Më shumë divorce në vend ka pasur në kryeqytet. Në tre muajt e parë në Maqedoni ka pasur më kurorëzime, por edhe më pak divorce. Në Maqedoni në tremujorin e parë të këtij viti janë lidhur 2.566 martesa, ose për shtatë për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Në tre muajt e parë janë regjistruar edhe 519 shkurorzime, që është për 21,8 për qind më pak se në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016. Numri i divorceve në tremujorin e parë është si vijon: Shkup…
Author: Adijat
E vendosur në rrugën ‘Aco Karamanov’ në Vodno, gjendet rezidenca e kryeministrit të Maqedonisë. Fqiu I parë është presidenti, rezidenca e të cilit është në të njëjtën lagje, njofton Telegraf.mk. Dy rezidencat kanë portën e njëjtë. Megjithatë presidenti Ivanov I cili bashkë me familjen e tij jeton në këtë rezidencë, sërish do të mbetet pa fqiun kryesor. Zoran Zaev, I cili është në process të negociatave të formimit të qeverisë së re, vecmë ka paralajmëruar se si kryeministër shum pak do të qëndrojë në rezidencën në Vodno e parashikuar për të. Foto në vazhdim janë regjistruar nga google përdersia kanë…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar udhëheqësin e Bashkësisë Islame, Sulejman ef. Rexhepi dhe gjithë besimtarët myslimanë në vend. “Më lejoni që personalisht, anëtarëve të Risajetit, muftinive, imamëve dhe gjithë qytetarëve të besimit Islam në Maqedoni t’ua uroj fillimin e muajit të agjërimit. Në Islam, Ramazani është muaj i shenjtë ku festohet pastrimi shpirtëror dhe trupor. Mësimet thonë se duke ndihmuar të varfërit, besimtarët shpresojnë për mëshirë dhe falje të mëkateve për vete dhe familjet e tyre”, thuhet mes tjerash në urimin e Ivanovit./Almakos.com
Klubi bjeshkatar “Luboten” nga Tetova organizon ngjitjen e 36-të në Majën e Titos, e cila do të bëhet sot dhe nesër me pjesëmarrje të numrit të madh të bjeshkatarëvem nga Maqedoni, rajoni dhe Evropa. Këtë vit pritet që në Majën e Titos të ngjiten mbi 800 bjeshkatar. Ngjarja është pjesë e festimit të Ditës së Evropës, e organizuar nga Zyra e BE-së në Shkup, ndërsa ngjitja edhe këtë vit do të ketë mesazhin për ruajtjen e ambientit jetësor “Lule bjeshke dhe mbeturinë bjeshke, nuk shkojnë së bashku”. Ngjitja do të shoqërohet edhe me aksion për pastrimin e shtegut. Pjesëmarrësve do…
Pasi dje kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk i pranoi në bisedë të shkyçurit nga sistemi i ngrohjes, ndërsa u pranuan nga administratori i gjykatës, qytetarët edhe për sot kanë paralajmëruar marsh protestues pasdite, para hapësirës së Komisionit rregullator për energjetikë. Qytetarët të cilët janë shkyçur nga sistemi i ngrohjes, për disa ditë po protestojnë para Komisionit rregullator për energjetikë duke kërkuar që të kthehen në sistemin e ngrohjes. Protestat e tyre kanë vite që vazhdojnë. Ata thonë se është e padrejtë që të pagujnë për diçka që nuk e përdorin. /Almakos.com
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dega në Gostivar, mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend. Kryetari i degës dhe njëherësh edhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Nevzat Bejta njoftoi anëtarët e kryesisë mbi ecurinë e formimit të qeverisë së re reformuese. Dega e Gostivarit, tha kryetari Nevzat Bejta e quan privilegj zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit, duke shtuar që Gostivari po prezantohet denjësisht në nivelin qendror. Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta shprehu bindjen që qeveria reformatore shumë shpejt do të fillon punën, dhe…
Kryesia e BDI-së pritet që sot të vendos për ekipin e ministrave, pas bisedimeve të djeshme finalizuese me kreun e LSDM, Zoran Zaev, ku janë kompletuar resorët ministrore. Po ashtu mësohet se edhe Aleanca për Shqiptarët do të nominojë emrat për ministra që do të jenë pjesë e kabinetit qeverisës. Jozyrtarisht janë lansuar disa nga emrat që do të drejtojë BDI-shkruan Ina. Zv.kryeminister për Marëveshjen e Ohrit do të jetë Hazbi Lika që ka fituar garën kundrejt Izet Mexhitit. Zv.kryeministër për EuroIntegrime do të jetë Bujar Osmani. Ministër i Drejtësisë Adnan Jashari. Ministër i Ekologjisë Bashkim Ahmeti kandidat pretendent tjetër…
Kalimi i maturës shtetërore për sesionin e qershorit do të fillojë sot, me testim në gjuhën amëtare dhe letërsi. Përkrah provimit të djeshëm, do të ketë edhe tre provime nga matura shtetërore, ndërsa gjithsej këtë vit janë paraqitur 16.426 kandidatë. 10632 maturantë janë paraqitur për testim në gjuhën maqedonase, 5120 për gjuhë shqipe dhe 418 në gjuhë turke. Testimi në lëndën e matematikës do të mbahet më 12 qershor, ndërsa janë paraqitur 2.070 kandidatë. Rezultatet e para të provimeve pritet të shpallen më së voni deri 14 korrik, gjegjësisht një muaj pas provimit të fundit (14 qershor).
Njëra nga gjykatëset e cila vendosi të mos ngrihet pasuria e OBRM-PDUKM-së është Elena Ilievska Josifoviq, për të cilën PSP në fund të marsit dorëzoi kërkesë për shkarkim nga Këshilli për vërtetimin e fakteve, mëson Makfax, përcjell Almakos.com. Përveç asaj, kundë ngrirjes së pasurisë ishte edhe ish-gjykatësi Vlladimir Pançevski. Ata së bashku ishin kundër kërkesës së PSP-së, që të ndalohet depozitimi i pasurisë së njërës nga partitë më të pasura në Evropë. Sipas analizës së SCOOP, vlera e pasurisë së partisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski arrin mbi 60 milionë euro./Almakos.com
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha dielli, pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, sidomos në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 12 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 15 deri 23 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 22 gradë Celsius./Almakos.com
26.05.2017 Fotografia e mësipërme tregon të vetmin “stol” që kanë banorët e 7-8 ndërtesave në parkun përballë kishës “ Sveti Nokolla” në veri të Shkupit. I ashtuquajturi stol, është i improvizuar nga vet banorët e lagjes, vetëm me dy dërrasa, të cilat kanë filluar edhe të kalben. Megjithatë, ky park ka pasur stola, të cilët janë vendosur para disa vitesh. Vet banorët për Almakos.com, thonë se disa qytetarë të papërgjegjshëm i kanë marr ulëset për t’i vendosur ndoshta në oborret e shtëpive të tyre. Nëpërmjet postës elektronike, zyrtarisht ju drejtuam Komunës së Çairit, për t’i pyetur se cfarë bën ky…
26.05.2017 Besimi në sistemin e drejtësisë në Maqedoni, ka arritur në një pikë të tillë , që kur jepet një vendim, i cilësuar nga të gjithë si i padrejtë, politikanë e qytetarë thonë: “ S’na habit kjo”. Për vitë me rradhë, sic u zbulua dhe nga përgjimet e publikuara, nga lideri i LSDM-së, u pa se si drejtësia ka marrë vendime të padrejta për rastet e montuara ndaj shqiptarëve. Vendi ka mbetur në duart e një sistemi gjyqësor, i cili funksionon mbi baza etnike, apo edhe politike. Qeveria e ardhshme, e cilësuar edhe si qeveria e reformave, ka shumë punë…