Drejtori i Inspektoratit për pyje dhe gjueti, Driton Nebiu ka kryer kontrolle nëpër disa depo për shitjen e drunjve. Siç mësohet ky aksion është kryer me qëllim të verifikimit të tyre, se po i plotësojnë ligjet për funksionimin e tyre, apo aktivitetet e tyre po zhvillohen në mënyrë të kundëligjshme. “Jemi në terren për të vlerësuar se si po funksionojnë këto depo të shitjes së drunjve. Do të bëjmë kontrolle të rregullta për të parandaluar kriminalitetin shumëvjeçar që ka ndodhur me pyjet e Maqedonisë”, ka theksuar Nebiu, i cili me stafin e tij sot ka qenë në disa depo. (INA)
Author: Adijat
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajqe Dimkov, gjatë fjalimit të tij në Komisionin për avancim dhe përdorim të gjuhëve, ka potencuar ligji i cili po kërkohet tani të sillet ka qenë parakusht për themelimin e koalicionit qeverisës, raporton medial.mk. “Si ti besojmë LSDM-së, sinqerisht kemi problem me LSDM, të cilëve nuk di si t’ju besoj. Desha të bisedoja për temën por, por nuk mundet askush të më padit apo dënon pse nuk e flas gjuhës shqipe”, potencoi Dimkov. Ai më tej shtoi se Stevo Pendarovski ndoshta është krijuesi I këtij ligji, sepse I ka plotësuar dëshirat maksimaliste të shqiptarëve.
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) e përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për akses falas të gazetarëve hulumtues deri tek dokumentet nga Regjistri Qendror dhe Agjencia për Kadastër të Patundshmërive dhe e vlerëson si hap përpara në procesin për lirim dhe përmirësim të gjendjeve të të drejtave mediale dhe gazetareske. SPGM-ja konsideron se me këtë vendim të gazetarëve hulumtues do t’ju lehtësohet aksesi deri te informacionet që do ta rrisin transparencën, raportimin dhe përgjegjësinë shoqërore të bartësve të funksioneve publike, por edhe të personave juridikë dhe do të ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe keqpërdorimit…
Deputeti i RDK Vesel Mehmeti në ditën e dytë e debateve të cilat po zhvillohen në Komisionin për avancim të përdorimit të gjuhëve, ka kërkuar që ky ligj të sillet me konsensus, për shkak se ligji nuk do ta shpartallon shtetin, njofton ekipi i medial.mk, nga Komisioni në fjalë. “Të gjithë ne kujtojmë vitet e 90-ta, kur disa individ protestonin kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Disa prej tyre akoma janë aktiv në skenën politike. Kishte edhe protesta kur Talat Xhaferi ishte i emëruar për Ministër të Mbrojtjes, pastaj kishte protesta kur Agim Nuhiu u emërua Ministër i MPB, tash e…
Stacioni policor në Prilep deri në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur padi penale kundër E.I (27) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”. MPB njofton se mbrëmë, pas masave operative taktike dhe hetiese dhe pas marrjes së urdhërit, zyrtarët policorë nga Departamenti për tregti të paligjshme me drogën kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit në Prilep. “Gjatë kontrollit janë gjetur një pemë me rënjë, pa gjethe dhe qese e mbushur me materie të gjelbërta, të cilat janë marrë për prova gjatë hetimeve. Pas hetimeve…
Një këmbësor dhe një bashkudhëtar në automobil janë lënduar rëndë, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, në gjashtë prej tetë aksidenteve të evidentuara të komunikacionit në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se policia rrugore ka sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh mes të cilëve edhe pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë të lëvizjes së automjeteve, pesë nuk i kanë respektuar pajisjet sinjalizuese të ndriçimit, 17 shoferë pa patentë shoferi gjegjësisht me automjet të paregjistruar, 80 për automjete të parkuar në mënyrë…
Zvogëlohet numri i parashtresave të dorëzuara deri te Avokati i Popullit për mbrojtje të së drejtës së ambientit të shëndoshë të jetesës prej 35 në vitin 2012 në 15 në vitin 2016, me ç’rast më së shpeshti parashtresat kanë të bëjnë me problemin me zhurmën, informoi sot zëvendës avokati i popullit, Vaska Bajramovska Mustafa. “Kjo tregon në nivelin e ulët të vetëdijes ekologjike, por edhe në nevojën për ngritjen e vetëdijes te qytetarët. Nga ana tjetër, brengos plogështia e organeve dhe institucioneve kompetente, mosbashkëpunimi dhe mungesa e koordinimit për ndërmarrjen e masave sistematike mes pushtetit qendror dhe lokal”, deklaroi Bajramovska…
Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Qeveria e miratoi Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me plotësim i cili përcakton se shfrytëzuesit e këtyre masave mund të jenë ata persona juridikë dhe fizikë të cilët nuk kanë shfrytëzuar masa të tjera qeveritare për punësim. Plani operativ parashikon numër të madh të volitshmërive për punësimin e grupeve të ndryshme të synuara nga të papunët, si dhe programe për vetëpunësim, programe për start-all biznese për të rinj dhe program për vetëpunësim të personave me invaliditet. Në…
Dje (5 shtator), persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 39-vjeçarit nga Tetova me inicialet B.J në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, transmeton ilirianews.mk Pasi kanë hapur me forcë derën e përparme, kanë kontrolluar plotësisht apartament dhe nga kutia dekorative në dhomën e fëmijëve kanë marrë 6.000 denarë në prerje të ndryshme dhe pastaj nga dhoma e gjumit kanë marrë dy orë dore për femra prej markave të famshme, duke fituar në mënyrë të paligjshme pronë totale prej 90 mijë denarësh, pastaj pa u hetuar janë larguar në drejtim të panjohur, njoftojnë nga SPB e Tetovës. Në vend…
Partia në pushtet LSDM përmes një kumtese për media thekson se qeveria e re për vetëm 100 ditë ka sjellur vendime kyçe me të cilat është përmirësuar jeta e qytetarëve. “Paratë po kthehen tek qytetarët, institucionet punojnë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Maqedonia ka filluar fuqishëm të hapërojë drejt rrugës eurointegruese. Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM për vetëm njëqind ditë kanë siguruar pagë minimale më të lartë në vlerë prej 12.000 denarëve për rreth 70.000 qytetarë, e kthejnë tarifën e lirë ditore të rrymës, zgjidhin përfundimisht problemin me 3000 punëtorët e falimentuar, sigurojnë ndihmë më të madhe…
Shuto Orizare ishte një nga komunat e vetme të Maqedonisë ku gratë nuk kishin gjinekolog amë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që në korrik u paralajmërua se në ambulancën e Shuto Orizares do të punësohet një gjinekologe, me çka do të sigurojë mbrojtje të vazhdueshme të grave. Në këtë pozitë do të vijë Vjollca Mbiara, e cila ka përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, ndërsa ka punuar në spitale jashtë Maqedonisë. Vjollca Mbiara prej sot edhe zyrtarisht fillon punën e saj në ambulantën e Shuto Orizares.
Dy persona janë lënduar lehtë në fatkeqësinë e komunikacionit që ndodhi dje rreth orës 22.15 në lagjen Kapishtec. Në fatkeqësinë kanë marrë pjesë një veturë me targa të Shkupit drejtuar nga 26 vjeçari K.V dhe vetura “Pezho” me targa të Shkupit drejtuar nga SH.E (25) nga Turqia. Në fatkeqësinë më lehtë janë lënduar shoferi i veturës “Pezho” dhe bashkudhëtari D.F, nga Turqia me qëndrim të përkohshëm në Maqedoni. Ekipet e policisë kanë kryer mbikëqyrje në vendin ngjarjes, transmeton Medial.mk.