Author: Adijat

Përmes një kumtese dërguar mediave, VMRO-DPMNE-ja e akuzon LSDM-në se e ka shndërruar shtetin në vegël partiake, edhepse paralajmëroi departizim. VMRO-DPMNE-ja i qaset rastit të Oliver Spasovskit, që tashmë është nënkryetar i LSDM-së, duke e krahasuar me rastin e Gordana Jankuloskës, e cila nga LSDM-ja konsiderohej si çështje problematike për shkak të funksionit të saj në parti. Sipas tyre, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëshiron që ta shpëtojë veten nga ndjekja penale dhe nga procesimi i veprave penale ndaj tij.

Lexo më Shumë

Bizhuteri,vazo, maska, piktura, të gjitha këto  krijime të emigrantëve të cilët tranzitojnë në Maqedoni. Këto vepra arti u prezantuan sot ( e hënë) në Suli An, në Çarshinë e Shkupit. Nga  data 6 shkurt e deri më 15 mars të këtij viti në kuadër të projektit të USAID, janë organizuar 5 punëtori-terapi në qëndrën për emigrantë dhe refugjatë  azilkërkues që qëndrojnë në Vizbeg dhe qendrën tranzitore në Gjevgjeli. Këto punëtori i kanë ndihmuar emigrantët dhe refugjatët të tejkalojnë deri diku  traumat që kanë nga udhëtimi I gjatë e I mundimshëm, e që ka destinacion vende që ofrojnë një jetë më…

Lexo më Shumë

Ky nuk është një problem të cilin po e publikojmë ne për të parën herë, por vazhdon të jetë aktual. Trotuari përgjatë rrugës kryesore para Bit Pazarit është si mos më keq. Ky është një shqetësimi i banorëve të Çairit dhe shitësve në Bit Pazar për vite me rradhë, raporton Almakos. Aty-këtu të zë syri copa asfalti që “mbajnë firmën” e kohës së Titos. Çdo mëngjes shikon punëtorë që e mbartin me vëshirësi mallin me karroca të vogla, pasi gropat ua vështirësojnë shumë punën. Nga bisedat me disa prej shitësve që kishin vite që punonin aty, kuptuam se dikur, shumë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qyteti të Shkupit, Koce Trajanovski sot (e hënë) ka ndarë mirënjohje dhe shpërblime për  nxënësit më lartë të ranguar në garat rajonale të Shkupit. Vlerësimi i tyre është bërë duke i krahasuar rezultatet e marra nga 11 shoqata të akredituara për organizimin e garave të shkollave të mesme të kryeqytetit. “Kam kënaqësinë  që sot me rezultatet e realizuara, 65 nxënës të shkollave të mesme janë me sukses të shkëlqyer. Ndodhemi këtu që t’i prezentojmë projektet e garave rajonale nga nxënësit e arsimit të mesëm të qytetit të Shkupit. Kjo ngjarje tregon vazhdimësinë e manifestimit që është realizuar me…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni ka lëshuar padi për personin A.M (60) nga Shkupi që dyshohet  për falsifikim të dokumenteve zyrtare të lëshuara nga institucionet e vendit. ”Nga periudha 2012-2017 personi i dyshuar ka bërë falsifikim të dokumenteve zyrtare siç janë: Letërnjoftime, Leje vozitjeje, dëftesa të shkollave të mesme, vendime gjyqësore, marrëveshje për shit-blerje dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu, përveç lëshimit në përdorim të dokumenteve të rrejshme, ai ka falsifikuar edhe vullat e institucioneve të cilat tanimë janë të konfiskuara dhe të shkatërruara.” thonë nga PTHP-Shkup. Dokumentet e falsifikuara të Maqedonisë nuk janë përdorë vetëm në Maqedoni por edhe jashtë…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i bashkëpunimit mbrojtës midis Maqedonisë dhe Francës është me rëndësi të madhe për kontributin e përbashkët drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë. Kjo u theksua në takimin e sotëm midis ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ambasadorit të Republikës së Francës, Kristian Timonie, në Ministrinë e Mbrojtjes. “Reformat të cilat do t’i zbatojmë në sferën e mbrojtjes janë investim i rëndësishëm për integrimin sa më të shpejtë të vendit në NATO por edhe në BE. Do të punojmë që të krijojmë ambient të besueshëm dhe bashkëpunim më të mirë rajonal. Rezultatet të cilat do t’i…

Lexo më Shumë

Prej sot e deri më 30 qershor, bujqit mund të parashtrojnë kërkesa.. Prej sot e deri më 30 qershor të gjithë bartësit e ekonomive bujqësore ose organizatave të prodhuesve, respektivisht nga ekonomitë e paevidentuara bujqësore, mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësim të dëmeve të sipërfaqeve bujqësore nga ngjarja e pavolitshme klimatike që e përfshiu rajonin e e Shkupit, Tetovës, Velesit – Shën Nikollës, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Kërkesat duhet të parashtrohen në njësitë rajonale të kësaj Ministrie, ndërsa në kuadër të kërkesës bujqit duhet të parashtrojnë edhe fotokopje nga dokumente personale…

Lexo më Shumë

Për 10 vite populli që vetëquhen ”Maqedonasit e Egjeut” kanë lëshuar 10 mijë padi në Gjykatën për Drejtat e njerëzve në Stazburg, shkruajnë mediat në vend. Paditë janë lëshuar ndaj Greqisë për konfiskim territori dhe pronave private dhe gjithësejt kërkohen më shumë se 10 miliardë euro. Ende asnjë vendim nuk është sjellë për këto padi, edhe pse nga shoqata ”Makedonski Egej” në Shtip thotë se nuk heqin dorë nga paditë derisa të vijë drejtësia në vend. Nga kjo organizatë kërkojnë edhe të drejta të komuniteteve në Greqi dhe arsim në gjuhë amtare./Almakos.com/

Lexo më Shumë

Në qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot është realizuar takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadores së re  të Japonisë, Keiko Haneda. Në takim, kjo e fundit i përcolli Kryeministri Zaev urimet nga homologu i tij japonez , Shinzo Abe, për marrjen e funksionit si kryeministër i RM-së, ndërsa  shprehu gjithashtu edhe mbështetjen e Japonisë për angazhimet e qeverisë së Maqedonisë mbi reformat demokratike. “Qeveria ka për qëllim zbatimin e agjendës reformatore që do të përshpejtojë integrimet e Maqedonisë në BE dhe NATO, por para së gjithash, interes primar ka sigurimin e jetës kualitative për të gjithë në shtet  i qytetarëve të…

Lexo më Shumë

“Ne si shumicë parlamentare do ta përkrahim iniciativën e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit, Marko Zvërlevski”, kështu deklaroi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, në pyetjen se cili është qëndrimi i BDI-së, në lidhje me iniciativën për shkarkim të Zvërlevskit, raportojnë mediat në vend. Në lidhje me punën e Prokurorisë Speciale, Alimi thotë se do t’i përkrahin reformat në drejtësi. Ne përkrahim reformat e thella në drejtësi dhe do të shikojmë që t’i implementojmë të gjitha rekomandimet e faktorit ndërkombëtarë”, tha Alimi, duke shtuar mos treguar nëse, do të bashkohet Prokuroria Speciale me Prokurorinë e rregullt, nëse bëhet…

Lexo më Shumë

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ende nuk ka nisur hetimet për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend. Dy javë pas marrjes së lëndës, ekipi i formuar nga disa prokurorë pret nga Prokuroria Publike t’i dorëzohen në përgjithësi dëshmitë materiale dhe shkresat. Të pyetur nga Alsat M, nga Prokuroria për krim të organizuar nuk japin detaje se kur do të ftohen për të dhënë dëshminë e tyre para këtij organi, deputetët që hapën portat e Kuvendit për protestuesit. Ndonëse një numër i madh i personave të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, qofshin ato sulmues ose viktima janë…

Lexo më Shumë

Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL UÇK), nëpërmjet një kumtese thotë se “meqë tani del si shtesë emri Vardar, pajtohemi që të shtohet tek varianti ynë Iliro-Maqedonia e Vardar-it”, njofton Almakos. “Kërkojmë që për këtë çështje të angazhohet edhe faktori diplomatik, Bashkimi Evropian dhe SHBA”, thonë nga SHVL./Almakos.com/

Lexo më Shumë