Pas dy ditëve që rrinte zjarri i ndezur në deponinë e Strugës, nga mbrëmë është angazhuar ekip shtesë i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin që për dy ditë kishte mbajtur të mbuluar qytetin me tym. Kjo deponi ishte shkas që qytetarët të dalin edhe në protesta të cilët nuk rezultuan me ndryshimin e gjendjes. Gjithashtu, në Strugë kanë qenë ministrat e Qeverisë për të gjetur zgjidhje të përbashkët së bashku me kryetarin aktual të Komunës.
Author: Adijat
Në shkollën fillore “ Hasan Prishtina“ në Çair, libri i muzikës me të cilin mësojnë nxënësit nga klasa e 1 deri në klasën e 5-të nuk ka asnjë këngë shqipe, por ka këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase, nacionalitet të cilit i përkasin edhe vet autorët e librit, shkruan Almakos. Në këtë libër këndohet për heronj maqedonas, por jo edhe për ata shqiptarë. Rufki Loku është mësues në shkollën fillore “Hasan Prishtina” që nga viti 2013. Ai thotë se me këtë libër është zhvilluar mesimi që nga ai vit e vazhdohet edhe sot. Sipas tij, ky libër është i përshtatshëm…
Institucionet vazhdojnë të jenë të mbyllura për gazetarët. Gazetarit hulumtues i ndodh të presë javë të tëra apo edhe muaj deri në marrjen e përgjigjes nga institucionet shtetërore. Ky perfundim u tha sot në prezantimin e një studimi të realizuar nga “Metamorfozis”, shkruan Almakos. Sipas ligjit të miratuar në vitin 2006 (të ndryshuar 4 herë deri më tani) për të drejtën e gjasjes deri tek informacionet me karakter publik, në nenin 21 thuhet se institucionet kanë 30 ditë kohë të përgjigjen. Ky, sic u tha në konferencë, është një afat i papërshtatshëm duke marrë parasysh dinamikën që ka gazetaria. Një…
Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka. Në këtë takim të parë, ministri Duraku dhe ambasadori Reka vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e mjedisit jetësor është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ministri Duraku theksoi se “Maqedonia dhe Shqipëria kanë nënshkruar disa marrëveshje bilaterale në fushën e ambientit jetësor që është dëshmi për bashkëpunimin e ndërsjellë. Sipas tij, me rëndësi të veçantë është avancimi i bashkëpunimit bilateral në pjesën e menaxhimit të ujit…
Ka vazhduar polemika e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së nëpërmjet kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe Vllatko Gjorçev i cili ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe nuk është larguar që andej derisa Xhaferi ka thirrë sigurimin e Kuvendit të largojnë atë pasi i kishte dhënë verëjtje dy herë. Ka qenë problematike për Xhaferin që Gjorçev të flet pa marrë fjalë dhe kjo e ka nervozuar atë që të kërkoj nga sigurimi që ta nxjerr jashtë. Gjorçev mes tjerash ka kërkuar që t’i jepet fjalë në Kuvend se të drejtën e fjalës i ja ka dhënë populli e jo kryesuesi. Pas incidentit…
Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) paralajmëron se çmimi i miellit mund të rritet deri në fund të vitit për shkak të mungesës së grurit,shkruajnë mediat në vend. Sipas tyre, prodhimi do të jetë më i vogël krahasuar me vitin e kaluar, kurse në disa vende mundet që të mos ketë aspak të korrura, duke shtuar se kjo ndodhë për shkak të kushteve të këqia klimatike, si edhe zbatimi i pakët i masave agroteknike që të shpëtohet fryti. LOE propozon që Qeveria të blejë 50 mijë ton grur që bujqit t’i kompenzojnë dëmet dhe të mbjellin më shumë sipërfaqe në vjeshtë,…
EVN Maqedoni një herë në vit i hap dyert për fëmijët e të punësuarve të saj. Në ditën e parë të punës pas përfundimit të vitit shkollor, rreth 200 fëmijë vizituan vendet e punës të prindërve të tyre. I kaluan 8 orë të plota në hapësirat ku punojnë prindërit e tyre dhe së bashku me fëmijët tjerë u shoqëruan, edukuan, eksperimentuan, u argëtuan. Programi edukativ „Me fëmijët në punë“ pjesë e të cilit ishin fëmijët e të punësuarve të të gjitha departamenteve dhe Qendrave Energo të Konsumatorëve të vendit, u zhvillua në më shumë lokacione, në departamentet qendrore dhe disa…
LSDM-ja nuk guxon të injorojë problemet reale me të cilat ballafaqohen bujqit dhe duhet të ndëmarrë hapa konkret për zgjidhjen e tyre, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. Bujqësia si një ndër degët kryesore të ekzistencës të popullit në vend nuk mund të lehet anësh me qasje joserioze, duke përmendur si problem konkret çmimin aktual të kajsisë me 20 denarë në krahasim me atë vjetshmin prej 35 denarë, vazhdon deklarata./Almakos/
Edhe sot do të organizohen protesta në qytetin e Strugës për shkak të deponisë së hedhurinave, e cila këto ditë ka shkaktuar shqetësim të madh te struganët. Ende nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete për këtë problem ekologjik edhe pse ministrat pa resor reaguan ndaj thirrjeve që të ndërmerret diçka në këtë drejtim. Sipas 24Vesti, tani për tani Ministria e mjedisit e ka lënë këtë çështje në duar të ekipeve eksperte të cilët pritet ta shqyrtojnë problemin/Almakos/
Në çfarë gjendje është edukim-arsimimi parashkollorë? Sa besojnë prindërit në ndikimin pozitiv të kopshteve në edukimin e fëmijevë të tyre? Deri në çfarë niveli është komunikimi prind-edukator? Këto ishin disa pyetje për të cilat përgjigjia është marrë nga një studimi i realizuar nga një ekip i përbërë nga mesues, drejtor, edukatore, psikolog, pedagog dhe jo vetëm, e që “ në mikroskop” kishte prindërit dhe fëmijët gjegjësisht 30 prindër dhe 60 fëmijë. Këta të fundit ishin ndarë në dy grupe, 30 që kanë vajtur në kopsht dhe 30 jo, shkruan Almakos. Rezultatet e këtij studimi, flisnin për një sukses më të…
Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, tha se propozimet që kanë parashtruar deri tek Qeveria, presin aprovimin nga e njejta, e më pas do të publikohen dhe të fillojnë afatet për pranimin e studentëve. Sipas Pollozhani, pritet, pse jo, edhe trefishimi i numrit aktual të studentëve dhe se përderisa ka një pritshmëri të tillë, janë duke u bërë edhe përpjekjet intensive për sigurimin e kushteve dhe zgjërimit të hapësirës, deri në ndërtimin e objektit të universitetit. “ Nga shtatori planifikojmë të fillojmë me një kapacitet edhe më të madh, ku përvec rritjes se numrit të studentëve kemi kërkuar edhe…
Gazeta e njohur britanike ”The Guardian” shkruan se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë. Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. ”E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi. Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke…