Pa energji elektrike nesër do të mbesin një pjesë e komunave të Studeniçanit, Karposhti, Gjorçe Petrovit dhe Aerodromit, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza duke iu referuar informacionit nga EVN Maqedoni. Nga ora 08:30 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Studeniçan, në rrethinën e Burdem Plastik dhe përballë pompës së benizinës në hyrje të fshatit, ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 15:00 një pjesë e banorëve në fshatin Kuçkovë në komunën e Gjorçe Petrovit. Një pjesë e rrugës Skupi në Zlokuqan dhe një pjesë e rrugicave 12, 14, 20 dhe…
Author: Adijat
Për shkak pastrimit të jashtëzakonshëm të rezervuarit Sopishte nesër ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë vendbanimet Rakotinci, Dobri Doll dhe Sopishtja, në komunën e Sopishtes. Siç kumtoi QRMK, ndërprerja do të jetë në periudhë prej orës 08:30 deri në orën 14:30.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, thotë se vendi mori një ftesë të pakushtëzuar dhe detyrat që duhet të plotësojë janë procedura normale që i kanë kaluar të gjitha vendet që janë anëtarësuar në NATO apo që aspirojnë anëtarësimin në BE. Sipas Osmanit, procesi nuk ka më kthim dhe skriningu nga BE do të fillojë që javën që vjen me ardhjen e eurokomisionerit, Johanes Hahn, në Shkup. “Është një proces komplementar me atë të BE-së që fillon me skriningun javën tjetër me ardhjen e komisionerin Hahn dhe do i japë një dinamikë të re përpjekjeve të vendit. Nuk ka hapësirë për…
Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet për projektin e instalimit të ngrohjes qëndrore me gas në Shkollën fillore “Bajram Shabani” Kumanovë, investim ky i bërë nga Komuna e Kumanovës dhe N.P “Kumanovo gaz”. Maksim Dimitrievski si kryetar i Komunës së Kumanovës ka caktuar Sh.F. Bajram Shabani si shkollë e parë në Kumanovë që do ngrohet me gaz, investim kapital i cili është shumë i rëndësishëm prej minimum dy aspekteve – mbrojtja serioze e shëndetit të qytetarëve dhe kursimi financiar. Për së afërmi inspektuan punimet përfaqësuesi dhe zëvendësdrejtori i NP. “Kumanovo gas”, Shukri Masurica.
Policia në një fushë në fshatin Poroj të Tetovës ka gjetur minahedhës të kalibrit 60 milimetra me 18 granata dhe hedhës dore RPG-7 me 5 raketa të cilat ishin të vendosura në gjashtë thasë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se arma është gjetur nga ana e nënpunësve policorë gjysmë ore pas mesnate kur kanë kryer kontroll në fushën e mbjellë me misër në afërsi të fshatit Poroj. Është kryer ekspertizë e plotë me pjesëmarrjen e prokurorit publik, arma është marrë për procedurë të mëtejshme nga pjesëtarët e Njësitit për antiterrorizëm të Ministrisë të Punëve të Brendshme të Republikës…
Bëjmë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e njërit nga problemet më të mëdha në ekonominë e Maqedonisë, krijimin e fuqisë së punës me shkathtësi dhe kompetenca të cilat përputhen me nevojat e tregut të punës në Republikën e Maqedonisë dhe me atë zvogëlimin e papunësisë këtë e tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carova. Ajo përkujtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në mënyrë aktive e zbaton programin Garancioni Rinor. Ndërsa shtoi se pilot projekti realizohet në tre komuna. Deri tani madje 1.708 persona të rinj janë paraqitur në Agjencinë për punësim, ndërsa prej tyre 490…
#NJOFTIM për Diasporën ! Nga Ministria e Punëve të Mbrendshme e Serbisë, Drejtorati për Siguri në Komunikacion (disa këshilla të përkthyera).. – Njësiti për matjen e shpejtësisë në lëvizje “Presretači” deri më 15 shtator nuk është në detyrë, prandaj mos ju ndalni këtyre veturave civile nëse hasni sepse dyshohet të jenë plaçkaxhi. – Gjat udhëtimit tranzitor në Koridorin 10 mos ndaloni në parkingjet e pandryçuara. – Në Pikat shitëse të derivateve mos u furnizonu ku nuk jua japin kuponin fiskal. – Këmbimin e valutave mos e bëni jashta “Exchange” me Firmë të ekspozuar ku e merni edhe kuponin fiskal. –…
Për shkak tre protestave të paralajmëruara, sot në orën 12 pjesa më e madhe e linjave të autobusëve do të riorientohen, ndërsa një pjesë e tyre do t’i drejtojnë autobusët nëpër trase të shkurtuara nga traseja e zakonshme, kumtoi NPQ Shkup. Autobusët e transportit publik, si automjete të NQP Shkup, ashtu edhe të transportuesve privat, do të qarkullojnë në pajtim me kushtet në terren dhe regjimin e vendosur nga ana policisë së komunikacionit. Për shkak protestës në Bit Pazar e paraparë në periudhën prej orës 12 deri në orën 16:30, regjimi i ndryshuar i komunikacionit do të vlejë për linjat…
Me dëgjimin e rreth 20 bisedave nga bombat e ashtuquajtura, të propozuara si dëshmi, seanca për rastin e PSP-së “Trajektorja” do të vazhdojë më 4 shtator të vitit 2018. Deri më tani janë dëgjuar rreth 300 biseda, ndërsa sot janë dëgjuar bomba nga negociatat për aplikimin për kredi nga Kina nga periudha e muajit shkurt të vitit 2013. Në të gjitha bisedat dëgjohet zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski me bashkëbiseduesit në të cilat dakordohet se cilat kompani të Maqedonisë të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës. Në “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir…
Qeveritë në Maqedoni në dy dekadat e fundit e kanë orientuar prodhimin drejt sektorëve me vlerë të shtuar, duke i kthyer eksportet nga burimet natyrore tek prodhimet për industrinë automative. Banka Botërore në një material të posaçëm studimor vlerësoi vendin fqinje si një model suksesi për reformat në orientimin e sektorit të fabrikave drejt vlerës së shtuar. Për shkak të paketës së re për IHD -të në vitin 2000 filluan që industritë e automobilave të zgjerojnë bazat në Maqedoni. Bazat moderne të prodhimit të orientuara nga eksporti e kanë integruar vendi fiqnjë në zinxhirët e vlerave globale. Maqedonia tërhoqi me…
Partneri i koalicionit në Qeverinë greke, Panos Kamenos, vazhdon të këmbëngulë se Maqedonia nuk do të arrijë të bëhet anëtare e NATO-s, sepse, sipas tij, Marrëveshja e Prespës nuk do të implementohet asnjëherë. Sipas agjencisë së lajmeve greke ANA-MPA, duke folur para gazetarëve grekë në Bruksel, ministri i mbrojtjes tha se Marrëveshja e Prespës nuk do të kalojë as në kuvend e as në referendumin e vjeshtës që pritet të mbahet në Maqedoni. Dhe sipas tij, autoritetet në vendin fqinj, mund të bëjnë koleksion ftesash dhe fotografish, por në NATO nuk ka mundësi të hyjnë derisa e përdorin termin Maqedonia.…
Presidenti rumun Klaus Johanis deklaroi se NATO duhet ta vazhdojë politikën e “dyerve të hapura” dhe shtoi se Rumania e përkrahë vendimin Republika e Maqedonisë të ftohet për t’i filluar negociatat inkuadruese me NATO-n.“Duhet ta vazhdojmë politikën e dyerve të hapura. Rumania tërësisht e përkrahë vendimin t’ia dorëzojë ftesën për anëtarësim Maqedonisë së Veriut”, theksoi Johanes. Ai shtoi se e domosdoshme është “qasja e unifikuar dhe planifikimi i mbrojtjes së tërë krahut lindor”.