Author: Adijat

Parashikimet e Bankës Botërore se ekonomia e Maqedonisë këtë vit nuk do të ketë rritje më të lartë se 2.8 për qind, sipas ekspertëve, është reale e madje mund të jetë edhe më e ulët sesa përqindja e paraparë nga ky institucion botëror bankar, shkruan Telegraf. Nëse realizohen ky parashikim i Bankës Botërore, Maqedonia do të ketë rritjen më të ulët ekonomike në krahasim me vendet e rajonit. Dy javë më parë Banka Popullore e Maqedonisë kishte parashikuar rritje jo më të lartë se 2.5 për qind. Ekspertët thonë se kjo është pasojë e krizës së thellë politike në dy…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme kryeministri Zoran Zaev do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtetin bullgar duke u takuar kështu me kryeministrin Borisov. Javën e ardhshme më 20 dhe 21 qershor një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev do të qëndrojnë në Bullgari. Nga qeveria konstatojnë se takimi i parë i punës në Sofje do jetë më 20 qershor në ora 15 ndërkohë që për agjendën e plotë do informojnë ditëve në vazhdim.

Lexo më Shumë

Nën slloganin “Të vetmit”, OBRM-PDUKM-ja sot në orën 19:00 në Muzeun e OBRM-së, do të shënojë ditëlindjen e 27-të nga formimi si parti politike, shkruajnë medit në vend. Në kuadër të shënimit të përvjetorit, dje dhe pardje u mbajtën palen diskutime me titujt “Të vetmit që sjellin investime dhe hapin vende pune” dhe “Të vetmit që realizojnë projekte në infrastrukturë”. Nga OBRM-PDUKM thonë se gjatë kohës së qeverisjes së tyre janë rritur pensionet, rrogat, subvencionet, janë ndërtuar shkolla, sipitale, aeroporte, rrugë dhe shumë investime tjera/Almakos.com/

Lexo më Shumë

Partitë kur e humbin pushtetin, fillojnë t’i duan gazetarët”, deklaroi për Makfaks ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, duke u përgjigjur në pyetjet rreth thirrjes së OBRM-PDUKM-së drejt gazetarëve që të jenë të guximshë dhe të mos ndihohen nga presionet,shkruajnë mediat në vend. Në intervistë ai tha se ndryshimet në këtë parti nuk mund të ndodhin shpejtë, por për partitë në përgjithësi është e pandashme që kur të humbin në zgjedhje të ridefinohen, madje edhe ata që kanë dhënë më shumë kontribut të zëvendësohen. Në lidhje me reformatorët që janë paraqitur brenda OBRM-PDUKM-së, Thimonier tha se nuk dëshiron të…

Lexo më Shumë

Takim për përgatitje për blerjen e grurit nga rekolta vjetore do të mbahet sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), shkruajnë mediat në vend. Për blerjen e grurit nga korrja e këtij vitit ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski do të bisedojë me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE) dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Oda e Agro biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë para tre ditëve informoi se presin rendimente shumë më të vogla posaçërisht në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në rajone…

Lexo më Shumë

Të shkyçurit nga sistemi i ngrohjes, të organizuar si lëvizje joformane “No pasaran” për sot para “Portës Maqedonia” kanë paralajmëruar protestën e 118.Ata njoftuan se nga pushteti i ri do të kërkojnë shkarkimin e njeriut të parë në Komisionin Rregullator për Energjetikë, anulim të rregullave për furnizim me energji, ndalim të menjëhershëm të proceseve gjyqësore kundër qytetarëve të shkyçur, hetim në Prokurori kundër “Balkan Enegry Group” dhe kërkesa tjera./Almakos.com/

Lexo më Shumë

“Olimpiada Speciale Maqedoni” sot organizon demo prezantim të programit “Atletët e rinj, në të cilin do të prezantohen përfitimet për fëmijët me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale, përmes demonstrimit të përvojave të fituara të grupeve nga Shkupi dhe Tetova ku ky program u zbatua katër muajt e fundit. Programi “Atletë të rinj” është program inovativ sportiv-argëtues dedikuar për fëmijë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në moshë prej 2 deri 9 vjet, fokusi i të cilëve është zhvillimi i aftësive motorike përmes sportit dhe aftësive sociale dhe kognitive, përmes lojës dhe argëtimit, shkruajnë mediat në vend. Ky program…

Lexo më Shumë

Një program në vlerë prej 10 milion eurosh, i financuar nga BE-­ja  do të zbatohet në kuadër të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në periudhën prej tre viteve në gjashtë vende dhe territore në Ballkanin Perëndimor, ndërsa buxheti i paraparë për komunat në Maqedoni arrin 845.000 euro. Përmes kësaj synohet të arrihet një bashkëpunim dhe partneritetit më i mirë mes komunave dhe shoqërisë civile, njohton Almakos. Lidhur me këtë Shefi i sektorit për bashkëpunim të Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini, tha se qëllimi është që  të përmirësohen përfitimet për qytetarët, pasi inkuadrimi drejt BEsë nuk është vetëm një…

Lexo më Shumë

Rreth 90% e zjarreve shkaktohen nga qytetarët, disa me e disa pa qëllim. Pikërisht për këtë u mbajt sot (e premte) edhe kampanja e organizuar nga Lidhja e Zjarrfikësve të Maqedonisë, Lidhja e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, NP“Pyjet e Maqedonisë”, Lidhja Komunale e Zjarrfikësve “ Aerodrom” si dhe në bashkëpunim me shumë vullnetarë, njohton Almakos. Në qendër të qytetit të Shkupit, qëndronte tenda ku qytetarëve ju shpërndaheshin fletushka nga nxënësit pjesmarrës në këtë aktivitet. Kryetar i Lidhjes së Zjarrfikësve të Maqedonisë, Nikolla Nikollovski, tha se qëllimi i fushatës nuk është i vogël dhe se një aktivitet i tillë në…

Lexo më Shumë

Rreth njëqind përfaqësues nga institucionet shtetërore të obliguara për zhvillimin e turizmit, hotelierisë dhe operatorë turistik nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe Mali i Zi, marrin pjesë në Konferencën e dytë rajonale për Asociacion Ballkanik për shoqata hotelierie, që mbahet në Ohër. Qëllimi i këtij takimi është promivimi i Ballkanit si brend turistik, si edhe përfitimi më i madh për turizmin – si degë ekonomike – përmes përfaqësimit të bashkërenduar të vendeve anëtare të asociacionit. Sipas AIM-së, nga takimi në Ohër do të dalin përfundime konkrete që do të shqyrtohen nga institucionet shtetërore dhe lokale nga të cilat pritet…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) deklaron se nuk ka ardhur asnjë nismë nga Avokati i Popullit për ndryshime në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve. Mirëpo, MPPS-ja deklaron se nëse pranojnë një nismë të tillë, do ta shqyrtojnë me vëmendje. Njiherit Ministria deklaron se janë të hapur për nisma të ndryshme të individëve dhe shoqatave të qytetarëve, dhe se do të shqyrtohet çdo nismë që është në të mirë të qytetarëve.

Lexo më Shumë

Mbi 4500 persona të papunë e kanë kryer trajnimin për ndihmë ndaj atyre që kërkojnë punë përmes IPA projektit ”Mbështetje për punësimin e të rinjve, të papunësuarit afatgjatë dhe femrat 2”. Sipas Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së Punësimit, 680 persona nga ky numër, tashmë janë të punësuar. Ai theksoi se ky projekt ka kushtuar mbi 2 milionë euro, dhe se 97% e mjeteve e kanë plotësuar qëllimin, pra përfshirjen e personave që kanë nevojë për punësim.

Lexo më Shumë