Author: Adijat

VMRO-DPMNE-ja do të harxhojë qindra mijëra euro, do ta shkel ligjin dhe do uzurpojë procesin zgjedhor për 5 emigrantë, të cilët as nuk duan të qëndrojnë në shtetin që e la Nikolla Gruevski pas 11 vjetësh qeverisje, vlerësoi deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Pavlle Bogoevski, njofton Portalb.mk. “DPMNE-ja sërish po tenton të krijojë probleme reale me kërcënim të trilluar. Për 11 vjet, Gruevski la shtet që as emigrantët nuk duan të qëndrojnë. Dëshmi për këtë është edhe ajo se milion emigrantë të cilët kaluan kufijtë e Maqedonisë, vetëm pesë prej tyre morën status të emigrantit në Maqedoni, kurse…

Lexo më Shumë

Nga zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni (2013) mund të mbani mend retorikën nacionaliste të OBRM-PDUKM-së në lidhje me komunat të cilat ishin të rrezikuar që t’i fitonin kryetarë shqiptarë. Mbahet mend prej atëherë fjalimi kërcënues i Nikolla Gruevskit nga Kërçova kundrejt kandidatit të BDI-së, Fatmir Dehari. Kjo retorikë atëherë u cilësua si kërcënuese nga faktori ndërkombëtar dhe si e tillë rrezikonte marrëdhëniet ndëretnike në vend. Për ‘tango’ duhen dy valltarë, e këtë detyrë atëherë BDI e bënte si më mirë, duke qenë edhe partner qeveritar i atëhershëm i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. OBRM-PDUKM-ja atëherë e humbi Kërçovën dhe Strugën…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, dërgoi urim deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë. “Nga të gjitha dëshirat dhe synimet e njeriut, nuk ka synim më të fuqishëm dhe më të përhershëm se ai për liri dhe drejtësi. Pas luftërave shumë shekullore, aspiratën e pandalshme të Maqedonisë për liri e realizuam më 8 shtator të vitit 1991. Ne, qytetarët e Maqedonisë u deklaruam për një Maqedoni sovrane dhe të pavarur, qytetar dhe demokratik. Më 8 shtator ne nuk votuam për parti të ndryshme, por për…

Lexo më Shumë

Edhe kreu i Parlamentit  Talat Xhaferi, organizoi pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të qeverisë, deputetë nga përbërja aktuale dhe e kaluar, përfaqësues të korit diplomatik, bashkësitë fetare, sektori civil dhe i biznesit. Xhaferi në fjalimin e tij tha mes tjerash se  para 26 viteve, u determinuan edhe qëllimet strategjike, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm. “Maqedonia  ishte definuar si shtet qytetar i cili bazohet mbi të drejtat dhe liritë njerëzore individuale dhe kolektive, mbi parimet e demokracisë parlamentare dhe sundimin e të drejtës, respektimin e pronës private dhe…

Lexo më Shumë

Në sallën për ngjarje të posaçme në Kuvendin e Maqedonisë në këto momente duhet të ndahet çmimi ”8 shtatori”, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për pesë çmime. Një për vepër jetësore dhe katër çmime për arritje në sport për vitin 2017, që do të jepen sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve të sportit. Fitues të këtyre çmimeve janë: Ivan Koçovski-çmim për vepër jetësore, Petar Belistojanovski-karate, Aleksandara Kocevski-not, Risto Magdinçev-hendboll dhe Gjokica Nikolovski-kajak. Në mesin e të dekoruarve duket qartë se mungojnë shqiptarët.

Lexo më Shumë

Në gazetën japoneze me tirazh më të madh “The Japan Times” sot është publikuar një artikull me rastin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilin janë transmetuar fjalimet e ambasadores së parë rezidente të Republikës së Maqedonisë në Japoni Andrijana Cvetkoviq, konsullit të nderit Masatake Macuda dhe kryetarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Japonisë në Parlamentin japonez Taimei Jamaguçi. Ambasadorja Cvetkoviq, siç kumtoi Ambasada e Japonisë në Maqedoni në fjalim informoi për trendin pozitiv të zhvillimit në marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Japonisë me këtë rast duke theksuar se vitin 2016 e kanë shënuar ngjarje…

Lexo më Shumë

Organizata nacionaliste maqedonase ”Tvrdokorni” me një komunikatë të drejtuar mediumeve, kërkon dorëheqjen e personave D.U dhe V.M pasi thonë se janë të infiltruar nga OBRM-PDUKM, shkruan Telegrafi Maqedoni. D.U dhe V.M janë kryetar dhe nënkryetar të përkohshëm të organizatës ”Tvrdokorni”. ”Personat në fjalë, duke punuar pa mos dëgjuar anëtarësinë janë duke zhvilluar politika të OBRM-PDUKM-së brenda organizatës ‘Tvrdokorni’ që të jenë të rëndësishëm brenda partisë. Ne jemi patriotë dhe nuk kemi lidhje me partitë. Ideologjia e tyre është e afërt me partinë, e e jona me shtetin. Ne nuk jemi servilë të partisë.” thonë nga ”Tvrdokorni”.

Lexo më Shumë

Partitë politike të Shqiptarve në Manastir, edhe në këto zgjedhje lokale pa listë të përbashkët të kandidatëve për këshilltarë komunal. Sipas informatave nga partitë shqiptare, edhe kësaj radhe do të garohet me lista të veçanta: BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, informon INA. Nuk ka debat e as vullnet për të nxjerrë të paktën një këshilltar në Këshillin e Komunës së Manastirit, edhe pse në dy raste më parë, ka patur nga një këshilltar nga radhët e partive Shqiptare. Qytetarët shqiptare dhe aktivistë të shoqërisë civile apelojnë që të ulen këto parti dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të…

Lexo më Shumë

Prej ditës së djeshme rreth orës 14 janë aktiv dy zjarre në Kriva Pallankë, më saktësisht në fshatrat Gabar dhe Osiçe, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në terren kanë dalë edhe zjarrfikës të cilët kanë paralajmëruar se zjarret janë në pozicione të rënda dhe për këtë bëhet më i rëndë aktivizimi i makinerive për ta fikur zjarrin. Gjithësejt 15 zjarrfikës në tre grupe janë duke u munduar të shuajnë zjarrin, thonë nga Ekipi i zjarrfikësve në këtë qytet. Shtabi komunal për kriza në këtë rrethinë ka thirr mbledhje për të gjetur mënyra tjera për të fikur zjarrin.

Lexo më Shumë

Ministra dhe funksionarë të tjerë nga shumica parlamentare, kryetari i Kuvendit, përfaqësues të korit diplomatik si dhe parti politike nga Maqedonia kanë qenë pjesë e festimit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk. Festimi ka pasur moton “Maqedonia e lirë, jeton e lirë” kurse u parapari nga aktiviteti i fëmijëve “Masha dhe përralla e saj”, studio të vallëzimit “Dancers United MK” duke sjellë një kërcim ekskluziv nga valltarët profesionist dhe me valltarë me nevoja të veçanta duke kënduar kuarteti VIVA dhe u shoqëruar nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë. Në skenën e vendosur para Qeverisë së Maqedonisë kanë përformuar…

Lexo më Shumë

Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë caktoi dhe miratoi listën e këshilltarëve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ndërsa njëzëri u vendos që të mos dilet me kandidat për kryetar komune. Bartës i listës së këshilltarëve është Osama Muadini, komunikolog i diplomuar në UEJL – Tetovë, që është anëtar i kryesisë qendrore. Pas tij janë zgjedhur Bekim Zymberi, Arbana Islami, Femi Halili,  Adnan Aziri, Lirie Haliti, etj. Kuvendin e nderuan dhe përshëndetën me fjalimet e tyre kryetari i APSH Ziadin Sela , nënkryetari Elmi Aziri si dhe kryetari i degës Isuf Seferi . Në mbledhjen e Kuvendit…

Lexo më Shumë