Ambasada e Austrisë në Shkup akoma nuk ka përmirësuar gabimet drejtshktimore në versionin shqip të ueb faqes së saj. Nga kjo ambasadë nuk kemi marrë akoma përgjigje nëse do të ndërmarrin masa për përmirësimin e gabimeve. Edhe pse u kemi drejtuar këtë pyetje nëpërmjet postës elektronike para disa ditëve, deri tani nuk i janë përgjigjur të njëjtës. Pra, në ueb faqe akoma mund të vërehen gabime të shumta drejtshkrimore dhe gramatikore. Disa ditë më parë, Televizioni SHENJA raportoi për këtë temë. Ndër gabimet më të shpeshta që mundem t’i hasim, ishin gabimet ku zanorja “ë” nuk është përdorur në mënyrë…
Author: Adijat
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Iranit në Republikën e Maqedonisë, Hossein Karimi. Në fillim të takimit, ambasadori shprehu urime për zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke i dëshiruar suksese në punën e mëtejshme dhe e shfrytëzoi rastin që t’ia dorëzojë edhe telegramin e urimit të dërguar nga Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Rouhani. Ambasadori Karimi theksoi se, Irani ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast atij personalisht i kishte lënë përshtypje gjallëria e partive politike…
Aleksandar Nikollovski, kandidat për ambasador të Maqedonisë në Bruksel, nga radhët e OBRM-PDUKM-së, ka reaguar në lidhje me ndalimin e procedurave të dërgimit të tij në detyrë në BE. Ai shprehet se nuk mund të pranojë argumentin që motivet politike janë arsyet, siç thotë, që të mos respektohet Kushtetuta dhe ligjet. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që Maqedonia ta vë në rrezik rrugën euro-integruese. Nikollovski thotë se nëse BE-ja është qëllimi i përbashkët, atëherë vendimet e matura shtetërore nuk duhet të lënë vend për politikë ditore.
Në paraqitjen e dytë nga afati i parë i regjistrimit, i cili u realizua dje, në shkollat e mesme publike në vitin e parë të vitit shkollor 2017/2018 janë regjistruar 3.151 nga 6.288 nxënës të regjistruar. Pas dy paraqitjeve në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar gjithsej 14.608 nxënës, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rezultatet për nxënësit e regjistruar në paraqitjen e dytë janë publikuar sot. Prej 3.151 nxënësve të regjistruar, 2.639 janë në gjuhën mësimore maqedonase, 495 për mësim në gjuhën shqipe, nëntë nxënës për mësim në gjuhën turke dhe tetë persëritës. Sipas llojit të arsimit, në…
Mitko Danevski do të jetë komandant i ri i Njësitit për detyra speciale-Tigrat. Ai është emëruar sot në këtë post nga ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Danevski ka lindur në vitin 1975 në Dellçevë dhe ka përvojë të gjatë në MPB. Deri tani komandant i këtij njësiti ishte Sllavço Petrueshevski.
Të mërkurën u bë një muaj nga vërshimet e lumit në fshatin Poroj. Pas 30 ditësh nga Bashkësia lokale e fshatit Poroj, shprehen se janë pjesërisht të kënaqur me pastrimin e shtratit të lumit, por theksojnë se edhe shumë pjesa kanë ngelur pa u realizuar. Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, thotë për gazetën KOHA se më shumë rëndësi i është dhënë pastrimit të shtratit të lumit dhe hapjes së rrugës regjionale Tetovë – Jazhincë. Ai është shprehur se Qeveria dhe komuna duhet të mbajnë premtimet e dhëna për digat dhe urat, sepse nëse vërshimet përsëriten, atëherë…
Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily, pohon se prania e zv.kryetarit amerikan, Mike Pence, në takimin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë, paraqet përkushtimin e SHBA-ve për rajonin. Sipas tij, kjo kartë funksionon si një forum me rëndësi që punon në anëtarësimin në NATO të anëtarëve të kartës, por edhe si forum për siguri rajonale. Përndryshe, kryesimi i kësaj radhe i takimit në Podgoricë, i takon Maqedonisë, si anëtare e kartës, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, dhe Bosnja e Hercegovina./
Qendra Shtetërore për Provime (QSHP) sot i ka publikuar rezultatet nga matura shtetërore për gjithsej 16.426 maturantë, prej tyre 8.274 nga gjimnazet, 7.881 nga arsimi i mesëm profesional dhe 271 nga arsimi i mesëm i arteve, raporton Portalb.mk. “Në përputhje me konceptin për maturë dhe provim përfundimtar në arsimin e mesëm me kohëzgjatje katërvjeçare në Republikën e Maqedonisë nxënësit nga rezultatet e provimeve eksterne iu nënshtruan tri lëndëve. Provim i detyrueshëm për të gjithë është gjuha amtare”, tha drejtoresha e QSHP-së, Mirushe Ameti. Rezultatet nëpër shkolla janë publikuar sot në ora 12:00, ndërkaq në mënyrë elektronike nxënësit mund t’i kontrollojnë edhe…
Motoçiklistë nga Maqedonia janë nisur drejt ”pushtimit” të pikës më veriore të Evropës, Kepi i Veriut, që për motoçiklistët paraqet sfidën e ngjashme si të ngjitjes në Mont Everest, nga alpinistët, shkruan Makfax. Sipas Makfax, ata dëshirojnë që ta arrijnë këtë majë, që më pastaj të vozitin edhe 2300 kilometër tjera për të qenë pjesmarrës në FIM Relly në Suedi, që ka shumë sfida për të arritur një rezultat të mirë. Gara e Relly-së zgjatë katër ditë dhe për të arritur një rezultat të mirë, merret parasysh lloji i motoçikletës, kilometrazhi i kaluar dhe sa vozitës ka
Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski, nga partia VMRO-BND, zyrtarisht kërkon nga Komisioni Evropian (KE), që si qeveri joformale e BE-së të urdhërojë ”ndërprerje të menjëhershme të doktrinës së antikuizimit” në Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur nga korrespondenti i agjencisë MIA në Bruksel, i cili raporton se Xhambaski e përmend Maqedoninë me shkurtesën IRJM (Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë), duke shtuar se ”Bullgaria mbështet IRJM-në në rrugën e saj drejt integrimit evropian”. Mirëpo, sipas Angell Xhambaskit, shqetëson fakti se, sipas tij, disa çështje të rëndësishme për rajonin nuk janë prekur ose diskutuar gjatë takimit të eurokomisionerit Johannes Hahn me kryeministrin Zoran Zaev. Më…
Fillon afati për parashtrimin e kërkesave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në bujqësi, të projektuar në gjithsej 160 milionë euro, kumtoi sot ministri dikasterial Lupço Nikollovski. Të gjitha pengesat të ciklat e kanë penguar procesin janë evituar, ndërsa është zgjidhur, tha, edhe problemi me softuerin për aplikim. Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 15 shtatori. “Ju bëj thirrje bujqve të konkurrojnë për subvencione për prodhimtarinë e sivjetshme. Janë krijuar kushte për fillimin e procesit për aplikim në zhbllokimin e të cilit punojmë nga dita e parë kur kemi ardhur në Ministri”, theksoi ministri. Të gjithë bujqit e interesuar…
Së shpejti do të dal në opinion me faktura që tregojnë se me para shtetërore ish ministri i bujqësisë Mihajlo Cvetkov dhe zëvendësi i tij kanë blerë kostume të shtrenjta të markave Hugo Boss dhe Bitziani në vlerë prej disa mijëra eurove, ka paralajmëruar ministri aktual Lupço Nikollovski, në një intervistë për televizionin Kanal 5. Ai ka paralajmëruar se këto skandale do të procesuohen përmes institucioneve dhe do të kërkohet përgjegjësi, transmeton Gazeta Lajm. Cvetkov ishte ministër në qeverinë VMRO-BDI nga radhët e Partisë Socialiste të Lubisav Ivanov-Xingos.