Ministri I Arsimit dhe Shkencës ( MASH), Pishtar Luftiu, të premten ishte në qytetin e Tetovës, për të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit në UEJL. I pyetur nga Almakos.com se cfarë qëndrimi ka MASH, për mungesën e librave në gjuhën shqipe në disa shkolla në Shkup dhe në shkollën “ 28 Nëntori” në Dibër, përgjegjësinë e hodhi tek drejtorët e shkollave. Ministri Lutfiu, tha se gjatë periudhës së verës, drejtorët e shkollave duhet të dorëzojnë raport me numër të saktë të librave që mungojnë, që MASH, të mund t’i pajisë me të njejtat. Ndryshe vetëm pak ditë më parë…
Author: Adijat
LSDM-ja përmes një komunikate informon se për disa ditë do të formohet Qeveria e re reformuese që do të zbatojë politika përgjegjëse ekonomike, të cilat do të kontribuojnë drejt rritjes ekonomike me çka, siç thonë, shpejtë do të fillojë zbatimi i reformave të vërteta për ngritjen e ekonomisë, të cilat do të thonë jetë cilësore për qytetarët. “Sot, madje edhe guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov i cili në mandatin e deritanishëm heshte lidhur me politikat e qeverive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, me rishikimin e shkallës së rritjes ekonomike në 2,5 për qind i konfirmoi hapat katastrofike ekonomik të pushtetit të…
Në Strumicë gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 71 litër në metër katror rreshje shiu, informoi DPHRM. Shiu i rrëmbyeshëm gjatë ditës së djeshme përmbyti disa shtëpi dhe rrugë të Strumicës-shkruan Republika Rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa rreshjet bllokuan edhe trafikun pasi makinat notonin në ujë.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta mori pjesë në inaugurimin e riasfaltimit të rrugës kryesore të Lagjes “Dutllëk”, si dhe rrugëve anësore që çojnë tek institucionet arsimore, i shoqëruar nga drejtorët e shkollave të mesme të qytetit. Gjatë fjalës së tij z. Bejta u shpreh se këto përmirësime janë pjesë e vizionit të përbashkët për një Gostivar të së ardhmes. Ai u ndal gjithashtu në rëndësinë e veçantë që ka kjo rrugë për zonën. “Karakteristikë e investimit është fakti që rruga frekuentohet nga nxënësit dhe kuadri mësimor i tre shkollave të mesme publike të qytetit, Gjimnazit, Ekonomisë dhe…
Edhe pse ka pasur zëra se do të anulohet mbajtja e maturës shtetërore, ajo do të fillojë prej nesër e do të zgjasë deri më 14 qershor, Për testim në maturën shtetërore janë paraqitur 16426 kandidatë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme. Testimi do të fillojë nga ora 10 për gjuhë amtare dhe literaturë. 10632 maturantë janë paraqitur për testim në gjuhën maqedonase, 5120 për gjuhë shqipe dhe 418 në gjuhë turke. Për gjuhë të huaja janë paraqitur 15201 për gjuhë angleze, 108 në gjuhë franceze, 197 për gjuhën gjermane dhe për gjuhën ruse do të testohen 26…
Sot në mëngjes është dhënë urdhëri, në një drejtim të ndërpriten të gjitha telefonat e ‘Media Print Maqedoni’. Kjo do t’i godasë të gjithë punonjësit e deritanishëm dhe ish-punonjësit e MPM-së, sepse atyre rregullisht, çdo muaj u është marrë para për shërbimet, por menaxhmenti i kompanisë me muaj nuk i ka kthyer paratë në ‘Telekomin e Maqedonisë’. Domethënë gazetarët do të mbeten pa telefonat e punës që i kanë përdorur për çështje zyrtare, thotë Ljubisha Stankoviq, kryetar i sindikatës së gazetarëve në ‘Utrinski vesnik’. ‘Në të njëjtën kohë, menaxhmenti i MPM-së të gjithë punonjësve u ka dhënë vërtetime se nuk…
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, fillon nesër në ora 2:50 të mëngjesit, dhe do të zgjasë për 30 ditë rresht. 27 maji është dita e parë e këtij muaji të mirëpritur nga besimtarët myslimanë, të cilët agjërojnë për 30 ditë ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Muaji i agjërimit, do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit. Në…
Në organizim të delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Institutit të Maqedonisë për media sot në BE Info qendrën do të ndahen çmimet nga konkursi “Çmim nga BE-ja për gazetari hulumtuese”. Fjalim përshëndetës në ngjarje do të kenë Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Marina Tuneva, kryesuese e jurisë./Almaskos.com
Në organizim të Fakultetit juridik ‘Justiniani i Parë’ Shkup, në kuadër të Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodij’ dhe Avokatit të Popullit të RM-së sot do të mbahet debat profesional me temë ‘E drejta e arsimit në RM, realizimi i saj dhe mbrojtja. Më pas, dy institucionet do të nënshkruajnë edhe Memorandum për bashkëpunim me të cilin vazhdohet bashkëpunimi shumëvjeçar. Në debatin profesional fjalime përshëndetëse do të kenë dekani i Fakultetit Juridik, Goran Koevski dhe avokati i popullit Ixhet Memeti, ndërsa diskutime në këtë temë do të kenë profesorët Borçe Davitkovski, Ana Pavllovska Daneva, si dhe zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska…
Sot në Shtip do të mbahet panair për punësim në organizim të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë. Në panairin e personave të papunë nga Shtipi dhe rrethina, si dhe të interesuarit e tjerë do të mund të njihen me mundësitë që i ofrojnë punëdhënësit dhe me nevojat në tregun e punës, njofton AIM. Në kuadër të panairit do të mbahet Forumi për punëdhënës dhe Info takime për të rinj./Almakos.com
Deputetet qe hapen dyer nuk mund te quhen koleget e mi, tha lideri i LR-PDSH-se. Ata nuk e kane vendin as ne Kuvend, por se shpejti do te jene atje ku edhe e kane vendin dhunues e bashkepunetore te till. Me tej Sela tha se, jane bere perparime ne bisedimet per qeverine, dhe tha se krijimi i Qeverise eshte afer. Ne pyetjen se a eshte i gatshem te pranoje postin e zv.kryeminstrit, ai tha se tani, ne kete mandat nuk do ta pranoje nje pergjegjesi te till. Sipas tij, sepse votuesit nuk e kane votuar, por, e ka votuar nje…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se në muajin e kaluar është ekstraduar shtetasi i Maqedonisë, D.M, nga Italia, përcjell Telegrafi. MPB-ja sqaron se për t’u realizuar gjetja dhe ekstradimi i tij, janë dashur plot 23 vite, e një muaj, e 14 ditë. I dënuari D.M, bashkë me S.Gj, në janar të vitit 1989 kanë kryer vrasje mizore të personit Zh.K. Pasi që e kanë mashtruar, e kanë mbytur me sëpatë, më pastaj trupin e të vdekurit e kanë copëtuar. Në qershor të vitit 1989, Gjykata e Qarkut në Manastir i ka dënuar D.M me 15 vite…