Author: Adijat

Në Bruksel mbahet konferencë ndërkuvendore me temë ”Procesi ligjvënës i BE-së – nga nisma ligjvënëse te zbatimi dhe vëzhgimi”. Në konferencë marrin pjesë edhe deputetët nga Kuvendi i Maqedonisë, Betian Kitev, Shpresa Hadri, Ilija Dimovski dhe Afrim Gashi. Konferneca do të përqëndrohet në rolin e komisioneve parlamentare si mjete për forcimin e rolit mbikëqyrës të pushtetit ligjvënës përballë pushtetit ekzekutiv. Do të shqyrtohen praktikat më të lira ligjvënëse të Parlamentit të Evropës me qëllim të gjetjes së zbatimit të tyre në kuvendet kombëtare. Konferenca mbahet në kuadër të Programit për mbështetje të kuvendeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Lexo më Shumë

“Shpresoj se brenda një afati të arsyeshëm, maksimalisht për 8 muaj, i gjithë sistemi filtrues do të jetë gati për punëtorinë numër 2 që e shikoni atje. Aty ndodhen furrat numër 7 dhe 8 që paraqesin 50% të kapacitetit të Jugohromit”, tha Vasko Skenderovski, drejtor i Jugohromit. Këtë e deklaroi drejtori i Jugohromit, në muajin prill të këtij viti. Megjithatë, nga sindikata e kombinatit metalurgjik thotë se afati për vendosjen e filtrave përsëri do të shkelet. Kryetari i sindikatës i fajësoi krerët e Jugrohromit. “Sa i përket ndërtimit të stacionit filtrues, kjo siguri do të ndodh në vitin e ardhshëm,…

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot kumtoi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për blerje dhe shpërndarje pa pengesa të prodhimeve bujqësore dhe për mbrojtje të prodhimtarisë vendore, njohton Almakos. Prej atje theksojnë se këto ditë është realizuar takim i prodhuesve dhe blerësve të prodhimeve kopshtare me qëllim që të konfirmohet si zhvillohet blerja dhe shpërndarja në rajonin e Strumicës dhe të Tikveshit ku në vijim është mbledhja e pjeshkave, dardhave, kajsive, qershive dhe vishnjave. Në takim u konfirmua se një numër i madh i blerësve të regjistruar të cilët punojnë me eksport nuk…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja konsideron se partia në pushtet, LSDM-ja, vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve të vendit. Sipas tyre, hapi i fundit joreformues i pushtetit është shfuqizimi i studimeve të disperzuara të një pjese të institucioneve të larta arsimore, pa u dëgjuar zëri i mijra studentëve. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se reformat e tilla nuk janë në të mirë të askujt, duke i bërë thirrje LSDM-së që t’i realizojë premtimet e dhëna

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev  në kabinetin e tij do ta pres kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Burime qeveritare theksuan se takimi do të zhvillohet nesër pasdite në ambientet e Qeverisë. Marrëveshja parashikon që PDSH me dy deputetë të përkrahë vendimet që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e drejtësisë dhe në sfera të tjera, reformat që ndërlidhen me proceset e integrimeve euroatlantike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, sidomos për propozim-ligjin për përdorim më të zgjeruar të gjuhës shqipe. PDSH gjithashtu siç bëjnë të ditur nga LSDM nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë,…

Lexo më Shumë

LSDM ka përzgjedhur Sekretarin e ri të saj, Këshillin Ekzekutiv si dhe gjashtë nënkryetarë të kësaj partie. Nënkryetar të LSDM-së janë zgjedhur Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri, Petre SHilegov, Bllagoj Boçvarski dhe nënkryetarët e deritanishëm Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski. Për Sekretar gjeneral të LSDM-së është zgjedhur Aleksandar Kiracovski. “Nder dhe pergjegjesi e madhe posti nenkryetar i LSDM-se. Ju faleminderit per besimin!!!’, shkruan Muhamed Zekiri pasi i zgjodh nënkryetar i LSDM-së

Lexo më Shumë

Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) i mbështet tentimet e Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe në NATO, por jo me çmimin e ndryshimit të emrit të vendit. Sipas tyre, Greqia është pengesa kryesore për kërkesën e Maqedonisë për një stabilitet dhe siguri më të lartë rajonale, dhe se ka treguar pakuptueshmëri në drejtim të apsiratave të Maqedonisë për integrime euro-atlantike. DBM-ja bën të ditur se nuk do të pranojë e as mbështetë, siç thonë, ”zgjidhje të pranueshme reciproke”, e as ndonjë referendum për të pranuar ndonjë kompromis për çështjen e emrit.

Lexo më Shumë

Nje person nga Ohri eshte gjetur i vdekur ne afersi te plazhes se Ohrit ne pjesen e vjeter te Qytetit, percjel Antpress. Trupi i pa jete i 61 vjecarit eshte gjetur mbreme rreth ores 18 nga pushuesit tjere dhe menjhere eshte njoftuar policia. Menjehere ne vendin e ngjarjes ka arritur policia, ekipi mjeksor ku dhe eshte konstatuar vdekja e tij. Arsyet e vdekjes do te tregohen pasi qe te behet obdukcioni.

Lexo më Shumë

Para tetë muaje qytetarëve rom që jetojnë në tenda buzë Vardarit, LSDM-ja u premtoi se me ardhjen në pushtet do ta harrojnë këtë mënyrë të jetesës. Ndësa gjithashtu, vitin e kaluar edhe minstrja aktuale e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska (atëherë në cilësinë e kryetares së komisionit për punë dhe politikë sociale të LSDM-së), erdhi tek këto familje dhe tha se rritja fiktive e ndihmës sociale, ka ndikuar që këta qytetarë të përfundojnë buzë Vardarit. Banorët ministren e sapozgjedhur Carovska e mbajnë mend shumë mirë, dhe kanë shpresa se ajo do të mund të ndryshoj gjendjen e tyre, meqë…

Lexo më Shumë

Në Qendrën për trajnime të URM-së në Pepelishtë në komunën e Negotinës do të realizohet sot skenar për përmbytje në Maqedoni në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare ”MODEX 2017”. Aktiviteti organizohet nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Mekanizmi për mbrojtje civile pranë Bashkimit Evropian. Sipas AIM-së, në këto ushtrime marrin pjesë ekipe nga Italia, Austria, Rumania, të cilët janë të pajiosur me spitale me salla operacionale. Në ushtrime do të marrin pjesë edhe ekipe të ndihmës së shpejtë nga Drejtoria dhe rreth 150 statistë. ”MODEX 2017” ka filluar më 16 qershor dhe do të zgjatë deri më 20 qershor. Ushtrimet…

Lexo më Shumë

Në kazermën e Petrovecit dhe rajonit të Katllanovës do të realizohet sot një ushtrim në vendin e komandës të Grupit të Batalionit të Mesëm Luftarak (GBML), si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të formimit të URM-së dhe ricertifikimin e këtij batalioni. Sipas AIM-së, GBLM është njësia më e madhe e deklaruar e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), e cila në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, në Krivollak do të kryej rivlerësimin sipas konceptit të aftësive operative të NATO0së, Niveli 2.

Lexo më Shumë

Sot në Shkup, duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet një konferencë mbi “Paraburgimin rreth imigrimit në Maqedoni – Praktikat aktuale, legjislacioni i zbatueshëm dhe alternativat e mundshme” Aktiviteti organizohet nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj (MYLA) organizon në bashkëpunim me përfaqësues të UNHCR-së në Shkup, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Në Maqedoni, paraburgimi i lidhur me imigracionin është një fenomen në rritje në dy vitet e fundit. Në të njëjtën periudhë rreth 2000 persona të cilët kanë qenë të paraburgosur nga shkaqe të lidhura me imigrim, kanë kërkuar azil. Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, e mbështetur…

Lexo më Shumë