Disa nga ish-funksionarët të cilët janë të akuzuar në rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përsëri kërkojnë shpëtim në vendimet për falje të marra nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Të akuzuarit përmes avokatëve të tyre kanë dorëzuar aneksa në gjykata, në të cilat theksojnë se akoma është në fuqi vendimi i Ivanovit për falje. Nga PSP nuk komentojnë asgjë deri në fillimin e proceseve gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ivanovi më 12 prill 2016 njoftoi se ka sjellur vendim për falje të 56 personave nga hetimet për vepra penale. Më 19 maj Kuvendi i mundësoi shefit të shtetit ta anulojë…
Author: Adijat
Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) në konventën e mbrëmshme partiake ka sjellur vendim për të shkuar së bashku me LSDM-në në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Nga RDM thonë se ky vendim është sjellur me pozitivitet nga Bordi Qendror i partisë, pas propozimit të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Delegatët sollën vendim përfundimtar për garim të përbashkët në koalicion me LSDM-në. Ky vendim erdhi pas pozitivitetit të Bordit Qendorë të RDM-së në lidhje me propozimin e LSDM-së. Në diskutimet në konventë u vlerësua se situata politike në vend dhe nevoja për vazhdimin e reformave përmes bashkimit të forcave”, thuhet në njoftimin…
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka reaguar pas padisë penale ndaj tij që ka ngritur SPB Prilep. Ai thotë se padia ndaj tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare është ngritur me qëllim që të diskreditohet personaliteti i tij dhe të largohet vëmendja e opinionit për mosrealizimin e asnj projekti në Komunën e Prilepit. Janakieski ka thënë se padia e ngritur nga SPB Prilep ka qenë edhe më parë e dorëzuar në Prokurorinë Publike Themelore, ndërsa e njëjta është refuzuar si e pabazë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ish-ministri së bashku me deklaratën deri tek opinioni publikoi edhe një fotokopje të…
43 vjecari D.J nga Shkupi mbrëmë në stacionin policor në Çair ka paraqitur zhdukjen e djalit të tij nga 4 shtatori, përcjell Aktuale.mk. Bëhet fjalë për 20 vjecarin D.J I cili ka qenë bashkë me nusen e tij O.B (16). MPB informon se po ndërmeren masa për gjetjen e personave./Aktuale.mk/
Në aksin rrugor Strugë-Veleshtë-Dibër, në afërsi të urës së Morovishtës, ka ndohur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tre autovetura dhe një kamion. Në vendin e ngjarjes ishin pjestarët e policisë dhe organeve tjera për të bërë veprimet e duhura për zbardhjen e rastit, që për fat të mirë nuk kishte viktima por vetëm dëme të konsideruara material. Sipas njoftimit të pjestarëve të policisë, shkaqet e këtij aksidenti të rëndë do të dihen pas ekspertizës së specialistëve të komunikacionit. (M.Latifi/INA)
Nga numri i përgjithshëm i studentëve që kanë aplikuar në afatin e parë, 157 prej tyre janë pajisur me bursa meritore, të cilat i ndanë Universiteti i Evropës Juglindore. Janë regjistruar 405 studentë në afatin e parë në studimet deridiplomike (cikli i parë), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në vitin e ri akademik 2017/2018. Sipas Zyrës për pranim të UEJL-së, vazhdon të ketë interesim nga studentët e rinj për të studiuar në të dy kampuset e UEJL-së, në Tetovë dhe Shkup. Po ashtu, Zyra e pranimit i ka shpallur rezultatet edhe për bursat, ku nga numri i përgjithshëm i…
Mot i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe bubullima, paralajmërojnë sinoptikët për ditët për fundjavën festive. Nesër, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë kushte për shi lokal me bubullima të rralla. Të shtunën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, ndërsa më të rrëmbyeshme priten në pjesët e skajshme të vendit. Reshjet e reja të shiut të përcjella me erë të forcuar dhe paraqitje të jostabilitetit priten të…
“Edhe pas 16 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën parashihej zyrtarizimi i gjuhës shqipe, ajo ende mbetet çështje e hapur”, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, në fjalimin përfundimtar gjatë diskutimit për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Me vetë këtë disktutimin e sotshëm shohim se gjuha shqipe nuk është zyrtare. Nuk shohim shpresë se ky propozim-ligj do ta bëj atë. Për fat të keq, pas 16 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila parashihte që gjuha shqipe të trajtohet si zyrtare, ne akoma debatojmë për këtë çështje. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe akoma është…
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani pati një takim me Drejtorin e Fondacionit Fredrih Ebert Shtiftung në Maqedoni, Frank Hantke. Takimi Osmani Hantkes pason vizitën e Zëvendëskryeministrit në Berlin me ftesë të Ministrit Gjerman të shtetit Mihael Rot, me çrast bisedoi edhe me Aleksandër Kalvajt, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në fondacionit Fredrih Ebert. Zëvendëskryeministri në takim informoi Drejtorin Hantke për realizimin e Planit 3-6-9, lidhur me reformat e zbatuara për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit, Osmani iu referua edhe progresit të arritur në marrëdhëniet ndërfqinjësore të vendit që janë të dukshme: u nënshkrua Marrëveshja…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me Kazuyuki Nakane, ministër shtetëror për punë të jashtme i Japonisë, i shoqëruar nga delegacioni japonez dhe ambasadorja e Japonisë në Shkup, Keiko Haneda. Ministri japonez për punë të jashtme, Nakane uroi Zaevin për marrjen detyrës së kryeministrit dhe vlerësoi se me formimin e qeverisë së re është bërë hapi i parë drejt stabilitetit të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni. “Japonia mbështet proceset reformuese në Maqedoni dhe integrimin e shtetit në BE dhe NATO. Japonia është e interesuar për siguri dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është e gatshme të mbështet proceset…
Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për Marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, më 11 dhe 12 shtator do të ketë vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Në këto dy ditë ministri Edmond Ademi, do të ketë takim me Zvonko Milas, sekretarin shtetëror i angazhuar për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë, me deputeten Ermina Lekaj Prlaskaj, me kryetarin e Këshillit të pakicës nacionale shqiptare të Qytetit të Zagrebit Shuip Ziberi, konsullin e nderit të RM-së në Zadar dhe kryetarit të BFI në Republikën e Kroacisë, Gzim Rexhepi. Gjatë kësaj vizite ministri Ademi do të vizitojë edhe qytetin Bjelovar, ku do…
LSDM, përmes Qeverisë që e udhëheq dhe përmes shumicës parlamentare po i realizon premtimet e dhëna para qytetarëve dhe po i hapë institucionet, të cilat në vend që të punojnë në interes të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së siç bënin deri tani, sot punojnë në shërbim të qytetarëve. Ashtu siç ishte premtuar më herët, me vendim të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM nga 1 shtatori institucionet kyqe punojnë me dy ndërrime. Kjo do të thotë se ato institucione që janë më të nevojshme për qytetarët siç janë Drejtoria për të ardhura publike, Drejtoria e doganave, çerdhet, Drejtoria për regjistrimin e librave…