Author: Adijat

Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, nga të cilët në katër prej tyre lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, në 19 aksidente lëndime më të lehta kanë marrë 36 persona, ndërsa 15 aksidente kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Siç informoi MPB-ja, të premten Policia e trafikut ka kryer ekspertizë në 12 aksidente trafiku nga të cilat në njërin prej tyre më rëndë është lënduar një shofer i mopedit, ndërsa më lehtë një person, në gjashtë aksidente më lehtë janë lënduar po aq persona, ndërsa pesë kanë kaluar vetëm…

Lexo më Shumë

100 ditë kaluan dhe sot ishte radha e Ministrisë së Bujqësisë që të publikonte raportin e punës së saj gjatë kësaj  periudhe. Siç tha ministri, Lupço Nikollovski, situata në të cilën  e gjetën ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kërkonte masa të menjëhershme. Këto masa për ta cilat foli ministri u ndërmorën, siç shtoi ai, vetëm duke pasur si prioritet të mirën e bujqve të vendit., shkruan Almakos. “Janë ofruar zgjidhje dhe janë bërë ndryshime në ligje, ku çdo hap i ndërmarrë ishte në interes të bujqve të vendit, sepse zhvillimi i bujqësisë është një nga prioritetet e…

Lexo më Shumë

Në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, Qeveria në seancën e saj të 26- të solli deklaratë për angazhime për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe i mbështet parimet bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përmes përfaqësuesve të përzgjedhur në mënyrë të lirë, për të votuar në zgjedhjet me votim të fshehtë dhe të kenë mundësi të barabartë për t’i nxjerrë qëndrimet e tyre politike. Qeveria, gjithashtu, miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive,…

Lexo më Shumë

Raporti i dytë i Pribesë për Maqedoninë, është ndalur edhe në situatën në të cilën ndodhen mediat, duke i rekomanduar Qeverisë të angazhohet maksimalisht që edhe reformat e mediave të përfshihen në strategjinë e përgjithshme. Këto reforma duhet t’i nënshtrohen një planifikimi të mirëfillt, bazuar në hulumtime si dhe në konsultime transparente, të besueshme me të gjithë pjesëmarrësit, si nga sektori publik ashtu edhe ai privat, në mënyrë që të gjitha vërejtjet të trajtohen seriozisht. Duke u nisur nga sfidat specifike me të cilat ballafaqohen mediat e shkruara, Pribe rekomandon masa, siç janë lirimi nga TVSH dhe tatimet tjera, për…

Lexo më Shumë

Qeveria e kryesuar nga LSDM nëpërmjet planit të saj për rritje ekonomike në fokusin e politikave ekonomike të shtetit i vendos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat me vite ishin të nënçmuara dhe të papërfillura nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së. Në planin për rritje ekonomike është paraparë që shteti të ndjekë dhe të ndihmojë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat pritet që të jenë gjeneratorë të rritjes ekonomike në të ardhmen. Shteti do të nxisë rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes mbështetjes financiare duke mbuluar 30 për qind të…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=mXCPXPSNOYg Fjala është fjalë, premtuam dinjitet për bujqit në shoqërinë tonë dhe këtë e arritëm. Kështu u shpreh Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski gjatë prezantimit të rezultateve të arritura gjatë 100 ditëve të para të udhëheqjes së tij me këtë dikaster. Nikollovski tha se deri më tani janë marrë një mori masash, janë ofruar zgjidhje dhe ndryshime të ligjeve edhe atë në interes të bujqve.

Lexo më Shumë

Një punëtor është lënduar rëndë pasi ka rënë mbi profilet metalike në fabrikën për tuba “11 Tetori” në Kumanovë. MPB kumtoi se punëtori M.S. (33) nga fshati i Kumanovës Kojnare e Epërme dje pasdite ka rënë mbi profilet metalike ku ka marrë lëndime të rënda në kokë. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, menjëherë është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori shtetëror për mbrojtje gjatë punës nga Kumanova.

Lexo më Shumë

Agjencia “Standard and Purs” kumtoi se e konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë BB-, me imazh stabil. Konfirmimi i imazhit stabil i reflekton vlerësimet e “Standard and Purs” për rreziqe të balancuara midis trajektores së borxhit publik dhe pasigurinë politike nga njëra anë dhe perspektivave të volitshme ekonomike të vendit nga ana tjetër. “Standard and Purs” në raport vlerëson se kriza politike është tejkaluar me formimin e Qeverisë së re dhe se pritet nivel i arsyeshëm në vazhdimësi të politikave, që do të rezultojë me përmirësimin e besimit dhe intensifikimit gradual të rritjes ekonomike. Rritja ekonomike për vitin 2017 është rishqyrtuar…

Lexo më Shumë

Një vajzë nga Shkupi dhe një grua nga Vinica janë denoncuar si të zhdukura, dje në polici. V.K. (44) ka denoncuar se më 14 shtator nga shtëpia e tyre në drejtim të panjohur është larguar bija e tij 16 vjeçare, e cila qenka me gjendje të rënduar mendore. L.M. (65), nga Vinica, ka denoncuar se më 13 shtator nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar bashkëshortja e tij S.M. (47). Policia po ndërmerr masat e duhura për gjetjen e personave.

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=Ts5-H8MxVyQ Mbi 130 milion euro ka harxhuar qeveria e kaluar e udhëhequr nga VMRO-DPMNE me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj. Këto detaje i bëri të ditura sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski. Sipas tij këto mjete të harxhuara financiare lënë hapësirë për analiza dhe hetime. Qeveria e kaluar ka harxhuar edhe 31 milion euro për reklama nëpër media ndërkombëtare dhe 12.5 milion euro në mediat vendore ku janë emetuar reklama qeveritare.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune në Strugë, Ramiz Merko ka goditur kundërkandidatët tjerë duke bërë një apel interesant për struganët. Ai thotë se duhet ti nxjerim veglat e punës për të kthyer imazhin e munguar Strugës, përcjell TetovaSot. “Banorë të Strugës dhe jo vetëm, të duash vendin tënd do të thotë të mos ketë momente pushimi, por vetëm pune të devotshme. Nuk ka gëzim më të madh se sa të dal para jush me premtimin që t’i rikthejmë Komunës së Strugës qetësinë, rëhatinë dhe sigurinë e munguar. T’i kthejmë ato orë të gjata kur ulenim së bashku dhe ndërtonim planimetritë e zgjidhjes…

Lexo më Shumë

Nën moton “Fatkeqësitë në shtëpi” sot në sheshin në lagjen Autokomandë do të mbahet Gara e 26-të shtetërore për ndihmë të parë, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë. Në këtë garë është paralajmëruar pjesëmarrja e 23 ekipeve nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq të RM-së. Në hapjen e garës është paralajmëruar fjalimi i kryetarit të Kryqit të Kuq Remel Velev dhe kryetarit të komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski.

Lexo më Shumë