Author: Adijat

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) jep mendim pozitiv për punësim pas shpalljes së zgjedhjeve vetëm nëse deri te ajo arrin kërkesë nga ndonjë institucion, se kjo është urgjente dhe e pashmangshme, konform Kodit zgjedhor, deklaroi sot kryetari i Komisionit antikorruptues, Igor Tanturovski, duke u përgjigjur pyetjes nëse Komisioni ka dhënë opinion për punësimin e dy këshilltarëve në Kabinetin e presidentit Gjorge Ivanov. “Tani konkretisht, kërkesën nuk e kam këtu që të shohim se çfarë ka qenë kërkesa dhe ne si jemi përgjigjur. Nëse jemi përgjigjur pozitivisht në këtë supozoj se në kërkesë ka qëndruar gjëra urgjente dhe të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit antikorrupsion, Igor Tanturovski sot deklaroi se në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit, nuk ekziston përplasje interesash në rastin me kompaninë “Feroinvest” pronar i të cilës është zëvendëskryetari i Qeverisë Koço Angjushev, e cila ka bmarrë pjesë në tender në kompaninë shtetërore për prodhimtarinë e rrymës ELEM. Sipas Tanturovskit, megjithatë, duhet të merret parasysh aspekti etnik dhe moral i këtij rasti. “Unë e dëgjova deklaratën e Angjushev, pajtohem me të se firma duhet të vazhdojë të punojë, se atje ka rreth 800 persona të punësuar dhe se kjo është punë normale që ata të vazhdojnë të…

Lexo më Shumë

Komandanti i stacionit policor në Kumanovë sot në një konferencë për shtyp ka zbuluar informacione të rëndësishme në lidhje me funksionimin e policisë në këtë qytet duke thënë se janë ulur kriminaliteti, aksidentet në komunikacion dhe prishja e rendit e qetësisë publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.  ”Kriminaliteti është ulur për 19.1% nga periudha e njejtë e vitit 2016. Prishja e rendit dhe qetësisë publike është zvogëluar për 12.4%. Rastet e aksidenteve të komunikacionit në këtë komunë janë zvogëluar për 8.7%” tha Igor Mitevski. Rezultatet e prezentuara ju janë dorëzuarv këshilltarëve të Komunës së Kumanovës dhe kryetarit të Komunës të cilët kanë…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot ka filluar seanca e 13-të. Menjëherë në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi dha dy herë pushim. Herën e parë për sigurimi e kuorumit, pasi që deputetët e VMRO-DPMNE- së e braktisën seancën dhe kërkuan nga shumica të sigurojë numër të mjaftueshëm të deputetëve që të punojë Kuvendi në mënyrë të plotfuqishme. Pauza e dytë është dhënë me qëllim që të sigurohen raportet nga komisionet kuvendore rreth katër pikave që janë në rend dite të seancës plenare. Në procedurë të shkurtuar, Kuvendi vendosi t’i miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor,…

Lexo më Shumë

Në një aksident me traktor e ka humbur jetën një banor 42 vjeçar nga fshati Gabrovo i Delçevës. Sipas informacioneve nga SPB Shtip, aksidenti ka ndodhur dje te vendi Kremenjaça në rrugën e fshatit Gabrovo. “Deri te aksidenti ka ardhur pasi B.D. i lindur në vitin 1975 i cili e ka drejtuar traktorin dhe i cili ishte me rimorkio dhe i ngarkuar me drunj, e kishte humbur kontrollin ndaj tij dhe kështu traktori është përmbysur me ç’rast B.D. ka rënë nga traktori dhe mbi të ka rënë rrota e majtë e pasme. B.D. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”,…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me rastin e Ditës Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit, më 12 shtator, nesër realizon aksion për dhurimin e gjakut dhe për grumbullim të produkteve ushqimore. Siç bëjnë të ditur nga kjo Ambasadë, aktiviteti do të nis në ora 9:00 të mëngjesit në objektin e saj në Shkup për të vazhduar në Institutin për Transfuziologji. “Dhuruesit e gjakut, ushqimeve të konservuara dhe veshmbathjeve të ruajtura do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 11:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin…

Lexo më Shumë

Partia qeverisëse LSDM, me një deklaratë për publikun, theksoi se qeveria e udhëhequr prej saj njofton opinionin publik se po  kthen tarifën e lirë të rrymës elektrike dhe se po ndihmon investitorët vendas. “Kthimi i tarifës së lirë të përditshme për energjinë elektrike është në fazën përfundimtare dhe do të bëhet realitet për të gjithë qytetarët që nga fillimi i tetorit. Çdo ditë nga ora 14 deri në orën 16, si dhe nga ora 22 e të shtunës e deri në orën 7 të ditës së hënë, do të ketë tarifë të lira për energji elektrike për të gjithë konsumatorët” –…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën më të re të huamarrësve prej 31.05.2017 deri 31.08.2017, në bazë të TVSH-së, tatimit mbi të ardhura, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributet nga sigurimet shoqëeore, akcizat dhe doganat. Sipas kësaj liste borxhi i firmave dhe personave privat ndaj shtetit arrin në 12 miliardë denarë, ndërsa nga 4360 firma të cilat kanë borxhe, e para është “Oteks AD Ohrid” me rreth 12 milionë euro, ndërsa e dyta ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” me rreth 7 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me borxh deri 431 milionë denarë janë edhe “El Don Kastilo Anges, Eksport…

Lexo më Shumë

ë takimin e djeshëm në Budapest me Zuzana Jakab, drejtoren rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), inistri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me të cilën Maqedonia është bërë një nga vendet e para për ta bërë këtë. “Marrëveshja dyvjeçare e bashkëpunimit është një dokument që përcakton kornizën për bashkëpunim midis OBSH-së dhe Republikës së Maqedonisë. Marrëveshja 2018/2019 përfaqëson rindërtimin e kontratës së zbatuar tashmë për 2017/2018 dhe ofron udhëzime dhe objektiva për implementimin në periudhën e ardhshme. Përndryshe, aktivitetet dhe objektivat e parapara në këtë marrëveshje janë në përputhje…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për sistem politik sot filloi debat për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Siç sqaroi Valentina Shaurek, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë me më pak se 20 për qind, potencoi Shaurek. Gjatë debatit deputeti dhe koordinatori i grupit të deputetëve…

Lexo më Shumë

Konferenca ku po mer pjesë kryeministri Zoran Zaev para disa çasteve u nderpre pasi që nga ana e sigurimit është evakuuar ai dhe ekipi i tij. Nga sigurimi i hotelit “Meriot” ku po mbahet konferenca vetëm shkurt thanë se kërcënimi është eliminuar, por pa precizuar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë. Arsyeja për aktivizimin e alarmit ishte zjarri në kuzhinën e këtij hoteli ku po përgatiteshin krepa për fëmijët me aftësi të kufizuara. Pas kësaj, Zaevi iu kthye konferencës dhe vazhdoi me agjendën e tij.

Lexo më Shumë

Goran Ivanovski nuk është më drejtues i Televizionit Sitel, ndërsa në vend të tij është emëruar Goran Gligorov, shkruan e-magazin duke u thirrur në të dhëna të Regjistrit qendror. Ndryshe, televizioni është pronë e babait të Goran Ivanovskit, Lubisav Ivanov- Xingo, lider i partisë socialiste të Maqedonisë.

Lexo më Shumë