Një person ka humbur jetën, tre janë lënduar më rëndë, ndërsa tetë më lehtë në 13 aksidente rrugore që gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Aksidenti rrugor në të cilin ka humbur jetën një person ka ndodhur dje në orën 22:45 minuta në autostradën “Aleksandar Makedonski” në drejtim nga Shkupi në drejtim të Velesit në afërsi të vendit të quajtur “Rajko Zhinzifov”. Në të kanë marrë pjesë një automjet udhëtimi “Mercedes” me targa serbe, i drejtuar nga një qytetar i Republikë së Serbisë dhe një këmbësor nga Koçani, i lindur në vitin 1987. Këmbësori në aksidentin ka…
Author: Adijat
Sot në Gjykatën Supreme në seancë do të vendoset për fatin e njërit nga dy “fishkëllyesit” në Maqedoni, Zvonko Kostovski, njeriu i cili është njëri nga iniciatorët për të treguar se ish pushteti i VMRO-DPMNE-së ka përgjuar me mijëra qytetarë. Kostovski tani është i akuzuari i vetëm në rastin “Puç“ që e ka hapur Prokuroria Themelore Publike në kohën kur udhëhiqej nga prokurori, tanimë i shkarkuar, Marko Zvërlevski.
Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Vlera Bytyçi Ejupi ka dhënë dorëheqje nga numri dy i partisë së Ziadin Selës. Ajo nëpërmjet profilit të saj në Facebook ka bërë të ditur se tërhiqet nga ky post për arsye personale. “Sapo deponova dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i nënkryetares së LR-PDSH-së. Dorëheqja është e natyrës personale”, shkruan Bytyçi Ejupi në postin e saj në Facebook. Ajo gjithashtu i shprehu falënderim të gjithëve që e kanë përkrahur gjatë veprimtarisë së saj.
Fakulteti ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup dhe Instituti për hulumtime në mjedisin jetësor, ndërtimtari dhe energjetikë – IEGE, sot do ta promovojnë gjeneratën e parë të pjesëmarrësve në Programin profesional për lidership të qëndrueshëm në Maqedoni. Programi është themeluar me qëllim të krijimit të kuadrove konkurruese, të cilat përmes zhvillimit të tij profesional do t’i përsosin mjeshtëritë e tyre menaxheriale dhe lidere të nevojshme për ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme dhe organizata në përputhje me ruajtjen e mjedisit jetësor dhe kujdesit për resurse natyrore. Programi profesional për lidership të qëndrueshëm është krijuar në kuadër të projektit…
Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë (LOE) në bashkëpunim me Agjencinë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilizim sot organizon ngjarje informative me temë “LOE: Mundësi për zhvillimin e kompanive përmes programit Erazmus plus 2018”. Qëllimi i ngjarjes informative është prezentimi i mundësive për përfshirjen e bashkësisë së biznesit në programet Erazmus plus në vitin 2018, të dedikuara për kompanitë pa dallim madhësisë dhe veprimtarisë së tyre me të cilën merren. Programet janë në drejtim të rritjes së konkurrencës së kompanive, përmes trajnimit të kuadrit, rritjes së rrjetimit të kompanive, përhapjes së biznesit dhe këmbimit të praktikave të mira. Në…
Rrjeti rajonal i organizatave civile Pointplus dhe Analitika tink-tenk sot do t’i prezantojë rezultatet nga hulumtimi i sivjetmë i opinionit publik për policinë. Në ngjarjen e titulluar “Mendimi i qytetarëve për policinë” do të diskutohet për çështjet se sa qytetarët i besojnë policisë dhe çfarë janë perceptimet e tyre për policët dhe policet, sa është i pranishëm korrupsioni në polici dhe dhe si organizatat civile mund të kontribuojnë për përmirësimin e integritetit policor. Do të prezantohen perceptimet e qytetarëve të Maqedonisë dhe rezultatet do të krahasohen me rezultatet nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.
Projekti për pjesëmarrje civile (PGU) и USAID-it sot do t’i shpallë fituesit e 26 granteve qëllimi i të cilave është që të përforcohet lidhshmëria ndërmjet qytetarëve dhe Qeverisë përmes mbështetjes së përfshirjes konstruktive dhe pozitive të organizatave civile dhe aleancave dhe të rinjtë në diskutime për politika publike, sigurim të shërbimeve publike dhe zhvillim të komunitetit. Shuma e përgjithshme e 26 granteve të cilat do të promovohen arrin mbi një milion dollarë amerikanë. Në ngjarje fjalim do të mbajë përfaqësuesi i USAID-it në Maqedoni Dekvid Atberi dhe do tëprezantohet video me përshkrim të shkurtër të organizatave, qëllimet dhe aktivitetet e…
Qeveria sot duhet të publikojë një sërë masash të dedikuara për ekonominë. Masat, siç paralajmëroi dje zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev përmbajnë tre shtylla kryesore dhe do të dedikohen njëjtë edhe për investimet vendore edhe për ato të huaja. Kriteri kryesor për të marrë ndihmë nga shteti do të jetë rezultati nga puna, respektivisht do të ndihmohen ato kompani, që janë të gatshme të realizojnë rritje të të ardhurave gjatë vitit vijues. Shtylla e parë e mbështetjes do të jetë investime grinfild dhe braunfild, në ZTZHI ose jashtë tyre, shtylla e dytë do të dedikohet për mbështetjen e eksportit,…
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se mbi 50 për qind të votave shqiptare të LSDM- janë të BESËS, ndërsa me kandidatët dhe programet që do të ofrojë BESA, sipas tij “edhe një përqindje e atyre që kanë mbetur pa vendosur do të vlerësojnë kandidatët e BESËS”. “Votat shqiptare në dominanc do të jenë për Lëvizjen BESA, do të fusë këtu edhe një pjesë e konsiderueshme të atyre votave të BDI-së. Por edhe një pjesë e konsiderueshme edhe të votave të Aleancës, për shkak të turbulencave që ndodhën brenda kësaj aleance”, tha Kasami. Ai shtoi se Lëvizja BESA futet…
Duke folur për Studeni¬çanin, Kasami tha se mjeku Rexhep Memedi futet si fituese në këtë garë. “Mjeku është një kuadër i rëndësishëm i cili u ka ndihmuar banorëve të Karshiakës. Ata edhe vet ma kanë thënë se nëse mjeku kandidohet do ta votojmë atë”, tha Kasami. Duke folur për Haraçinë, Kasami tha se edhe në Haracinë gara do të jetë mes kandidatit të BDI-së dhe BESË. “Unë vlerësoj se në Haraçinë, LSDM nuk do të kaloj në balotazh. Shqiptarët megjithatë do të vlerësojnë partitë politike shqiptare”, tha Kasami. Sa i përket Likovës, Kasami tha se më së shumti vota që…
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami tha se përvoja e Asaf Ademit dhe bartësi i Listës Arafat Shabani për të cilin tha se ka vlerësim maksimal, bën që BESA të jetë kandidate serioze për tu futur në balotazh në Gostivar. “Vlerësoj se oferta jonë për Gostivarin do ta bëjnë që BESA të bëhet si fituese në balotazh”, tha Kasami. Ai tha se do të kishte dashur që në balotazh të ballafaqohet me Nevzat Bejtën, por se megjithatë si duket ne balotazh, sipas tij BESA do të ballafaqohet me Arben Taravarin. Duke folur për Çairin, Kasami tha se BESA është në…
Bilall Kasami tha se BESA synon të kalojë në raundin e dytë në të gjitha komunat. Në katër komuna ai tha se partia e tij është fitues dhe në katër janë në epërsi. Ai shtoi se BESA nuk do të lejojë më që t’i vidhen votat kësaj partie. “Ne tani më jemi pjesë e gjithë vendvotimeve me komisonerët tanë dhe nuk do të lejojmë që asnjë votë e Lëvizjes BESA të vidhet. Vlerësojmë se në të gjitha komunat që garojmë do të jemi fitues. Së paku do të shkojmë në raundin e dytë. Kalkulimet me partitë tjera do t’i bëjmë…