Author: Adijat

Me koncert nga grupit “Foltin” sonte përfundon në Suli han edicioni i sivjetmë i Verës së Shkupit. Foltin është një nga grupet më të njohura nga Maqedonia. Ekziston nga viti 1997. Pas vetes ka shtatë albume, muzikë për mbi 20 shfaqje teatrale dhe performanca të shumta në Maqedoni, Kroaci, Italia, Austri, Slloveni, Serbi, BeH, Shqipëri, Bullgari, Francë, Gjermani, Hungari, Angli, Liban, Holandë, Belgjikë, Turqi dhe Çeki. Muzika e Foltin zakonisht përshkruhet si gaztore, e pasionuar, me atmosferë të nxehtë vallëzimi. Përveç në gjuhën maqedonase, këndojnë edhe në të ashtuquajturën “esperanto spontane”, përzierje e imagjinuar ose imitim fonetik i gjuhëve të…

Lexo më Shumë

Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski akoma gjenden në arrati. Policia nuk precizon nëse janë akoma brenda shtetit ose jashtë tij. Ish funksionarët e DSK-së nuk janë askund tanimë 5 ditë. Ata i kërkon edhe Interpoli. MPB informon se kanë kontrolluar disa lokacione për të cilat kanë pasur informacione se kanë mundur të fshehen Gruevski dhe Boshkovski, si të akuzuar kryesorë nga PSP-ja në lidhje me hetimin se kush e ka porositur përgjimin masiv të paligjshëm në Maqedoni.

Lexo më Shumë

Alarmante Qyteti i Strugës vazhdon të jetë i stërmbushur me mbetje nga më të ndryshmet në deponin e egër të këtij qytetit. Kjo deponi disa herë është djegur pikërishtë në valën e sezonit turistik dhe ka krijuar kaos ekologjike duke u mbuluar qyteti me tym të zi dhe mjegull, njofton Zhurnal.mk Nga iniciativa qytetare “Struganët për Strugën” për Zhurnal.mk thonë se një kohë të gjatë janë dëshmitarë të helmimit sistemik që po ndodh në këtë qytet, për shkak të djegies së përditshme të deponisë së egër, andaj edhe kanë vendosur ta ngrisin zërin për gjetje e një zgjidhje sa më…

Lexo më Shumë

Në Shkup gjatë tre ditëve të fundit janë evidentuar 28 fatkeqësi komunikacioni. Në 14 prej tyre më lehtë janë lënduar 22 persona, ndërsa në 14 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Siç kumtoi SPB Sgkup, gjatë tre ditëve të kaluara janë sanksionuar 43 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 10 vozitës i kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku, ndërsa pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Policia rrugore gjatë ditës tre ditëve të kaluara ka sanksionuar edhe 15 shoferë, të cilët nuk e kanë…

Lexo më Shumë

Në poligonin e armatës Krivollak, sot do të mbahet ditë e hapur për mysafirë të lartë të stërvitjes “Dragoon Guardian 17”. Në ditën e hapur, nga ana e njësiteve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-së, të cilët marrin pjesë në stërvitjen do të realizohet demonstrim i përpunimit të shtegut për fluturim – aterim në Poligonin e armatës Krivollak për fluturake pa pilot. Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, ministra në Qeverinë e RM-së, përfaqësues…

Lexo më Shumë

Violinisti nga Tetova , Shkelzen Pajaziti, në intervistën në vazhdim na tregon për përkushtimin që I duhet një njeriu të talentuar për të arritur sukses në profesionin e tij. Sipas tij, ftesat kanë qenë të shumëta nga shtete të ndryshme, që veprimtarinë e tij si artist ta përqëndrojë dhe zhvillojë atje, por dashuria për vendin e tij, dëshira për të ndihuar në ngritjen e vetëdijes artistike dhe kulturore, me aq sa mundet, të vendit të tij, kanë bërë që këtyre ftesave t’u thotë “Jo”. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë: Almakos: Një kohë fillove të postosh fotografi nga…

Lexo më Shumë

I pari Ali Ahmeti, i dyti Vesel Memedi dhe i treti vetëm, një ditë më parë ( të premten), Gezim Ostreni  ishin thirrësit  e takimit mes liderëve të partive parlamentare shqiptare. Vetëm në pak javë, tre takime. Në këto tavolina dy herë e gjys, mori pjesë edhe PDSH, por e njejta , takimin e djeshëm e la në gjysmë. Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se ata e kanë lëshuar tryezën e bisedimeve për shkak qasjes jo konstruktive të partive që janë pjesë e Qeverisë, shkruan Almakos. Për analistët këto takime më shumë kanë karakter reklamues, se sa esencial. Mersel…

Lexo më Shumë

Minuta tensioni natën e kaluar në bordin e një treni të linjës Milano-Roma që ka qëndruar i ndaluar për disa orë në stacionin e Firenzes, Santa Maria Novella në mënyrë që t’i nënshtrohej kontrollit dhe verifikimeve. Një person gjatë një zënke deklaroi se në një vagon gjendej një bombë. Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00. Personi në fjalë me origjinë shqiptare është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe për shkak të kundërshtimit është nxehur dhe ka bërtitur se në tren ndodhej një bombë, shkruan faqja online e Hekurudhave italiane.  Menjëherë treni është ndaluar në stacionin toskan ku pasagjerët janë zbritur të…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese përsëri kërkon që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të mbajë përgjegjësi dhe të jep dorëheqje për vdekjen e dy qytetarëve në Gostivar. Në kumtesë nga partia opozitare thonë se dy viktimat janë pasojë direkte e sjelles së Taravarit, duke shtuar se ky kaos mund të rrezikojë jetën edhe të shumë qytetarëve tjerë nëse nuk ndërmerren masa, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për dy muaj jo të plotë, qeveria e Zaevit lejoi që dy persona të vesin për shkak të pakujdesisë së tyre. Zaevi dhe Taravari nuk janë munduar që të sigurojnë reagjencë për diagnozën e sëmundjes, gjë që…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të thata. Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është i rritur. Në kalimet kufitare ka rritje të frekuentimit të makinave, por nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti (ky informacion vlen për anën e Maqedonisë në kalimet kufitare), përcjell Telegrafi Maqedoni. LAMM porosit vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së llëvizjes dhe respektim të sinjaleve rrugore. Gjithashtu LAMM bën thirrje për kujdes në rrugët ku rrezikohet rrëshqitja e dheut

Lexo më Shumë

Në planin për arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit ka mundësi të jenë të përfshirë persona operativ të policisë sekrete, shprehet ish shefi i kontrollit të brendshëm në MPB, Voislav Zafirovski. Sipas tij, Grujevski edhe më tej konsiderohet si person shumë i fuqishëm në polici dhe nuk është për t’u habitur nëse merr logjistikë nga kolegët të cilët e kishin atë shef në Drejtorinë e Pestë. Ndërsa ish-gjykatësi Valentin Zafrov, konsideron se duhet të vërtetohet përgjegjësia tek të gjithë gjykatësit që morën vendim për paraburgimin e Grujevskit dhe Boshkovskit. Ai thotë se ata lejuan dhjetë ditë që të akuzuarit…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet përfundimtare nga afati i parë për pranimin e nxënësve në konviktet e Maqedonisë, për vitin shkollor 2017/18. Nga MASH thonë se paraqitje online është aktive nga dje dhe deri kur do të ketë vende të lira, ndërsa njoftojnë se në vazhdimësi në web faqen e tyre do të publikojnë për numrin e nxënësve të pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nxënësit që do të dorëzojnë aplikim online, dokumentet e plota duhet t’i dorëzojnë prej 7 deri 11 gusht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Nga MASH njoftojnë se rezultatet e konkursit për pranim të…

Lexo më Shumë