Ministria e Arsimit do të iniciojë revizion të plotë në Universitetin e Tetovës. Siç mëson INA, ministrja Renata Deskoska ka bërë të ditur se do të synojë rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe distancimin e universiteteve nga ndikimet politike. Një nga hapat e parë do të jetë anulimi i studimeve të disperzuara të universiteteve shtetërore nëpër vendbanime të ndryshme. Ndërsa revizioni do të ketë për qëllim nxjerrjen e një pasqyre për funksionimin e universiteteve, duke nisur nga udhëheqja e tyre, cilësia dhe kriteret e tjera. Në fokus siç mëson INA do të jetë edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës,…
Author: Adijat
Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë e kanë bërë të patjetërsueshme nisjen e reformave të thella në Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e akteve te tilla, që mund të përfundonin në një luftë civile të përmasave dramatike, shkruan REL. Pikërisht drejtuesit e strukturave të sigurisë ishin ata që jo vetëm nuk vepruan, por besohet të jenë edhe autorët kryesore të dhunës mbi deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend përcjellin mediat në vend. Ditë më parë, Qeveria me propozim të Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë sekrete dhe të…
Banorët e rrugës “Risto Romanovski”, “Skopska” dhe “Karadaçki Odredi” të Kumanovës ankohen se kanë rrugë të mbushura me gropa dhe nuk janë të rinovuara një kohë të gjatë. Ata për INA thonë se kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski nuk ka investuar në pjesët e banuara me shqiptarë të qytetit. “Me vite të tëra nuk janë asfaltuara rrugët, janë lënë pas dore dhe askush nuk kujdeset për to. Nga ana tjetër kemi pjesët e tjera të qytetit që mirëmbahen rregullisht. Banorët janë të mllefosur ndaj kryetarit edhe pse ai ka marrë vota në këto lagje, ai nuk ka punuar…
Kryetari i Kuvendit të Republiklës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Riga, realizoi takim me Robert Pitinxher, kongresmenin amerikan dhe kryetarin e Grupit të punës së Kongresit për terrorizëm dhe luftë jokonvencionale dhe iniciatori i këtij Forumi, kumtoi pres-shërbimi i Kuvendit. Gjatë takimit u këmbyen këndvështrime për çështjet lidhur me sigurinë në rajon, luftën kundër terrorizmit dhe krimit kompjuterik, si edhe nevoja për strategji të mbrojtjes kompjuterike. Xhaferi informoi se Republika e Maqedonisë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është në proces të përpilimit të Strategjisë për mbrojtje kompjuterike,…
Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë konfiskuar 130.000 euro të pa lajmëruara që kishte tentuar ti fshehë një turk me shtetësi holandeze duke i fshehur ato në pelena, raporton Presheva.com. Çifti kishte thënë nuk ka asgjë për të deklaruar deri sa me kontrollim të detajuar të veturës “BMW” në bagazh kishte një sasi të madhe të devizave të palajmëruara. Një shumë prej 150.000 eurove ishte gjetur në pjesën e poshtme të një çante, ndërsa pjesa e madhe ishte fshehur në pelena të cilat ishin vendosur po në të njejtën çantë. Udhëtarëve iu janë kthyer nga 10.000 euro ndrsa shuma…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kumtoi se konform Ligjit për festa, dita e parë e Fitër Bajramit, gjegjësisht 26 qershori i vitit 2017 (e hënë), është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të gjithë qytetarëve të fesë islame ua uron Fitër Baramin./Almakos.com/
Dimitri A. (61) nga Ohri është personi trupi i pajetë i të cilit dje është nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Ohrit tek plazhi Saraishte në pjesën e vjetër të qytetit. Sipas kumtesës së policisë, trupi i tij është vërejtur në ujërat e liqenit rreth orës 17:50, në rreth katër ketra thellësi dhe largësi prej rreth dhjetëra metra nga bregu perëndimor. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipe policore në prezencë të prokurorit publik. Në trupin e pajetë nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës. me urdhër të prokurorit publik, sot mbi trupin e viktimës do të bëhet autopsi.
Shkupi kërkon zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, për ti hapur rrugë integrimeve euro-atlantike, shkruan fillimisht “Der Standard”. Vizita e parë e ministrit të jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov, u bë në Athinë. Kjo ishte shenjë e zgjidhjes së kontestit të emrit mes dy fqinjëve. Kolegu i tij grek, Nikos Kotzias tha se Greqia është e gatshme për një “kompromis të drejtë”. Maqedonia zyrtarisht mban emrin “Ish republika jugosllave e Maqedonisë” (Fyrom) në OKB, ndërsa prej 2005 janë bllokuar euro-integrimet si pasojë e vetos greke. Në Greqi është një provincë veriore me të njëjtin emër “Maqedoni”. Qeveria e re kërkon…
Marrëdhëniet bilaterale në mbrojtje midis Maqedonisë dhe Polonisë janë shembull për bashkëpunim midis dy vendeve partnere dhe duhet të bëhen përpjekje që ato në mënyrë shtesë të zhvillohen, vlerësuan në takimin e sotëm në Shkup ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ambasadori i Polonisë Jacek Mulltanovski. Ministrja Sheqerinska e theksoi qasjen serioze të Qeverisë ndaj reformave të nevojshme në Ministri dhe Armatë. Ajo theksoi se Maqedonia e vlerëson mbështetjen strategjike që e merr nga Polonia për integrim më të shpejtë të vendit në NATO, me çka rajoni i Ballkanit Perëndimor do të bëhet më i sigurt dhe më stabil. Në…
Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot kishte takim me Ambasadorin e Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bezak, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane. Zëvendëskryeministri Osmani e theksoi rëndësinë e ndihmës bilaterale si dhe mbështetjen e Republikës së Sllovakisë në kuadër të Grupit të Vishegradit për integrim euroatlantik të Maqedonisë. “Besoj që në të ardhmen e afërt do të kemi bashkëpunim të ngushtë dhe do të angazhohemi së bashku për implementim të reformave të domosdoshme që kanë të bëjnë me procesi eurointegrues, sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në strukat euroatlantike”, potencoi Osmani. Osmani gjithashtu theksoi se kriza e…
Bardhyl Dauti është deputet i PDSH-së. Më herët ka qenë profesor ekonomie në Universitetin e Tetovës ndërsa si deputet i zgjodh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, shkruajnë mediat në vend. Ishte zgjedhje e besueshme e Menduh Thaçit, me të cilin edhe e bëjnë numrin e deputetëve në Kuvend, pasi PDSH ka dy deputetë. Dauti është nga Xhepçishti i Tetovës. Telegrafi Maqedoni vazhdon me publikimin e lajmeve për pasurinë e zyrtarëve të partive politike, ata që janë zyrtare të paraqitur nga vetë ata por edhe ata për të cilat nuk janë zyrtare por do të kemi informacione të…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot (12:00) do ta mbajë seancën tematike kushtuar konfirmimit të drejtimit të prioriteteve urgjente reformuese, njoftoi pres-shërbimi qeveritar. Pas seancës tematike, me fillim në orën 13:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta mbajë seancën e shtatë. Në pajtueshmëri me rendin e propozuar të ditës, në seancën e shtatë qeveritare do të shqyrtohen gjendjet dhe avancimi i integrimit evropian, shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve nga BE-ja, si dhe Statusin e realizimit të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO dhe Statusin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në seancën e rregullt qeveritare do…