Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për propozimin për shpalljen e emërimit prokuror publik të Republikës së Maqedonisë, që është në rend dite të seancës së 12-të. Deputetët e opozitës përsëri propozuan që të anulohet kjo pikë pas zgjedhjeve lokale dhe të respektohet mendimi i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit sipas së cilës të gjitha procedurat për shkarkimin dhe emërimin e bartësve të funksioneve publike pezullohen deri në përfundimin e zgjedhjeve. “E gjithë procedura është joligjore. Në pajtim me Kodin zgjedhor, deri në përfundimin e zgjedhjeve nuk guxohet të bëhen shkarkime dhe punësime. Shumica parlamentare…
Author: Adijat
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga shefi i Misionit të FMN-së për Maqedoninë Jesmin Rahman, prej sot e deri më 18 shtator do të qëndrojë në Shkup me qëllim që të zbatohet shqyrtimi vjetor i ekonomisë së Maqedonisë. Ekipi në fund të Misionit do të publikojë konkluzione përfundimtare, ndërsa do të hartojë edhe raport të plotë që do të diskutohet në takimin nga Bordi ekzekutiv i FMN-së në datën që do të caktohet në mënyrë shtesë. Këto aktivitete janë pjesë e vëzhgimeve të rregullta të Fondit të të gjitha 118 vendeve, kumtoi Zyra e FMN-së në Shkup.
Nëpërmjet aplikacionit afalas në celular dhe ëeb platformës në kuadër të projektit “Rruga ime” të gjithë pjesëmarësit në trafik do të mund të identifikojnë dhe paraqesin mangësitë në rrugët magjistrale dhe rajonale, përcjell Aktuale.mk. Projketin e realizon Automoto Lidhja e Maqedonisë me mbështetje të ministrisë së transportit, MPB-së, dhe ndërmarjes publike për rrugë shtetërore. Qëllimi I projektit është që të sigurohet infrastrukturë më cilësore dhe siguri në trafik. “Një prej instrumenteve për siguri dhe cilësi në trafik është pikërisht ky aplikacion që do të na ndihmojë tejmase në identfikimin e mangësive në rrugë” , është shprehur ministri I transportit dhe…
Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është fjalë e dhënë dhe angazhim, si dhe përcaktim dhe qëllim strategjik i Qeverisë së re, tha sot kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, gjatë 100 ditëve të kaluara nga formimi i Qeverisë nuk ka pasur, dhe në periudhën e ardhshme nuk do të ketë presione, shantazhe dhe kërcënime për qëllime zgjedhore, as keqpërdorime të parave shtetërore për qëllime zgjedhore. Duke potencuar se ndarja e shtetit nga partitë politike është obligim nga Marrëveshja e Përzhinës dhe vërejtje në të gjitha raportet e BE-së për përparimin e Maqedonisë, OSBE-ODIHR-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe…
Shtëpia e huaj konsultative do të bëjë revizion të tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup. Sipas Nova TV, ekspertët nga shtëpia konsultative duhet të vërtetojë ku është më mirë të ndërtohet Qendra Klinike, a është i përshtatshëm lokacioni në rrethin e klinikave dhe cili lokacion përgjigjet për një objekt të tillë të madh. Për këtë qëllim Banka Qendrore Evropiane ka ndarë grand prej 2.1 milionë euro fonde të pakthyeshme për shtetin. Ndërsa këto informacione i ka vërtetuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se revizioni që duhet të bëhet nga shtëpia konsultative është…
Shkupi si asnjëherë më parë është i mbipopulluar nga fëmijë që lypin lëmoshë nga qytetarët. Institucionet në Maqedoni ende nuk e kanë të vendosur se kujt i bie përgjegjësia për të larguar dhe për t’u kujdesur për fëmijët që lypin lëmoshë nëpër rrugët e kryeqytetit dhe qyteteve tjera në Maqedoni. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për mkd.mk thonë se detyrimi për të pastruar rrugët nga fëmijë lypës bie mbi Ministrinë për Punë të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ambasada për të drejtat e fëmijëve ”Megjashi” në Maqedoni thonë se institucionet nuk kujdesen aspak dhe se nuk i kanë informacionet…
Plani 3-6-9 është projekt i tërë shtetit, i shoqërisë në tërësi, projekt i organizatave joqeveritare. Ai është reflektim i prioriteteve të Qeverisë ta kthejë agjendën reformuese, gjegjësisht ta kthejë vendin në rrugën euroatlantike dhe të orientohemi drejt vlerave evropiane, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në prezantimin e sotëm të projektit për ndjekjen e implementimit të Planit qeveritar 3-6-9. Theksoi se Maqedonia kaloi nëpër një krizë të vështirë politike e cila ka lënë pasoja me ndikim të gjerë në shoqëri përmes polarizimit në institucione por edhe ndaj imazhit të shtetit para miqve ndërkombëtarë dhe para bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi.…
Prokurorja speciale publike, Fatime Fetai dje ishte në tribunat e stadiumit “Mlladost” në Strumicë, për të përcjellë ndeshjen Maqedoni-Shqipëri. Si tifoze e flaktë e klubit futbollistik Milan, ajo zbulon se përcjell gati të gjitha ndeshjet që transmetohen të televizion, transmeton Gazeta Lajm. “Milanin e kam në zemër edhe pse vitet e fundit nuk është siç ka qenë para 10 viteve, por ende bëj tifo për të çdo herë. Rrallëherë më ikin ndeshjet që transmetohen në televizion. Megjithatë ndjenja është ndryshe kur je në stadium dhe prej aty bën tifo, veçanërisht kur garon vendi yt”, ka deklaruar Fetai për SDK.mk. Ndeshja…
Në pompën e benzinës në autostradën Veles-Shkup te fshati Rzhaniçino, mbrëmë rreth orës 04:30, nga ana e dy personave të armatosur është kryer vjedhje ndaj të punësuarës ku kanë marrë një shumë parash ende të pakonfirmuar, pas çka e kanë braktisur vendin e ngjarjes. Siç kumtoi MPB-ja nga ana e nëpunësve policorë pas masave të ndërmarra në mbikalimin te Jurumleri është penguar një automjet në të cilin ishin tre persona, midis të cilëve ishin edhe dy të cilët i përgjigjeshin përshkrimit që ishte dhënë nga ana e të dëmtuarës. Personat për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për veprën…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot u takua me Ruzhica Popeva Naumova, anëtare e Këshillit drejtues të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave qytetare “No Pasaran”, dhe me anëtarë të tjerë të shoqatës, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Përfaqësuesit e shoqatës “No Pasaran” e informuan kryeministrin Zaev për problemet me të cilat ballafaqohen, e janë të lidhura me presionet e vazhdueshme me përmbarues, llogari të bllokuara dhe ankesa për llogari që i marrin për ngrohje qendrore edhe krahas asaj se janë të shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore. Në takimin kryeministri Zaev kumtoi se Qeveria e Republikës…
Sektori për Punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale për personin B.K (35 vjeç) nga Prilepi pasi i njejti është vërtetuar se ka gënjyer një qytetare të Velesit i ka premtuar se do ta bëjë deputete në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni. Rasti është paraqitur në policinë e Shkupit nga familjarët e gruas së gënjyer. Personi i paraqitur në polici është prezentuar si pjesëtar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në MPB-në e Maqedonisë. Përveç gënjeshtrës se do ta bëjë deputete, ai i ka premtuar edhe se do ta bëjë koordinatore e komunës për një parti politike. Policia…
Vjeshta në Maqedoni pritet të jetë me temperaturë mesatare dhe sasi të reshjeve në suaza të mesatares nga vitit 1981 deri në vitin 2010. Sipas informacioneve të DPHM-së, temperatura prej shtatorit deri në nëntor pritet të jetë me lëvizje prej plus/minus një gradë në krahasim me mesataren. Temperatura mesatare mujore për shtator-tetor-nëntor 1981-2010 ka lëvizur në kufij prej rreth tetë gradë në pjesët malore deri 17.9 gradë të matura në Gjevgjeli, ndërsa reshjet mesatare të përgjithshme vjeshtore janë prej 127 milimetra të matura në stacionin meteorologjik në Shtip deri 326,6 milimetra në Lazaropole. Si zakonisht një vjeshtë me reshje mesatare…