Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski merr pjesë në Konferencën e ministrave të vendeve të cilat janë pjesë e procesit Bërdo, për vendosjen e sistemit të menaxhimit të integruar me siguri kufitare. Spasovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, në fjalimin e tij në Konferencë, ka theksuar se mekanizmi i menaxhimit të integruar me siguri të brendshme e siguron pikërisht nevojën e sinergjisë mes nismave të ndryshme rajonale, duke siguruar qëndrueshmëri, pronësi rajonale dhe një qasje gjithpërfshirëse në trajtimin e të gjitha administratave kombëtare, por edhe të të gjitha kornizave rajonale dhe instrumenteve ekzistuese dhe mjeteve të konfirmuara. “Secila…
Author: Adijat
Njeriu i parë i Këshillit të Organizatës ndërkombëtare për aviacion civil (IKAO) Olimujiva Aliu sot në Shkup, drejtorit të Agjencisë për aviacion civil të Republikës sëMaqedonisë Goran Jandreoski i dorëzoi certifikatën “Kryetar i Këshillit të IKAO-s”. Certifikata paraqet mirënjohje më të lartë për Republikën e Maqedonisë, si vend anëtar nga rajonet e IKAO-s, të cilët kanë arritur progres të konsiderueshëm në përmirësimin e implementimit efektiv të standardeve dhe praktikave të rekomanduara të kësaj organizate ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e Agjencisë për aviacion civil.
Në vigjilje të 100 ditëve të Qeverisë dhe në ditën e 26 vjetorit të Maqedonisë, Zoran Zaev duhet të ju thotë ndal kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni, kështu shprehet partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë. LPM thotë gjithashtu se Zaev nuk duhet të harrojë se me Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët i kanë fituar të gjitha të drejtat dhe tanimë s’kanë çka kërkojnë. Kjo parti, kërkesat e partive shqiptare për të drejta i quan provokim të radhës për të rrezikuar identitetin e maqedonasve në vend. ”Zaev të mos vulos kërkesat provokuese të shqiptarëve pasi kështu Maqedonia humb kurse shqiptarët fitojnë” thonë nga…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. “Dita në të cilën, para 26 viteve, ne qytetarët, vendosëm që Republika e Maqedonisë të jetë shtet i pavarur, duke e realizuar me atë ëndrrën e mijëra qytetarëve të Maqedonisë, të cilët e dhanë jetën për ndërtimin e shtetit të tyre. Si shtet u bëmë ballë sfidave të ndryshme dhe kaluam shumë prova të rënda. 26 vite më vonë si popull dhe si shtet përsëri jemi duke kaluar nëpër një periudhë në të cilën duhet shumë maturi, kurajo dhe…
Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot në varrezat e qytetit Butel në Shkup u dha nderime dhe vendosi lule në varret e ish-presidentëve të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski. Në vendosjen e luleve së bashku me kryeministri Zaev mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Respekti i duhur ndaj monumentit të dy presidentëve në këtë ditë, siç theksojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp është mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në krijimin dhe kujdesin e përfitimeve nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë.
Një pjesë e komunave të cilat drejtohen nga partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, siç është ajo e Manastirit, Kavadarit, Shtipit si dhe disa komuna të Shkupit, kanë sjellë vendim që të organizohet referendum pikërisht në ditën kur do të duhet të mbahen zgjedhjet lokale, të caktuara më 15 tetor, me ç`rast qytetarët do të shprehen pro ose kundër ngritjes së kampeve për refugjatët. Këto vendime ndërmerren edhe kundrejt demanteve të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Maqedonisë se nuk planifikon të ngreh kampe për migrantët të cilët do të qëndronin për një kohë më të gjatë në Maqedoni. Madje, kryeministri…
Edhe pse me vizitën e Ministrit për Punë të jashtme të Maqedonisë, Nikos Kotzias në Maqedoni u vërejtën shkëndija shprese për të gjetur zgjidhje në mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka akuzuar Maqedoninë për politikë irredentiste përballë Greqisë dhe popullit grek. ”Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet ta kuptojë se vazhdon me politika irredentiste dhe provokon me histori të falsifikuar. Bashkimi Evropian ka dënuar deri tani shtete që kanë hapur konflikte diplomatike me vendet anëtare të kësaj bashkësie.” duke ju kërcënuar Maqedonisë edhe një herë në lidhje me problemin diplomatik për emrin dhe identitetin e Maqedonisë. Këto…
Muftinia e BFI Tetovë ka reaguar kundër shkrimit të Nexhat Hazirit se “Vajzat shqiptare detyrohen me dhunë nga prindërit të regjistrohen në medrese” në një shkrim Muftina e BFFI Tetovë në faqen e tyre zyrtare shkruajn: Filluan të kafshojnë mushkonjat Gjithçka që ka shkruar Nexhat Haziri për Medresenë është e thënë në kontekstin më negativ të fjalës, duke u përpjekur që këtë institucion fetarë dhe kombëtarë ta paraqes si të pa vlerë!? Por, e ka kot, sepse, siç duket Nexhat Haziri vuan keq nga psikomania ndaj Medresesë ose ka edhe shumë psikofobi ndaj teologëve. Me gjithë të drejtën e shprehjes së…
Bullgarіa, Greqіa dhe Ѕerbіa do të thelloјnë baѕhkëрunіmіn рër garantіmіn e ѕіgurіѕë ѕë furnіzіmeve të gazіt në Evroрën Јuglіndore. Këtë qëndrіm e рërkrahën mіnіѕtrat e energјetіkëѕ të trі ѕhteteve ballkanіke–Temenuzhka Petkova, Јorgoѕ Ѕtatakіѕ dhe Alekѕandër Antіç gјatë takіmіt të tуre në kuadrіn e Forumіt рër Naftë dhe Gaz Natуror, që mbahet në Alekѕandruрollіѕ. Mіnіѕtrјa bullgare thekѕoі rëndëѕіnë ѕtrategјіke të lіdhјeѕ іnterkonektorі Greqі-Bullgarі рër furnіzіmіn e gazіt nga burіme të ndrуѕhme. Aјo ѕhtoі, ѕe qaverіa bullgare e рërkrah këtë рroјekt dhe zhvіllon bіѕedіme me Komіѕіonіn Evroріan рër fіnanсіm ѕuрlementar. Ѕірaѕ mіnіѕtrіt grek të energјetіkëѕ рër lіdhјen e gazіt duhet të ѕіgurohen…
“Muzika dhe individi” është tema e edicionit të sivjetmë të 42-të të “Vjeshtës strugane të muzikës” i cili do të mbahet prej sot deri më 10 shtator në Strugë. Të ftuar janë autorë krijimet e të cilëve do të përqendrohen në veprimin e individëve të cilët kanëkryer ndikime të caktuara në aspekte të ndryshme të cilët e prekin artin muzikor, me këtë rast dukemos u kufizuar vetëm në krijimit progresive dhe pozitive, por edhe në ndikimet negative. Siç çdo vit, në kuadër të konferencës do të shënohen jubiletë e artistëve të Maqedonisë edhe atë: 80vjet nga lindja e kompozitorëve Bllagoj…
Një grup i të paknaqurve të BDI nga dega e Kumanovës të udhëhequr nga ish nënkryetari i BDIsë Nazmi Beqiri sot kanë dal me preskonferencë ku kanë akuzuar rëndë zyrtarët e BDI Kumanovë për përpilimin e listës së këshilltarëve nëpër çajtore e kafiteri e jo nëpër organet e partisë . Ky grup paralajmëron bojkot të zgjedhjeve dhe se sipas tyre BDI në zgjedhjet lokale në Kumanovë do të pësoj debakël . Fol.mk Për të ndjekur konferencën klikoni në linkun : https://www.facebook.com/IliriaNewsAgency/videos/10155653771804104/
23 vjeçari N.N është gjetur i vdekur në banesën e tij e cila ishte kapluar nga zjarri mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate, shkruan Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për zjarr në banesën e tij personale në Bulevardin Jane Sandanski, në Shkup. Nuk dihen arsyet e provokimit të zjarrit në këtë banesë. Grupi i zjarrfikësve ka intervenuar për të shpëtuar personat brenda banesës dhe për të shuar zjarrin por e kane gjetur të vdekur vetëm 23 vjeçarin N.N. Mendohet se asfiksioni ka qenë shkaktari i vdekjes së të riut. Pas urdhërit të Prokurorit Publik kujdestar, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi…