Author: Adijat

Gjykata duhet të punojë vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe assesi ndryshe, ndërsa si reprezent i pushtetit të tretë nuk guxon t’i nënshtrohet dhe vendosë sipas sugjerimeve dhe presioneve, porositi sot VMRO-DPMNE-ja. Sipas Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE-ja, procedurat penale të Prokurorisë Speciale Publike janë tendencioze dhe plotësisht të motivuara politike, ndërsa kërkesat për paraburgim për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së të dorëzuara deri te apeli janë tentim për presion ndaj gjykatës që t’i shfuqizojë vendimet e pabaza për marrje të dokumenteve të udhëtimit. “Masat për sigurim të pjesëmarrjes të kërkuara nga PSP për udhëheqësinë e partisë janë tërësisht të pabaza, pa dëshmi…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot u takua me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Çarls Garet. Në takim Saliji e ka falënderuar Garetin dhe Qeverinë britanike për kontributin e deritanishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Maqedonisë. Saliji e ka njohur ambasadorin edhe për planin dhe strategjinë që ka Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë në drejtim të reformave në drejtësi. Nga Ministria theksojnë se Saliji e ka bindur Garetin se do të punojmë maksimalisht në ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, larg nga duart e politikës, duke mundësuar që gjykatësit dhe prokurorët të…

Lexo më Shumë

Me ribalancin e propozuar të Buxhetit, Qeveria e LSDM-së e rrit detyrimin e Maqedonisë, konsideron VMRO-DPMNE. “LSDM, Dragan Tevdovski dhe Zoran Zaev, të cilët me muaj prapa folnin për shqetësimin e tyre se Maqedonia është vend i mbidetyruar, tani tani erdhën në pushtet, propozojnë ribalanc në të clin parashikojnë detyrim më të madh të shtetit deri në fund të vitit për 150 milionë euro. Që në muajin e parë pasi që erdhën në pushtet e detyruan shtetin 60 milionë euro”, kumtoi VMRO-DPMNE. Sipas planeve të Zaevit, shton partia deri në fund të vitit, çdo ditë, shteti do të detyrohet për…

Lexo më Shumë

Drejtuesit të automjeteve që kalojnë në aksin Shtip – Strumicë në Radovish, në lindje të Maqedonisë, padyshim që u ka rënë në sy një tabelë e pazakontë e vendosur nga qytetarët. Tabela paralajmëron shoferët të bëjnë kujdes me mënyrën si ngasin makinën, pasi i pret vdekja e sigurt, shkruan Tetova Sot. Para tabelës shkruhet “Vdekja pret në këtë rrugë, vozitni me kujdes”, ndërsa disa metra më tutje qëndron simboli i varrmihësit famëkeq që simbolizon vdekjen. Qëllimi i vendosjes së simbolit është numri i lartë i aksidente që ndodhin në zonë dhe ndërgjegjësimi i shoferëve për të respektuar rregulloret e qarkullimit.

Lexo më Shumë

Kryetari i patisë Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM), Pavle Trajanov, ka reaguar ndaj njoftimeve mediale për rritjen enorme të çmimeve të hoteleve për akomodimin e tifozëve që do të jenë në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane. Paraprakisht, tifozët e Real Madrid dhe Manchester United janë ankuar për çmime të larta të akomodimit në Shkup, që shkojnë edhe deri më 1000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mirëpo, Trajanov propozon që për tifozët e të dy ekipeve të hapen dyert e konvikteve studentore të Shkupit. Sipas tij, akomodimi duhet të bëhet falas për tifozët, ose të ketë një pagesë prej 10…

Lexo më Shumë

Një pjesë e konsumatorëve të fshatit të Shkupit Vollkovë nesër nga ora 9 deri në orën 11 do të mbeten pa energji elektrike. Në periudhën kohore prej orës 9:00 deri në 10:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në rrugën “Bllagoja Gojan” nr.37, 39, 41 dhe 43 në komunën e Kisela Vodës, ndërsa nga ora 13:00 deri në 15:00 konsumatorët në bulevardin “Jane Sandanski” nga nr.15 deri 21. Siç njoftoi QRMK e Qytetit të Shkupit, ndërprerja e energjisë elektrike është për shkak të operacioneve të caktuara teknike.

Lexo më Shumë

Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12 vjecar e konsideron veten bullgar. ”Nuk dua të qëndroj këtu te ruaj lopët. Dua të luaj futboll”, thotë ai, i tëri i djersitur kur luan futboll në një rrugë të pa asfaltuar në fshatin e rajoni të Golo Bërdo. ”Në Agli me pasarportë bullagare, kjo është e mundur”, thotë ai. Kurse në Shqipëri ku tani po shqyrtohet ligji i pakicave, nuk ka bullgarë në mesin e pakicave etnike. Ndersa Maqedonia instiston se banorët e kësaj ane janë maqedonas, Agjencia shtetërore ”Bullgarët jashtë vendit” e cila ndihmon banorët e kësaj ane të…

Lexo më Shumë

Maksimalisht 49 litra në metër katror kanë reshur në 24 orët e fundit në Gjevgjeli, ndërsa më pak pesë litra, në Vinicë kumtoi DPHM. Deri në orën 8:30 të mëngjesit më ftohtë është në Mavrovë, Krushevë dhe Topollçanë tetë gradë, ndërsa temperatura më e lartë prej 15 gradëve është matur në Shkup – Zajçev Rid, Dojran, Strumicë, Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Në Mavrovë, Krushevë dhe Topollçanë është tetë gradë, 9 në Lazaropole, 10 në Gjurishtë dhe Pretori, 11 në Berovë dhe Pozharanë, 12 në Manastir, Ohër, Prilep, Kriva Pallankë, 13 në Tetovë, 14 në Shtip, Dibër, Kumanovë, Vinicë dhe Shkup…

Lexo më Shumë

Gjatë këtij muaj Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov do të shkojë në vizitë zyrtare në Shqipëri, konfirmuan për Alsat përfaqësues të Ministrisë së Jashtme. Sipas tyre, Dimitrov së shpejti do të jetë nikoqir i Ministrit të Jashtëm të Kosovës. Megjithatë akoma nuk dihet data e takimeve e as nëse në këto takime, Dimitrov do të udhëtojë së bashku me kryeministrin, Zoran Zaev. Në pyetjen se kur Zaev do të vizitojë këto dy vendet fqinje zëdhënësi i ri i Qeverisë, Mile Boshnjakovski me përgjigje: “Ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Maqedonisë është avancimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve ndërfqinjësor. Për të…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=MTj0o_vOLcg Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski për Radio Kanal 77 ka treguar mënyrën se si është arrestuar dhe se kush ka qenë i përfshirë në dhënien e urdhërit që ai të arrestohet. Bozhinovski thotë se Qeveria e Serbisë nuk e ka miratuar arrestimin e tij dhe as që e ka zbatuar urdhërin për arrestim ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia. Ai thotë se arrestimin e tij dhe sjelljen në Maqedoni e ka realizuar Interpoli dhe se është nxitur nga Bllagoj Mehanxhiski, pronar i korporatës për barna në Maqedoni ”Zegin”. Bozhinovski mendon se tekstet e tijë për të vërtetën e tij rreth sjelljes së barnave…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u përfshi pasditen e së dielës në një aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës në Maqedoni. Furoistrada me të cilën udhëtonte Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë. Policia maqedonase që shkoi në vendngjarje e ka transportuar ish-ministrin shqiptar në spital. Ahmetaj ka marrë disa lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut. Ai u vizitua në spital edhe nga zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Agim Nuhiu, i cili konfirmoi se si ish-ministri Ahmetaj ashtu edhe 14 të plagosurit e tjerë në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të promovohet thirrja e tretë publike për projektin Ekspertë të huaj për kompani vendore në të cilin do të kenë fjalim zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, Sibil Suter Tejada. Pas prezantimit të rezultateve të realizuara deri tani nga ky projekt, do të pasojë fjalim i përfaqësuesve të odave ekonomike, ndërsa pastaj fjalim do të kenë edhe përfaqësues të kompanive vendore të cilët tashmë e kanë shfrytëzuar ndihmën e ekspertëve të huaj. Në fund të ngjarjes do të pasojë fjalim i ministrave Zoran Shapuriq,…

Lexo më Shumë