Organizata joqeveriatare “Porta e hapur” sot filloi me fushatën njëmujore në tentim për të aktualizuar çështjen e tregtisë me njerëz. Për këtë qëllim ata nën moton “Çfarë shikon? Bëhu zëri i tyre!”, organizojnë karavan për luftë kundër tregtisë me njerëz nëpër shkollat e mesme në disa qytete të vendit, që sot filloi me Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Fushata e organizojnë për ta ngritur vetëdijen dhe të inkurajojmë ata që hasin në këtë problem. Sa do të duket e pabesueshme, tregtia me njerëz akoma ekziston në shoqëritë moderne”, tha koordinatorja e projektit, Stojna Atanasovska Dimishkovska. Sipas saj, hetimet e fundit tregojnë…
Author: Adijat
Policia në Negotinë ka shtruar tre kallëzime penale kundër kryetarit të komunës, Vanço Apostollov për shkak se dyshohet se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Siç kumtoi MPB kallëzimi i parë penal është dorëzuar sepse i denoncuari – në cilësi të kryetarit të komunës Negotinë – më 1 qershor të vitit 2014 ka lidhur kontratë me ueb-portalin nga Negotina i përfaqësuar nga P. M., ndërsa lëndë e marrëveshjes ishte reklamimi në ueb-faqen, publikimi i shpalljeve dhe konkurseve, publikimi i teksteve për punën vijuese dhje kryerje të shërbimeve të tjera me karakter informativ për komunën e Negotinës…
Më të kërkuarit në tregun e punës në Maqedoni janë të rinjtë me arsim profesionist dhe me fakultete teknike, ndërsa më shpejt në punë mund të arrijnë të rinjtë e papunësuar përmes praktikës në një kompani solide, kualifikimit ose fillimit të biznesit të tyre personal përmes shfrytëzimit të ndonjë nga masat aktive për punësim. Këto janë konkluzionet nga diskutimi publik “Dialog për papunësi të të rinjve” që u mbajt sot në Shkup, në organizim të Platformës rajonale për inovacione sociale në punësimin e të rinjve (YOUSEE) dhe Qendrën kulturore rinore – Manastir. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska,…
Pak para fillimit të Javës evropiane të mobilizimit, gjatë kësaj fundjave në Celje u lëshua një fazë e re e projektit EDISON eCity – njëri prej projekteve rajonale më të rëndësishme në sferën e transportit ekologjik. Ngjarjen e organizoi nisma rajonale Samiti100 në partneritet me pushtetin lokal në Celje dhe me Rotari klubet e rajonit. Platforma Edison u krijua në Slloveni në vitin 2015 si rezultat i nismës humanitare në të cilën për nevojat e fëmijëve me invaliditet në shërbimet rentakar janë vendosur automjete elektrike, me çka u vendos ekonomia e parë ekologjike e ndarjes – një prej trendeve ekonomike…
Në suaza të zgjedhjeve lokale, përveç kandidatëve për të parin e komunave, në garë janë edhe kandidatët për këshill komunal. Fisnik Mela është në këtë garë, si përzgjedhje e sektorit civil në bashkëpunim me rininë e kësaj komune. Meha në marrëveshje me Lëvizjen Besa është bartës i listës së këshilltarëve komunal. Ai është magjistër në shkencat kompjuterike dhe para të pranishmëve në ditën e dielë premtoi transparencë qytetare, ndryshim rrënjësor në ekonominë e komunës dhe ndryshime në administratën e qytetit. Mela zotohet për transparencë në Komunën e Dibrës.
Kandidati i Lëvizjes Besa për kreun e Komunës së Tearcës, Amir Elezi në një prononcim për portalin Telegrafi.mk ka përmendur pesë arsye se pse votuesit me 15 tetor duhet që ta përkrahin atë dhe jo kundër kandidatët tjerë. Elezi ndërmjet tjerash përmend se ata kanë një ekip të shkëlqyer ekspertësh që do të jetë garanci për funksionalitetin dhe përmirësimin e gjendjes në Komunën e Tearcës. Ky është prononcimi i plotë i Amir Elezit për portalin Telegrafi.mk: 1.Arsyeja e parë dhe ndoshta më e rëndësishmja është se qyetarëve ju ofrojmë transparencë dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje, me një fjalë ne i…
Sot në hapësirat e rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u mbajt ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik 2017/18. Në këtë ceremoni, studentëve dhe stafit akademik, iu drejtua rektori i universitetit, Azis Pollozhani duke i uruar studentët për një fillim të mbarë. “Sikurse çdo fillim që sfidon status quot e etabluara, bëhet shkak i debateve të ndryshme, ne bashkë me studentet tanë, me Ju dashamirë dhe bartës të ndjenjës se vërtetë të dhimbjes dhe krenarisë që përshkoi arsimi ynë ndër dekada, ia dolëm qe të bëjmë hapin e radhës. Jemi sot këtu për të mirëpritur e përgëzuar…
Dje (Shtator 18) rreth orës 17 dhe 30 minuta, në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit në Kamjan, ka ndodhur aksident trafiku ku janë të përfshirë tre automjete: “Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga një 49-vjeçar E.U nga Kosova, “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shtetasi 31 vjeçar D.G nga Shkupi dhe automjet mallrash “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 28 vjeçari SH.R nga Tetova, transmeton FOL. Në këtë aksident, shoferi i pasagjerëve “Mercedes” dhe bashkudhëtarja E.P (25) në të njëjtin automjet, gjithashtu nga Shkupi kanë fituar lëndime të rënda trupore ve dhe me…
Pançe Angelov , i akuzuar për dhunë në kuvendin e Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit ndaj deputetes Shekerinska sot është ulur në bankën e të akuzuarve. Prokuroria Publike e përfaqësuar nga Natasha Goxhovska deklaroi se Angelov ishte në grupin e parë që u fut në kuvend, dhe kërcënoi Zoran Zaevin. A i gjithashtu goditi Shekerinskën të cilës i shkaktoi plagë të rënda në trup duke e tërhequr për flokësh. Sipas prokurorisë sjellja e Angelovit rrezikon 3 deri në 10 vite burg.
Lehtësim të procedurës për marrjen e lejes për ndërtim, si dhe për kërkesat e tjera të parapara me Ligjin për ndërtim me pakësim të procedurave dhe shpenzimeve, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Ndryshimet ligjore që do t’i propozojë Ministria Dikasteriale janë pjesë e reformave të planifikuara në rregullativën në sferat ndërtimtari, urbanizëm dhe planifikim hapësinor për të cilat sot debatojnë institucionet kompetente me përfaqësuesit nga Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të autorizuar. “Lehtësim do të ketë në procedurën e përgjithshme gjatë marrjes së lejes për ndërtim që i lëshojnë edhe komunat edhe Ministria e Transportit dhe…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 28-të do ta shqyrtojë informacionin për progresin e aktiviteteve nga projekti “Vizitë në kompani”, të cilët kanë problem në procedurën për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe për takimet e realizuara me persona fizikë dhe juridikë për probleme nga karakteri pronësor-juridik. Do të shqyrtohet edhe informacioni për lejimin e punës dhe udhëheqjen e Shoqatës aksionare për ekonomizim me hapësirë afariste në pronësi të shtetit, si dhe informacioni në kërkesë të trupit koordinues të subjekteve të dëmtuara juridike për realizimin e të drejtës së kompensimit të dëmit nga vërshimet…
Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar renditjen e partive politike në fletëvotim. Por ajo që bie në sy është fakti se në fletën e votimit janë dy emra të ngjajshëm: Aleanca për Shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela dhe Koalicioni Aleanca për Shqiptarët I përbërë nga RDK dhe Uniteti, informon INA. Sipas shortit të hedhur: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Uniteti dhe RDK) është radhitur në vendin e dytë (2). Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët si subjekt i regjistruar me numër nëntë (9). Këto emërtime gati të ngjajshme mund të përbëjnë ngatërrim dhe problem për votuesit. (INA)