Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi sot priti në vizitë zyrtare ambasadorin e Republikës së Kosovës,Ylber Hysa, ku u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit në mes dy vendeve, njoftojnë mediat në vend. Ambasadori, Hysa rikonfirmoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej t’i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë. Kryeparlamentari, Xhaferi falemenderoi ambasadorin Hysa për vizitën e tij, me ç’rast shprehu kënaqësi dhe gatishmëri për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë në mes dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje…
Author: Adijat
I propozuari nga Aleanca për Shqiptarët për ministër i shëndetësisë, Arben Taravari për revistën Fokus ka folur për punët e para që do t’i kryej si ministër, përcjell Almakos.com. ”Do ta kthejmë sistemin të funksionojë. Pagesa sipas meritës do të largohet që nga fillimi. Planifikojmë të ketë pesë qendra rajonale siç është klinika ”8 shtatori”. Do të bëjmë revizion të të gjithë potencialit brenda në ministri dhe do të gjejmë gjërat që na duhen dhe që i kemi pa shfrytëzuara.”
Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë së Sllovakisë, Mirosllav Lajçak deklaroi se pret që me zgjedhjen e qeverisë së re në Maqedoni t’i jepet fund krizës politike dhe të fillojnë të tejkalohen ndarjet në shoqëri. “Shpresoj se formimi i qeverisë dhe mandati i Zoran Zaevit shënon fund të krizës politike, e cila për fat të keq ka ndikuar në ngjarjen politike në Maqedoni”, deklaroi Lajçak në intervistën për “Ballkanin Perëndimor Evropian” gjatë forumit global të sigurisë GLOBSEK në Bratisllavë. Kriza politike, sipas Lajçakit, ka rezultuar me ndarje në shoqëri. “Fillimisht duhet të bëhet përpjekje që të bashkohet shoqëria dhe të tejkalohen…
Ministri i propozuar nga RDK-ja si pjesë e ”Aleancës për Shqiptarët”, Suhejl Fazliu, është ministri më i ri në qeverinë Zaev për Vetëqeverisje Lokale, Ai është i lindur më 30 shtator të vitit 1986 dhe tani për momentin është 30 vjeç e 8 muaj. Ministër më plak është Samka Ibrahimovski i cili ka 62 vjeç dhe 8 muaj. Ibrahimovski përfaqëson komunitetin rom në Maqedoni dhe do të jetë ministër pa resor. Shumica e ministrave të rinj të qeverisë Zaev janë të moshës 32 deri 48 vjeç.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev shpreson se deri në mesnatën e së mërkurës, vendi do të ketë qeveri të re. Ai theksoi se reforma më urgjente, menjëherë pas formimit të qeverisë, do të jetë heqja e testimit ekstern dhe rritja e pagës minimale. “Pres që deri të mërkurën në mesnatë të zgjidhet Qeveria, ndërsa masa e parë do të jetë heqja e testimit ekstern dhe rritja e pagës minimale”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai sot ishte në prokurorinë e Shkupit për krim të organizuar dhe korrupsion, ku dha dëshmi pasi që partia e tij parashtroi padi penale kundër…
29.05.2017 Organizatat jo-qeveritare shprehen se kanë presion të vazhdueshëm nga shteti. Për 5 muaj me rradhë, çdo ditë kanë qenë nën kontrroll dhe nën presion të vazhdueshëm gjatë punës së tyre plot 24 organizata jo-qeveritare, thanë sot përfaqësuesit e tre prej tyre. Në konferencën për shtyp të mbajtur të hënën me fillim në orën 12, përfaqësuesit e tre organizatave jo qeveritare shpalosën për mediat shqetësimet e tyre, të shkaktuara nga inspektorët e shumtë dhe kontrrollet e pandërprera, e të paarsyetuara. “Ne nuk e kemi problem të japim llogari, pasi që si organizata, punën tonë e bëjmë si duhet, por këto…
Në kongresin e 22-të të LSDM-së, siç mëson A1on, Oliver Spasovski do të largohet nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të partisë. Në vend të tij do të vijë, Ljupço Nikollovski, Ky ndryshim vjen pasi, Oliver Spasovski në qeverinë e re do të jetë ministër i punëve të brendshme.Në kongresin e LSDM-së, do të rizgjedhjet kryetar Zoran Zaevi, si kandidat i vetëm.
Te pranishmit ne sallen e “Aleksandar Palace”, të cilët marrin pjesë në Kongresin e 22-të LSDM-së u ngritën në këmbë dhe me duartrokitje e përshëndetën fjalimin e të parit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ky i fundit në këtë kongres, pritet të rizgjidhet sërisht kryetar i partisë LSDM. “Qytetarët pas 11 viteve janë në prag të formimit të qeverisë së re reofmratore, të qeverisë që do të jetë e tyre. Kemi mundësin para nesh për të ndërtuar shoqëri për të gjithë. Kjo nuk është fund e luftës për jetën që e zgjodhëm. Ky është fillimi ynë. Që sot, prej këtu është…
Zaev tha se askush nuk është me i rëndesishëm se tjetri. Sipas tij, nuk është e lehtë të ndërtohet një vend demokratik, dhe qeveria e ardhshme ka shumë përgjegjësi dhe punë, por nga java tjetër do të hapen mundësi të mirëfillta për të gjithë. Do ti mbrojmë të pambrojturit, do të ndihmojmë ata në nevojë, do të mbrojmë të drejtat e punëtorëve-tha Zaev. ” Do ti rrisim standatet, do të dëgjojmë me vëmendje idetë e ndryshme. Bashkë me partenerët tanë Evropian kemi si parësore mirëqenien e qytetarëve”- vazhdoi Zaev fjalimin e tij në Kongresin e 22-të të LSDM-së. /Almakos.com.
“Jete në Maqedoni për të gjithë”- kështu e filloi fjalimin e tij Lideri i LSDM-së. Më tej ai tha se duhet të mundëosjmë një jetë të qetë e të sigurtë për prindërit tanë, për të rinjët një të ardhme të ndritur. Zaev tha se duhet të rikthejmë besimin në drejtësi, në një Maqedoni demokratike. Ky është fillimi ynë, sot që këtu nis fillim i ri për ne në Maqedoni. Do ta lëmë pas të shkuarën , të përdorim mundësinë për reforma- vazhdoi më tej Zaev. Ndyrshimet janë forca jonë, dhe do ta përdorim si duhet këtë për të arritur qëllimet…
Fabrika për prodhimin e tekstilit teknik dhe industrial Luteks, investim i kompanisë gjermane STS Tekstajl, sot në rrethin e ish-fabrikës “Nonça Komisheva” në Veles, do të përurohet. Në solemnitet do të mbajë fjalim zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski. Në fillim do të punësohen 50 persona, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet të angazhohen deri në 1.000 persona. Investimi fillestar vlerësohet në rreth 4 milionë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të investohen deri në 7 milionë euro. Pjesa më e madhe e prodhimeve do të eksportohen në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni.…
Opera dhe baleti i Maqedonisë kumtoi se organizon koncert humanitar të pianistit Dino Imeri, me qëllim që të mblidhen para për mjekimin e mëtutjeshëm jashtë vendit të pianistitnxënësit të ri Nikolla Aleksovski. “Të gjithë qytetarët humanë do të mund të donojnë përmes blerjes së biletës me çmim simbolik në OBM, si dhe përmes llogarisë bankare të nënës së tij: Elizabeta Aleksovska 300007085053957 Banka komerciale SHA Shkup”, informon Opera dhe baletit i Maqedonisë. Në koncertin humanitar, Imeri do t’i luajë: Sonatën nr.23 op.57 “Apasionata” të Betovenit dhe tre vepra nga Franc List “La Kampanella”, Mefisto Valcer nr.1 dhe Rapsodi…