Author: Adijat

Më tepër se dy orë Sasho Mijallkov ishte në pyetje në PSP, së bashku me avokatin e tij Ljupço Shvrgovski, shkruajnë mediat në vend. Ish drejtori i DSK-së, nuk dëshiroi të tregojë se pse ishte i ftuar në PSP, dhe tha që përgjigjet ti marin nga PSP. Ndryshe Mijallkov, është i akuzuar në disa lëndë të ndryshme që i udhëheq kjo prokurori. /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Gjatë dy viteve të fundit pronarët e plantazheve të mollave në Resnjë dhe Prespë kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve cilësor për mbledhjene e mollave. Për këtë punë nevojiten persona prej moshës 35 deri 55 vjeç, madje mundet edhe 60 vjeçar nëse janë të aftë për punë, pasi që përveç mbledhjes duhet të bëhet edhe ngarkimi i tyre. Interesimi është i dobët, më parë kishte punëtorë që vinin nga Prespa e vogël e Shqipërisë, por tani edhe ata nuk janë të interesuar’- shprehet një pronar plantazhi në Prespë. Paga ditore për një punëtor arrin 1000 denarë me ushqim të përfshirë,…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ka ngritur Nismë për përgatitjen e një propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve. Sipas tij, ka pabarazi dhe pasiguri ligjore pasi që vetëm nënat mund ta realizojnë të drejtën për kompenzim për fëmijën e tretë. Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se kërkesën për kompenzim e dorëzon vetëm nëna, pra babai nuk përfshihet dhe kjo paraqet një pabarazi. Ata thonë se dispozitat janë në kundërshtim edhe me parimet e drejtësisë, njerëzisë dhe solidaritetit si vlera themelore në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Shkolla Fillore ”Liria” në Tetovë kishte një vit të vështirë arsimor pasi që çatia e shkollës ishte e dëmtuar dhe uji depërtonte sa herë që binte shi. Prindërit ngritën zërin, por asgjë nuk u bë, edhe pse u premtua shum. Megjithatë, ky problem tashmë po merr fund, pasi që ka filluar rregullimi i çatisë së shkollës fillore më të vjetër të Tetovës. Nxënësit nuk do të kenë problemet që i kishin në vitin e kaluar, mësimi do të zhvillohet normalisht. Në lidhje me këtë, ministri pa resor, Edmond Ademi, deklaroi në emisionin ”Fol Tash” në Tv Koha, se do të…

Lexo më Shumë

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër kërcënimet me vdekje ndaj gazetarit Branko Triçkovski që i dërgoi aktori Toni Mihajllovski, i cili sot në profilin e tij të facebook shkroi se do kishte mundur ta vrasë Triçkovskin pa iu trembur syri. Në reagim mes tjerash thuhet se ”gjuha e urrejtjes dhe thirrja për dhunë kundër gazetarëve është e palejueshme dhe paraqet sulm ndaj lirisë së fjalës. Kërcënimet me vdekje kanë për qëllim të shqetësojnë gazetarët dhe të heshtin kritikën në media. Bëjmë thirrje publike që këto lloje të kërcënimeve dhe të trysnisë ndaj gazetarëve…

Lexo më Shumë

Është shfuqizuar vendimi për plotësimin e çmimeve të reja referente të ilaçeve. Kjo u bë e ditur në konferencën për shtyp nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai tha se vendimi është nënshkruar nga ish-ministri Nikolla Todorov, një ditë para pranim-dorëzimit të detyrës. Sipas tij, bëhet fjalë për vendim që do t’u kushtonte më shumë para pacientëve. Gjithashtu, Taravari bëri të ditur se pacientët nuk do të paguajnë më shumë për më shumë se 100 ilaçe që janë në listën referente të Fondit të Shëndetësisë. Edhe me këtë rast, pacienti ishte ai që do të paguante më shumë.…

Lexo më Shumë

Në ndeshjen e komunikacionit të ndodhur sot në hyrje të Shkupit, ka mbetur e lënduar 30 vjeçarja, Maja Taskvoiq dhe vajza e saj dy vjeçe Jovana. Sipas dëshmitarëve aksidenti i ndodhur në Bulevardin Aleksandri i Madh, është shkaktuar nga shpejtësia e madhe e furgonit, i cili ka goditur nga mbrapa veturën ku kanë qenë nënë e bijë, shkruan TV21. Dy të lënduarat janë dërguar me auto-ambulancë në Qendrën Klinike, kurse policia ka dal në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën. Nga Klinika e Kirurgjisë thonë se dy të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetë, por mbahen në ekzaminim mjekësor…

Lexo më Shumë

Policia italiane njoftoi se e ka arrestuar, Stefan Çernetiq, i cili është vetëshpallur si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe një person i cili është paraqitur si ambasador i Maqedonisë në Itali. Të dy janë arrestuar kanë qenë duke udhëtuar në Itali me makinën tip “Mercedes” me flamuj të Malit të Zi dhe emblemat e korit diplomatik, kanë ofruar bashkëpunime ekonomike, kulturore, ndërfetare etj, mes Malit të Zi dhe Italisë. Të dy ngarkohen për veprën penale, shfrytëzim të identitet fallso, dhe falsifikim dokumentesh. Gjatë kontrollit në “rezidencën e princit”, policia ka gjetur dokumente të ndryshme që i ka…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i ministrisë kineze për Punë të Jashtme, Lu Shan, në deklaratën e tij në takimin me gazetarë të Evropës Qendrore dhe Lindore në suaza të proçesit ’16+1’tha se qeveria kineze nuk ndryshon politikën e saj ndaj Maqedonisë pavarësisht se cila parti është në qeverisje duke theksuar se dy vendet kanë miqësi tradicionale. Maqedonia është një ndër vendet e para në rajon që u kyç në iniciativën e qeverisë kineze duke marrë mjete për rregullimin e rrugëve Millodinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, ku vlera e përgjithshme e buxhetit të projektit të paraparë për 16 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore…

Lexo më Shumë

Tahir Hani: “Sot kisha takim me Mile Janakievskin dhe i bisedova problemet që janë në Ministrinë e Transportit. Ai nuk ka gatishmëri për avancime aspak. E dyta nuk çon llogari në aspektin e formimit të komisioneve dhe përfaqësim të drejtë e treta në aspektin e projekteve të ndryshme që janë në sferën tonë, nga programi i BDI-së janë në nivelin më të ulët të mundshëm. Projektin që ju e keni promovuar Tetovë-Prizren në çdo tubim është hekur nga rendi ditës. Për tre milion denarë është hequr nga rendi i ditës”. Ali Ahmeti: “Bëni me shkrim dhe ja drejton Musa Xhaferit…

Lexo më Shumë

Sot, në sheshin ‘Maqedonia’ do të realizohet fushatë me temë mbrojtja e pyjeve nga zjarret. Qëllimi i kampanjës është ngritja e vetëdijes së qytetarëve në lidhje me mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe në të do të marrin pjesë aktivistë nga shoqatat e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit dhe nxënës të pajisur me mjete adekuate, dhe gjatë fushatës do të ndahen fletushka ku ekspertë të fushës do të japin këshilla dhe rekomandime për preventivë në mbrojtje të pyjeve.

Lexo më Shumë

Stefan Çernetiq i cili është prezantuar si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, së bashku me një person që është prezantuar si ambasador i Maqedonisë në Itali janë temë e ditës në Itali pasi kanë pasur ”sukses” që të gënjejnë shumë hotele duke fjetur pa paguar,kanë gënjyer disa politikanë dhe biznesmenë duke ju premtuar investime në Maqedoni. Kanë udhëtuar që të dy nëpër të gjithë Italinë me veturën e tipit ”Mercedes” në të cilin kishin ngjitur flamuj diplomatik, të Malit të Zi dhe të Italisë. Gjithashtu me vete në veturë kanë pasur edhe dokumente ”të gatshme” për projekte bilaterale…

Lexo më Shumë