar dhe transparente 4. Implementim i plotë i Deklaratës 5. Qeverisje e balancuar. Se…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), indeksi i rrogës mesatare neto në muajin mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është 101.8, transmeton Gazeta Express. Një rritje e këtillë, para se gjithash i faturohet rritjes së rrogave neto në sektorin e financave dhe sigurimeve (7.5%), xehetarisë dhe gurthyeseve (7.2%) artit, argëtimit dhe rekreacionit (6.7%). Rroga mestarare neto për punëtorë në muajin mars të këtij viti ishte 22.445 denarë, ndërkaq 1.3% e punëtorëve nuk morën rroga./

Lexo më Shumë