Maqedonia për momentin nuk ka nevojë për Marrëveshjen Stend baj me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Me FMN-në është dakorduar thellim i bashkëpunimit para së gjithash në nivel teknik përmes misioneve teknike. Këtë e kumtoi sot ministri i Financave Dragan Тevdovski i cili tha se rreth masave që i ka propozuar FMN-ja, ekipi i të cilit në dy javët e fundit ishte në Maqedoni, konkludimi është se Qeveria do t’i përmbahet programit për punën dhe se këto janë kornizat në të cilat do të lëvizë. “Me FMN-në kemi bashkëpunim jashtëzakonisht pozitiv. Ekipet tona kanë punuar me ekipet e FMNsë më shumë se…
Author: Adijat
Maqedonia deri në fund të vitit do ta ketë Strategjinë e parë për menaxhim me financat publike për periudhën 2018-2021, projekt-versioni i të cilit sot u prezantua në Ministrinë e Financave. Sipas ministrit resor Dragan Tevdovski, Qeveria është tërësisht e vendosur që sistemi i financave publike në Maqedoni të sillet në nivel më të lartë si në BE. “Kjo është hera e parë që Maqedonia të ketë strategji të këtillë. Është e rëndësishme nga tre arsye të mëdha. Ajo përmban plan aksional për reforma të të gjithë elementeve më të rëndësishme të sistemit për financa publike. Me këtë strategji fillojmë…
Në mega-anketën e realizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) është përfshirë edhe pyetja “Cili shtet mendoni se i ndihmon më së shumti Maqedonisë?”. Te përgjigjet e qytetarëve të Maqedonisë rreth kësaj pyetje vërehet ndryshim i madh i disponimit kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri sa besimi te SHBA-të është rritur nga 17 në 22 për qind dhe Amerika tani është vendi të cilit i besojnë numër më i madh i qytetarëve të Maqedonisë, besimi te Rusia është përgjysmuar, duke rënë nga 11 në 6 për qind, shkruan Gazeta Lajm. Në vendin e dytë është Bashkimi Evropian me 18 për…
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Danella Arsovska, e cila e kryeson delegacionin në Kongresin e 10-të të odave evropiane në Sidnei, kryesoi me sesionin e dedikuar infrastrukturës. Kjo është hera e parë në 20 vite nga fillimi i mbajtjes së Kongresit, që Republika e Maqedonisë të kryesojë me sesion tematik në këtë ngjarje botërore. Arsovska merr pjesë në ftesë të Odës Ekonomike Internacionale dhe Federatën botërore të odave. Në sesionin, siç kumtoi sot LOE-ja, Arsovska ka diskutuar për nevojat nga investimet në infrastrukturë që është e nevojshme për zhvillim ekonomik dhe social, si për vendet e zhvilluara ashtu edhe…
Janë krijuar kushte që grupi MK 2025 konkretisht të kyçet në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, u konstatua në takimin në Nju-Jork mes kryeminsitrit Zoran Zaev, minsitrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe minsitrit të angazhuar për diasporën, Edmond Ademi me kryetarin e grupit MK 2025, Robert Arsov, biznesmen i njohur nga diaspora, Xhon Bitov, si dhe disa përfaqësues të tjerë të këtij grupi, sipërmarrës të suksesshëm dhe drejtorë ekzekutiv të bizneseve botërore. Përfaqësuesit e grupit MK 2025, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kanë shprehur mbështetje për politikat reformuese të Qeverisë në të cilat shohin mundësi reale për inkuadrim…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të marrë pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila këtë vit mbahet për të 72-tën herë. Siç informoi pres shërbimi qeveritar, Zaev dhe anëtarët e delegacionit qeveritar do të jenë mysafirë të shumë solemniteteve me rastin e hapjes së sesionit vjetor të asamblesë së përgjithshme të KB-së, dhe do të kenë shumë takime pune dhe protokolare me shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe me shefat e diplomacive të më shumë vendeve. Kryeministri i Maqedonisë do të ketë takim…
Gjykata Themelore Shkupi 1 fillon përgatitjet për shpërngulje nga ndërtesa e vjetër, tek ndërtesa e re barok, e cila është e gatshme që para tre viteve, por është huqur projekti dhe ndërtimi edhe pse kushton mbi 10milion euro, njofton Zhurnal. Mbeti problemi për tavanet e ulëta në korridoret dhe në kabinetet e gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve, ku nëse jeni mbi 1,70 cm, mund të prekni me kokë tavanin. Përpos dhomës kryesore, e cila është sipas standardeve europiane, dhomat tjera janë më të vogla, por problem është qasja deri tek vendi ku duhet të ulet gjykatësi, juria dhe daktilografi. Mes tyre mund…
Departamenti për tregti të paligjshme pranë SPB Veles, gjatë fundjavës së kaluar realizoi aksion kontrollues në rajonin e Negotinës dhe Kavadarit për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike dhe arrestoi tetë persona: M.Ç (19), P.A (22), A.D (23), A.J (26), M.B (25), V.V (21) të gjithë nga Negotina dhe I.GJ (21) dhe L.I (21) nga Kavadari. Nga MPB informojnë se tek të arrestuarit është gjetur marihuanë në sasi më të vogla, e përgatitur për shitje, si dhe për përdorim (cigare me marihuanë). “Në aksionin kontrollues janë konfiskuar mbi 70 gram marihuanë. Pas arrestimit të personave, është biseduar me ta dhe…
Gjyqësori në Maqedonisë është vënë sërish në thumb të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me trysnitë nga jashtë, ndikimet politike dhe mungesën e profesionalizmit. Raporti i një grupi të ekspertëve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga gjermani, Rainhard Pribe, pas një vizitë që ka realizuar në organet gjyqësore dhe pas takimeve me drejtues të institucioneve, ka konstatuar mangësi dhe pengesa të shumta në punën e gjykatave dhe në hetimin e aferave kriminale gjatë pushtetit të kaluar. “Këshilli Gjyqësor, si trup i pavarur, në vend që ta garantojë pavarësinë e gjyqësorit, në realitet pengon autonominë e tyre”, thuhet në raportin e hartuar.…
Sot në Gjykatën Penale është caktuar gjykimi për sulmin mbi ministren e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ngjarjet në Kuvend në natën e 27 prillit. Prokuroria publike në fillim të muajit gusht dorëzoi aktpadi kundër sulmuesit të Shekerinskës, dhe kjo është një nga lëndët e para për sulmet ku u lënduan disa deputetë, gazetarë dhe të punësuar në Kuvend
Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit Visar Ganiu e ka nisur keq fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Në video prezantimet e tij në rrjetet sociale, Ganiu ka shpërfaqur mos njohje elementare të gjuhës shqipe dhe drejtshkrimit të saj, raporton rajoni.net. Fjalitë e shkruara në video janë përplot gabime dhe përpilime të palogjikshme, duke dhënë pasqyrë tragji-komike për kandidatin e BDI-së. Ganiu krenohet me përvojën e tij në arsim, edhe pse para se të emërohej zv/ministër i arsimit ishte vetëm arsimtar i edukatës fizike. Sidoqoftë, duket se Visari i BDI-së nuk e ka…
Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë i dënon shumë ashpër të gjitha format e sulmeve fizike në të cilat janë të involvuar gazetarë dhe bën thirrje për përmbajtje dhe reagime të qeta ndaj çfarëdo lloj provokimesh nga cilado qendër e fuqisë, grupacione apo individë. Në kumtesë theksojnë se gazetarët janë të obliguar t’i respektojnë vlerat e profesionit të vet, të mos nxisin dhunë me shkrimet e veta, as me sjelljen e tyre dhe asnjëherë të mos harrojnë se arma e tyre më e fortë është fjala. “Na pret periudhë e trazuar e fushatës politike dhe tensioneve para zgjedhjeve lokale,…