Author: Adijat

31.05.2017 Sipas ligjit, 30% e numrit të përgjithshëm të deputetëve duhet të plotësohet nga gjinia e bukur. Ndërkohë që shumë larg kësaj shifre është shumica e re parlamentare. Në Kuvendin e Maqedonisë, femrat kanë vetëm 5 përfaqësuese, gjegjësisht 5 deputete. Intelektualja dhe diplomatja, Adelina Marku, vlerëson se lidershipi në Maqedoni është primitive në të gjitha llojet e veta. “Për më shumë, kam bindjen se shqiptarët këtu, spikaten edhe më shumë për këtë. Ata vazhdojnë të mendojnë se “ flokëgjata është mendjeshkurtra” ose “ e bukura është për nishan”, pra nuk dalin dot nga mediokriteti i kësaj matrice. Kjo duhet të…

Lexo më Shumë

I pari i institucionit të Avokatit i Popullit, Ixhet Mehmeti ankohet se deri tani nuk janë pranuar udhëzimet e tija, por thotë se ka shpresë se kjo dukuri do të ulet duke u bazuar në programin qeverisës të Zoran Zaevit. Ai e cilëson si “ambicioz” programin qeverisës dhe thotë se reformat e parapara do t’ia lehtësojnë punën Avokatit të Popullit. Të gjithë këtë e tha në një konferencë për media për shkeljen e të drejtave që u bëhet refugjatëve nga Kosova që migruan në Maqedoni. TV21 bën të ditur se Avokati i Popullit ka proceduar gjashtë lëndë për mbrojtjen e…

Lexo më Shumë

Sot Prokuroria Publike Speciale ka pranuar listën me emrat e ministrave qe duhet të kontrrollojë. Bujar Osmani, i pyetur nga mediat në vend nëse ndjehet i pastër në këtë situatë, është përgjigur duke thënë “Po”, madje duke shtuar se sot këtë do ta vërtetojë edhe PPS-ja dhe Zoran Zaev. Ndërsa emri tjetër për të cilin në mediat në vend thuhet se është ndër personat e inkriminuar, Sadulla Duraku, ka thënë se ato janë përralla me tupan të portaleve dhe njerëzve që nuk e duan të mirën e vendit. Lideri i LSDM-së sot deri në PPS ka dorëzuar listë me emrat e politikanëve…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungeses së deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO-së dështon vazhdimi i seances konstituive. Gjithashtu në mbledhjen konstituive mungo edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI, Aleanca dhe VMRO në këtë menyrë sabotjnë vazhdimin e seancës. Kjo është mënyra e funksionimit të shumicës parlamentare, gjë që në fillim nuk premton./Almakos

Lexo më Shumë

Këshilli institucional i shkollave fillore dhe enteve të posaçme pranë Lidhjes së defektologëve të Maqedonisë sot organizon Panair të mjeteve mësimore. Panairi, i cili do të mbahet në Qendrën për dizajn dhe inovacione “Dhoma publike”, ka për qëllim që të promovohet dhe të përfitojë specifikacitetin e punës së defektologëve dhe punonjësve të tjerë profesional tëcilët drejtpërdrejtë janë të kyçur në punën edukuese­arsimore dhe trajtimin profesional me fëmijët me lloje të ndryshme të pengesave. Pjesëmarrësit e panairit do të kenë mundësi ta promovojnë punën e tyre dhe të këmbejnë përvoja dhe praktika të mira.

Lexo më Shumë

Sot pritet që të vazhdojë seanca e radhës e gjykimit të Grupit të Kumanovës, ndaj të cilëve rëndon akuza e terrorizmit. Në seancën e fundit, të akuzuarit kundërshtuan vendimin e gjykatës që të mos përfillet kërkesa e tyre për ndryshimin e trupit gjykues dhe prokurorëve. Ata filluan të diskutojnë pa u dhënë të drejtë fjale, që rezultoi me largimin e tyre nga seanca. Shefqet Hallaçi dhe Demë Shehu e akuzuan trupin gjykues se nuk dëshiron që të zbardhet e vërteta e ngjarjes së Kumanovës, kurse Valdet Zekaj e akuzoi gjykatësen Verka Petrovska sepse nuk i ka pranuar propozimet e tyre…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, u takua me raportuesit e Komisionit për respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare që ndërmerren gjatë anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Raportuesit Lise Christoffersen nga Norvegjia dhe Valery Girechi nga Moldavia, janë duke zhvilluar vizitën dyditore në Maqedoni. Bashkëbiseduesit kanë folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit 2016, tejkalimin e krizës politike, gjendjen e tanishme politike dhe zgjidhjen e sfidave që vijnë.

Lexo më Shumë

30.052017 Për ministrin e ri të eurointegrimeve, Bujar Osmani dhe disa emra të tjerë të BDI-së, në vitin 2015, Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pat deklaruar se janë ngritur padi. Këtë, ky i fundit e ka pohuar i ftuar para dy vitesh në një emision të drejtuar nga Muhamed Zekiri, në Tv Shenja. (Shih video e mëposhtme). Në ndërkohë, tani kur duhet ta merr postin e Kryeministrit, Zoran Zaev ka premtuar një qeveri reformatore, duke thënë se të gjithë ministrat do të vihen nën thjerrëzën e PSP. Lidhur me këtë, Prokurorja Speciale Lençe Ristovska, tha se kjo prokurori do të…

Lexo më Shumë

Kryetari I Gjykatës Supreme, Jovan Angelovski e shtyu seancën për rastin “Mostra”, për në datë 9 qershor në orën 11:00. Fillimisht kur u tha për këtë datë, avokati Asmir Alispahiq kërkoi që e njejta të ndryshohet, por datat që iu propozuan nuk ishin të lira për avokatët. I pranishëm nuk ishte avokati mbrojtës Naser Raufi, dhe nga mosprezenca e tij gjykatësi Angelovski e shtyu seancën. Prokurorja Publike Liljana Spasovska erdhi në vend të Gordana Geshkovskës. Prokurorja Publike tha se me datë 6 prill kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale marrjen e kësaj lënde. Spasovska tha se ka fakte të reja andaj edhe duhet…

Lexo më Shumë

Analistët të ndarë në dy grupe: Ca besojnë e dyshojnë në paketën e re të ministrave 29.05.2017 Vetëm një ditë më parë u publikuan edhe emrat e ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Dhe siç ndodh gjithmonë në raste të tilla, të menjëhershme ishin reagimet e qytetarëve, partive, organizatave jo-qeveritare. Rrjeti social Facebook, u mbush me postime që u dedikoheshin pikërisht këtyre emrave të përzgjedhur nga partitë shqiptare për të drejtuar ministrit përkatëse, shkruan Almakos. Disa i thumbonin, disa i vlerësonin, e disa të tjerë preferonin të mos merren me vlerësime, pa shikuar rezultate konkrete. Si…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i propozuar i kulturës Robert Allagjozovski në një intervistë  për Makfaks thotë se prioritet do të ketë stopimin e projektit ‘Shkupi 2014-të’, do të  sjellë ligj të ri për trashëgiminë  kulturore  dhe departizimi i institucioneve të kulturës. “Shkupin 2014-të duhet menjëherë ta stopojmë pasiqë brenda natës po mbijnë  përmendore të reja të cilat nuk i duhen askujt ndërkaq i paguajmë  shtrenjtë”, është  shprehur Allagjozovski. Ai gjithashtu paralajmëron edhe revision për këtë projekt në gjashtë muajt e parë. Allagjozovski, anëtarë i shoqatës së shkrimtarëve të pavarur, e quan veten si njeri a partiak, ndërkaq vjen nga Strumica dhe…

Lexo më Shumë