Author: Adijat

Kiran Auerbach është një studente e shkencave politike nga SHBA, më saktë nga Connecticut. Gjatë tre muajve të fundit ajo ka qëndruar në Maqedoni, pasi është duke përgatitur PHD. E para se të vinte ne Maqedoni për disa vite ka qëndruar në Bosnje, gjithashtu për të njejtin qëllim. Kërkimet për punimin e saj janë përqëndruar në vendet  e reja demokratike, për të parë se si fuksionon politika e brendshme, e kryesisht e përqëndruar në atë lokale. Madje ajo ka qenë në Shkup natën e 27 prillit. Na interesonte fakti se çfarë mendimi kishte krijuar ajo për vendin tonë pasi ka…

Lexo më Shumë

Zjarri në deponinën e Strugës është shuar përfundimisht dhe nuk vërehet tym. Ekipet në terren vazhdojnë me punën për pastrimin e gjithë deponisë nga zjarri. Punëtorët mbrëmë kanë punuar gjatë gjithë natës, madje ka pasur raste kur kanë humbur vetëdijen nga tymi dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Tek qytetarët e Strugës  spekulohet se deponia digjet me qëllim, por deri tani këto informacione nuk janë të vërtetuar.

Lexo më Shumë

Përfaqësues të blerësve të grurit sot në Ministrinë e Bujqësisë realizuan takim me ministrin Lupço Nikollovski në të cilën biseduan për çmim e blerjes së grurit. “Pas takimit me bujqit në të cilën e skenuam gjendjen dhe i dëgjuam mendimet dhe qëndrimet e tyre, sot do të takohemi edhe me blerësit e grurit me qëllim që t’i bëjmë të gjitha analizat e nevojshme dhe të jemi të gatshëm për vendime eventuale të cilat duhet të merren”, deklaroi ministri Nikollovski para takimit me mullisët. Ai me këtë rast vlerësoi se vendimi i qeverisë paraprake të shesë grurin nga rezervat e mallrave…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e re e Drejtorisë për të Ardhura Publike do të jetë, Sanja Lukarevska, ndërsa Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari do ta udhëheq Zoran Atanasov, shkruajnë mediat në vend. Këtë vendim e solli Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme. Përkrah këtyre vendimeve, qeveria gjithashtu miratoi edhe informacionet për dëmet e shkaktuara në bujqësi nga moti i ligë më 14 qershor në rajonin e Tetovës, Shkupit, Velesi, Kumanovës dhe të tjera. Në këtë seancë gjithashtu janë emëruar edhe anëtarët të cilët nga ana e qeverisë do të jenë pjesë e Këshillit ekonomiko-social. Janë emëruar ministrja për punë dhe politikë sociale,…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjore Ivanov dërgoi letër ngushëllimi deri te presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Vatler Shtjanmaer me rastin e vdekjes së ish kancelarti gjerman Helmut Kol. “Helmut Kol ishte figurë impozante në historinë gjermane, evropiane dhe botërore. Si burrështetas i madh dhe politikan briliant, kancelari Kol e njohu përgjegjësin historike dhe tregoi lidership të vërtet dhe përpjekje të palëkundura edhe angazhime në bashkimin e Gjermanisë. Trashëgimia politike e krijuesit të Gjermanisë moderne dhe promovuesit të Evropës së bashkuar do të mbetet thellë e gdhendur në memorien e historisë gjermane dhe evropiane dhe do të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Sot në gypin kryesor të sistemit të ujësjellësit për Komunën e Gostivarit, janë paraqitur defekte dhe si pasojë disa fshatra kanë ngelur pa furnizim me ujë për pije, njofton Flaka . “Në gypin kryesor të sistemit të ujësjellësit, afër restorant Panorama, janë paraqitur dy defekte. Si pasojë e defekteve, përkohësisht paujë kanë ngelur lokalitetet: Banjicë e Epëme, Zdunjë, si dhe një pjesë e fshatit Debresh. Bëhet fjalë për gypin F-250”, shkuran kryetari Bejta në Fejsbukun e tij. Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, njofton Bejta, menjëherë dolën në terren dhe filluan punimet për mënjanimin e defekteve. “Sipas dinamikës së punës dhe mendimit…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, i cili sigurisht do të jetë kandidati i OBRM-PDUKM-së edhe për një mandat në Bashkinë e Shkipt në zgjedhjet e ardhshme lokale, siç thonë burime nga OBRM-PDUKM këtë radhë do të udhëheq fushatë të hapur për të fituar vota të shqiptarëve, të cilat do të jenë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit në raundin e dytë, përcjellin mediat në vend. Në kontekstin se Trajanovski krijon dhe edukon marrëdhënie pozitive me shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politik, burime të Fokus thonë se ai ishte i ftuar dhe mori pjesë në varrimin e kryetarit të…

Lexo më Shumë

Një nëpunës policor nga Stacioni Policor në Veles dje gjatë një intervenimi pas prishjes së rendit dhe qetësisë publike në sasi të madhe, është qëlluar me gurë në kokë nga ana e një personi të panjohur. Nëpunësi policor e ka humbur vetëdijen, ndërsa personi ka ikur në drejtim të panjohur. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra është konfirmuar identiteti i personit. Bëhet fjalë për B.Z 922) nga Velesi. SPB Veles ndërmerr masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit, transmeton /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Filluan punimet për rregullimin e murit mbrojtës në rrugën “Çairska” para bulevardit “Nikolla Karev”,shkruajnë mediat në vend. Në këtë zonë do të realizohet edhe proces i pastrimit të pusetave të rrjetit atmosferik dhe do të vendosen dy rrjeta të reja për grumbullimin e ujërave atmosferik në rrugët Bajram Shabani dhe Çairska. /Almakos.com/

Lexo më Shumë

Drejtuesi i ri i kompanisë për tregti me energji elektrike “EDS” është Mitko Kërzhovski, i cili vjen në vend të Koço Angjushevit, i cili për momentin po kryen funksionin e zv.kryeministrit për çështje ekonomike, shkruajnë mediat në vend. Kompania njoftoi se Kërzhovski vjen në këtë pozit, ndërsa ka qenë pjesë edhe e themelimit të saj. Nga kompania gjithashtu njoftojnë se kanë filluar procedurat për ndryshime të strukturave udhëheqësie, të cilat do të zbatohet në pajtim me rregullat ligjore në shtet./Almakos.com/

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushogllu nesër do të qëndrojë në një vizitë pune në Maqedoni, shkruajnë mediat në vend. Çavushogllu do të relizojë takim pune me homologun e tij shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ky do të jetë takimi i parë i një zyrtari të lartë të Qeverisë së re të Turqisë në vendin tonë./Almakos.com/

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dërgoi telegram ngushëllimi deri te kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel me rastin e vdekjes së ish kancelarit gjerman Helmut Kol. “Shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllim të sinqertë për vdekjen e ish kancelarit gjerman Helmut Kol, në emër të qytetarëve të Maqedonisë, Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim. Qytetarët e Republikës Federale të Gjermanisë humbën një njeri të madh dhe politikan i cili e njohu bashkimin si vlerë dhe rrugë që çon para dhe arrit ta bashkojë Gjermaninë të sigurojë ardhmëri stabile të shtetit”, qëndron…

Lexo më Shumë