Author: Adijat

Një video e Lajm.tv po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, sepse për herë të parë një simpatizues i VMRO-DPMNE-së shpreh gatishmëri të votojë një parti shqiptare. i anketuar nga gazetari i Lajm.Tv, Mevludin Imeri, simpatizuesi me bluzë të VMRO-DPMNE-së haptazi thotë se do të votonte një politikan shqiptar. Shikone videon më poshtë https://www.youtube.com/watch?v=ESkXnxrUDBc

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka deklaruar se BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare presin nga Qeveria e re dhe politikanët në vend ta mbajnë gjallë optimizmin te qytetarët. Ai thekson se edhe reformat duhet që të kontribuojnë në këtë drejtim. Zhbogar u takua me kryetarin e komunës së Ohrit, Nikolla Bakçareski, nga ku tha se BE-ja ka hasur në optimizëm të madh te qytetarët e Maqedonisë, si një lehtësim pas përfundimit të krizës politike. Zhbogar porositi se reofmrat nuk duhet të shihen si proces abstrakt, por aktivitete normale për një shoqëri demokratike. Ai propozon depolitizim të plotë të personalitetit…

Lexo më Shumë

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari dhe takimit të tij me homologun bullgar, Boyko Borisov. Sipas gazetës ”Rizospastis”, qeveria bullgare ka marrë rolin e një ”udhëtari tregtar” për euro-integrime të Maqedonisë, duke theksuar se Borisov ka marrë rolin e ”ndërmjetësuesit” në çështjen e emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit. Mediat greke e cilësojnë Bullgarinë si fqiun e parë të Maqedonisë dhe që ka dëshirë të madhe ta ndihmojë këtë shtet në rrugën euro-integruese. Ata citojnë deklaratën e Borisov-it të thotë se do të bëjë çmos që bashkë me Greqinë të tejkalohen problemet, pasi që…

Lexo më Shumë

Blerja përmes internetin si duket viteve të fundit po bëhet praktikë e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 kanë harxhuar rreth 20 milionë euro, që i bie të jetë dy herë më shumë se sa në vitin 2015, shkruan gazeta Koha. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku thuhet se vitin që lamë pas më së shumti qytetarët e Maqedonisë kanë blerë në internet pajisje sportive, veshmbathje, bileta për ngjarje të ndryshme kulturore si: koncerte, aranzhmane hotelesh, libra, revista, prodhime për amvisëri, artikuj ushqimor e kështu me radhë. Sipas të dhënave të ESHS-së,…

Lexo më Shumë

I propozuari për ambasador të Maqedonisë në BE, Aleksandar Nikolloski, i prezantoi tezat e tij të përfaqësimit të Maqedonisë, por vetëm para bashkëpartiakëve të tij. Shumica parlamenantare e cilësoi këtë prezantim si të kotë, pasi që seanca nuk ka patur as kuorum dhe sipas Maksim Dimitrievskit të LSDM-së, është edhe në kundërshtim me ligjin. Edhe Tomisllav Tuntev thotë se procedura e tërë është në kundërshtim me ligjin. Mirëpo, Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, i hodhi poshtë pohimet e deputetëve të LSDM-së. Sipas tij, nuk është shkelur rregullora. Përndryshe, Nikolloski duhej të niset për në Bruksel qysh…

Lexo më Shumë

Sot (e mërkurë) do të mbajë seancën e radhës Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë. Do të shqyrtohet nisma për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike. Neni kontestues për operatorët e telekomunikacionit i obligon të njëjtit që ”të sigurojnë të gjitha kushtet e duhura teknike për të mundësuar përgjimin në rrjetet e tyre”. Kjo nismë është dorëzuar në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi me publikimin e përgjimeve. Gjykata do të diskutojë edhe për Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit në vitin 2016, si edhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të shqyrtohet edhe…

Lexo më Shumë

”Partizimi ka ngulitur thellë thonjtë e agresivitetit dhe jo-humanes në mesin e kolegëve të mi mjek” tha Milço Panovski, mjek kirurg i kirurgjisë ambdominale në emisionin 24vesti. ”Sistemi i shëndetësisë çdo herë ka qenë i bazuar në qeverisje, pjesmarrje në parti politike dhe prej këtu them se njerëzit tanë e kanë shitur shpirtin. Për këtë shëndetësia është këtu.” tha Milço Panovski, mjek kirurg i kirurgjisë ambdominale. Përndryshe, në Klinikën universitare në Shkup kanë filluar edhe ndryshimet e stafit. Panovski ka qenë në emision me ministrin Arben Taravari i cili ka njoftuar se është lëshuar nga puna drejtori i Klinikës për…

Lexo më Shumë

Një i vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i 12 aksidenteve të komunikacionit në rajonin e Shkupit vetëm në 24 orët e fundit. Nga këto aksidente, shtatë kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Policia sanksionoi 11 shoferë për tejkalim shpejtësie, 10 të tjerë nuk kishin patent shoferi, apo regjistrimtë veturës.

Lexo më Shumë

Reforma në organet e drejtësisë, në media, në arsim, në shëndetësi, në MPB, në KSHZ, shumë punë dhe jo aq shumë kohë. Megjithatë,edhe përkundër kësaj Maqedonia po shpreson se pas 6 muajsh do të marrë rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. E pikërisht për të biseduar për reformat, javën e ardhshme, më saktë të hënën, vendin  do ta vizitojë eurokomisari për zgjerim Johanes Hahn dhe një ditë më pas eksperti Rajnhard Pribe. Ky i fundit do të përgatisë vërejtjet për procesin e reformave sipas raportit që mban emrin e tij, ndërsa…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njofton se ka filluar me thirrjen e qytetarëve për të mbledhur dëshmi rreth incidentit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Prokuroria thotë se do të thirren të gjithë qytetarët që ishin brenda në Kuvend, dhe se bëhet fjalë për procedurë parahetimore. Opinioni do të njoftohet me kohë për këto ftesa për qytetarët.

Lexo më Shumë

Më 21 Qershor fillon manifestimi  i 38 i festivalit “ Vera e Shkupit 2017”. Në 40 ditët e ardhshme vizitorët dhe turistët  do të mund të ndjekin mbi 50 aktivitete  si ekspozita, shfaqe teatrale, koncerte, promovime të disa librave dhe  shfaqje të filmave në ambientin e bukur  Suli an. Gjithçka do të fillojë me koncertin e muzikantit dhe kompozitorit turk Omer Faruk Tekbilek, ardhja e të cilët është mundësuar me ndihmën e Qendrës Kulturore “Yunus Emre” – Shkup, shkruan Almakos. Nga qyteti i Shkupit dhe Ministria e Kulturës e që janë edhe financuesit e këtij festivali thanë se këtë vit…

Lexo më Shumë

Rruga rajonale Rosoman-Prilep te tregu i Rosomanit, ka qenë i bllokuar rreth orës 10:00, nga ana e bujqve që nuk janë të kënaqur me blerjen e pjeshkave, përcjellin mediat në vend.Sipas AIM-së, rreth 50 bujq e bllokuan rrugën me traktorë, kurse komunikacioni u ridrejtua në tjetër kahje./Almakos.com/

Lexo më Shumë