Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në mënyrë zyrtare i dorëzoi ftesën për anëtarësim kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev. Dorëzimin e ftesës ai e bëri gjatë ceremonisë solemne në selinë e Aleancës më të madhe politike dhe luftarake në botë. Me këtë, hapet rruga që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Stoltenberg bashkë me ftesën I dha Zaevit edhe stilolapsin me të cilin nënshkroi ftesën Zyrtare, të cilin kryeministri Zaev e puthi.
Author: Adijat
Pushteti sot ka përsëritur se kushtezimet e opozitës për zhbllokimin e procesit për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror zgjedhor dhe amnestia e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit janë të papranueshme. Deputeti i LSDM, Hari Llokvenac, bëri të qartë se qeveria nuk do të amnestojë krimin. “Vendosja e kushteve për të ardhur në një përfundim nuk do të ketë sukses. Formimi i KSHZ-së në këtë moment është prioritet për të gjithë ne. Presim që të ndërgjegjësohet edhe opozita”, thotë deputeti i LSDM-së. Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se pengimi i zgjedhjes së KSHZ rrezikonë mbajtjen…
Ljupço Stojanovski, gjyshi i Tamarës së vogël nga Velesi, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2015, duke pritur për operacion jashtë vendit, është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg prej 7 vjet e gjysmë për tentim vrasje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Gjykatësja, Sofija Laliçiq, tha se është vërtetuar qëllimi se, Stojanovski duke qëlluar ka dashur ta vrasë Todorovin. “Kur sistemi vret një fëmijë, populli proteston. Kur sistemi vret një fëmijë, atëherë përgjegjësia për këtë është e pashmangshme. Duhet gjetur personat përgjegjës dhe ata të përgjigjen para institucioneve kompetente ashtu siç e parasheh ligji. Ky Këshill Gjyqësor,…
Oda e mjekëve të Maqedonisë sot ka përgënjeshtruar lajmin se 70 mjekë nga rajoni i Pollogut kanë kërkuar vërtetime për të emigruar jashtë vendit. Përfaqësuesja e Odës, Kalinka Stardellova thotë se nga ky rajon nga fillimi i vitit ketë vërtetim e kanë marrë vetëm 16 mjekë, ndërsa kërkesa të reja nuk ka. Sipas saj, deri tani Maqedoninë e kanë braktisur gjithsej 173 mjekë. Ministri i shëndetësisë Venko Filipce thotë se do të bëjnë çmos të pengojnë largimin e mjekëve për në shtetet evropine duke rritur rrogat e tyre në shtatot dhe në janarë të vitit të ardhshëm. Ai tha se…
Klinika e gastros në Shkupit është furnizuar me kapsula të reja endoskopike, përmes të cilave në mënyrë efikase dhe pa dhimbje diagnostifikohen smundjet e zorrëve të holla te pacientët. Kapsolat janë kamera me bateri në formë tabletash, të cilat gëlltiten dhe depërtojnë në zorrët e pacientit duke ju sjellë mjekëve pamje nga muret e zorrëve. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se metoda e re e diagnostifikimit të sëmundjeve të zorrëve do të përmirësojë shërbimet mejkësore. “Metodëe re e shërbimit në klinikë është lehtësim i ndiesëm për pacientët, diagnostigfikim I shpejtë si dhe diagnostifikim në fazën e hershme të sëmundjes.…
Gjithsej 552 kontroll aksionet lokale, dhe kontrollet e përforcuara, të realizuara gjatë gjashtë muajve të kaluar, të këtij viti në rajonin e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, si dhe në aktivitete të regullta, janë zbuluar gjithsej 12,786 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve, edhe atë 7563 në Tetovë dhe 5223 në Gostivar, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë. Kundërvajtjet e zbuluara, janë kompletuar në mënyrë adekuate ligjore, gjegjësishtë janë sanksionuar, me 5020 fletëpagesa për kundërvajtje, (në TE 2916 dhe në GV 2104) dhe 7766 fletëpagesa të detyrueshme ër kundëevajtje, ( në TE 4647 dhe në GV 3119 ). Krahas kësaj…
Maqedonia nga mesi i vitit të ardhshëm mundet edhe formalisht të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, përderisa të gjitha proceset tjera zhvillohen si duhet. Këtë e porositi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për Euro Uestern Ballkans, të publikuar sot, në ditën kur Maqedonia e mori edhe zyrtarisht ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO. Në pyetjen nëse Maqedonia mund të inkuadrohet në NATO vitin e ardhshëm dhe nëse procesi i inkuadrimit do të jetë i shpejtë siç ishte paralajmëruar, shefi i diplomacisë theksoi se bëhet fjalë për proces teknik, që mund të rregullohet…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kolegëve të tij nga Parlamenti i Republikës së Polonisë, ka marrë pjesë në Samitin e 3-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si edhe në kremtimin e 550 vjetorit të seancës së parë të Sejmit të Polonisë, transmeton Medial.mk. Para fillimit zyrtar të Samitit, thuhet në kumtesë, Xhaferi realizoi takim me mikpritësin Stanislav Karçevski, kryetarin e Senatit të Republikës së Polonisë dhe në fillim të takimit, shprehu falënderim për mbështetjen konstante poloneze të aktiviteteve reformuese të vendit si edhe mbështetjen e fuqishme dhe të riafirmuar…
Një burri 46 vjeçar nga Shtipi me dobësi të jashtëzakonshme në zemër sot i është transplatuar zemër tërësisht artificiale në Spitalin klinik “Axhibadem Sistina” në Shkup. Pacienti në gjendje stabile shëndetësore ndihet mirë, informojnë nga Klinika. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të parë të tillë kirurgjike në Maqedoni. Operacioni ka zgjatur më shumë se pesë orë e gjysmë, ndërsa e ka kryer ekipi i Klinikës, i kryesuar nga shefi i Sektorit për kardiokirurgji, prof.dr. Aleksandar Nikoliq. Ndërsa zemra mekanike është me madhësi të njëjtë si ajo paraprake. Mbushet me bateri, të cilën pas daljes nga spitali, pacienti do ta mbajë…
Rregullativa ligjore në pjesën e financimit të partive politike është e mirë, por ekzistojnë dilema te mekanizmat e implementimit. Kështu vlerëson ministrja e drejtësisë, Renata Deskovka, sipas të cilës veç më është miratuar vendim për ndalimin e financimit të 26 partive për shkak të dorëzimit të vonuar të raportit dhe kjo sipas saj paraqet kontroll që i motivon partitë për të qenë transparente. Në këtë kontekst ajo theksoi nevojën për përforcim të Komisionit për antikorrupsion, Entit shtetëror për revizion, gjykatave dhe prokurorisë. DESKOVSKA: NUK PËRJASHTOHET FINANCIMI NGA BUXHETI Deskovska nuk e përjashtoi mundësinë për financimin e partive politike nga mjetet…
Ftesa për anëtarësim në NATO është lajm i mirë dhe detyrim për të plotësuar kërkesat e domosdoshme. Realizimi ftesës varret nga rezultati i referendumit dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Prandaj, profesori universitar, Ylber Sela, thotë se pas marrjes së ftesës spektri politik dhe institucionet duhet të angazhohen maksimalisht që referendumi të rezultojë i suksesshëm. “Shumë e rëndësishme është që tani qeveria e RM-së gjithë motivimin dhe atë që ka bërë deri tash ta konkretizojë duke u ballafaquar me rrethanat që do të na çojnë në një referendum të suksesshëm, sepse pa një referendum të suksesshëm e gjithë kjo do…
Kryeministri Zoran Zaev pas dorëzimit të ftesës për në NATO deklaroi se është i bindur se qytetarët do ta pranojnë Marrëveshjen me Greqinë në referendum dhe se kjo Marrëveshje do t’i inkurajojë edhe fqinjët të cilët ende kanë konteste të hapura, përcjell Medial.mk. “Shpresojmë se zgjidhja me Greqinë do t’i inkurajojë Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë me dialogun që të gjejnë zgjidhje. Nuk e kishim lehtë as ne, e as Cipras. Do të ishte më lehtë që të zgjidhej më parë”, tha Zaev dhe shtoi se Ballkani më nuk është fuçi baruti, ka sjellje evropiane, u mban leksione vendeve…