Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim, dega Çair do të mbaj tubimin qendror të saj në sheshin ‘’Skenderbeu’’, por informacionet që na vijnë nga terreni dhe dhjetra ankesa që kanë arritur në adresën tonë, tregojnë se dega e kësaj partie po i bënë presion arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme, mësuesve të çerdheve të fëmijëve që ti lënë angazhimet e tyre dhe të marrin pjesë në tubim e organizuar nga kjo parti e cila pritet të mbahet në ora 18.00 tek Skenderbeu. Sipas informatave që kemi marr edhe nga prindërit e fëmijëve të shkollave të Çairit, por të cilët për…
Author: Adijat
Agjencia Shtetërore për Parandalimin e Korrupsionit (ASHPK ) në Maqedoni është në krizë dhe në gjendjen në të cilën është nuk i nevojitet aspak vendit, u tha në konferencën e sotme “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksion modeli i tanishëm dhe a ka nevojë për ndryshime?”, njohton Almakos. Për të ndryshuar gjendjen në të cilën ky institucion është, duhet filluar nga funksionimi i tij, me rëndësi të veçantë u përmend edhe kyçja e instrumenteve ndërkombëtare në drejtim të realizimit të këtij qëllimi, por gjithashtu i nevojshme është edhe ndryshimi i ligjit që ka të bëjë me përcaktimin e…
– Ballafaqimi me terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigrimet ishin temë diskutimi në takimin e sotëm në Selanik midis njerëzve të parë të policisë së Maqedonisë dhe Greqisë, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Lazo Velkovski dhe shefit të policisë të Republikës së Greqisë, gjeneralkolonel Konstantinos Tuslavas. Siç njofton MPB-ja, gjatë vizitës së përfaqësuesve të policisë të Republikës së Maqedonisë në policinë e Republikës së Greqisë, u mbajt takimi i dy ekipeve të ndihmësve në kabinetet e drejtorëve të policisë. Në këtë takim, gjithashtu theks kryesor u vendos në terrorizmin, krimin e organizuar dhe emigracionin. “Duke marrë parasysh pozicionet aktuale…
Në tre muajt e parë janë realizuar të gjitha masat, të cilat janë në kompetencë të Qeverisë, gjegjësisht 58 aktivitete nga plani 3,6,9, informoi sot Grupi ministror i punës për ndjekjen e zbatimit të këtyre masave. Me takimin e Grupit ministror, kryesoi kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të cilin u shqyrtuan aktivitetet për reformat në më shumë fusha me kompetencë të Qeverisë, në ministri të ndara dhe në agjenci dhe institucione të tjera qeveritare, të ndërlidhura me procesin për integrim euroatlantik të Maqedonisë. Grupi i punës ishte informuar se në vijim është realizimi edhe të 15 masave, prej të cilave…
Plehërishtat e egra të mbeturinave të ndryshme komunale, që në disa vende është djegur, dhe janë ndërtuar vendbanime të improvizuara janë vërejtur gjatë netëve të jashtëzakonshme të mbikëqyrjes në komunat Karposh dhe Gjorçe Petrov, njoftoi sot Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor. Në aksionin e kryer më 6 tetor në periudhën prej orës 1:30 deri në orën 6.30, janë bërë mbikëqyrje edhe në dy subjekte juridikë me licencë A-PIKN, “Ading” dhe “Alkaloid” – Gjorçe Petrov, me ç’rast është konstatuar se të dy instalimet nuk kanë proces pune dhe të gjitha depot për lëndët e pa përpunuara sekondare në këtë drejtim janë…
Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Evropës Juglindore së bashku me Programin për zhvillim Kombeve të Bashkuara (UNDP) si partnerë në Projektin për menaxhim me daljen e lumit Strumicë nga shtrati, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, publikoi thirrje të dytë për grante për zbatimin e masave agro-ekologjike. “Pas zbatimit të suksesshëm të ciklit të parë të granteve, që rezultoi me efekte të shumta pozitive për prodhuesit, me këtë thirrje do të bëhen përpjekje rritje të dyfishtë të numrit të fermave në të cilat do të zbatohen praktikat moderne,agro-ekologjike”, thonë nga Qendra. Mbështetje në pajisje dhe materiale…
Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” ka reaguar në lidhje me keqpërdorimin e fëmijëve për qëllime politike dhe praninë e tyre në tubime partiake. “Për shkak të numrit të madh të ankesave nga qytetarët për keqpërdorimin e fëmijëve para zgjedhjeve lokale nga gjitha partitë politike, Megjashi përsëri ju bën thirrje partive t’i kursejnë fëmijët nga çdo përfshirje në fushatë dhe marketing politik”, thonë nga “Megjashi”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se keqpërdorimi politik i fëmijëve paraqet dhunë politike dhe organizim të fëmijëve si instrument për presion politik. “Të kujtojmë se fëmijët nuk janë objekt të cilëve të rriturit duhet t’u…
Maqedonia ka hyrë në javën e fundit të fushatës elektorale, para zgjedhjeve lokale të së dielës më 15 tetor. Për dallim nga pjesa e parë e cila u karakterizua me fushatë kryesisht të qetë dhe pa incidente, pjesa e dytë e fushatës është përcjell me rritje tensionesh. Një kandidat i pavarur për këshilltar është vrarë në Kërçovë, por vrasja thuhet të mos ketë pasur lidhje me politikën. Një tjetër kandidat për kryetar komune është kërcënuar me vdekje, ndërsa një i tretë është rrahur brutalisht nga aktivist të partisë kundërshtare. Gjatë kësaj periudhe janë demoluar të paktën dhjetë shtabe partiake. Ministria e…
Ish kryetari I gjykatës penale Vlladimir Pancevski thotë se kamerën për shkaqe familjare, për shkak të prindit të sëmurë dhe kam të drejtë të mbrojë shtëpinë. Pancevski këtë fundjavë publikoi video incizim nga kamera e tij në shtëpi ku shihej se si bëhej bastisja e hetuesve të PSP-së në shtëpinë e tij pasi I është vjedhur celësi. Kjo deklaratë shkaktoi reagime në opinion duke u konsideruar si një shkelje e rradhës pasi ka publikuar detaje për procedurën sekrete të prokurorëve. Nga Specialja mohojnë që prokuror I tyre të ketë vjedhur celësin e shtëpisë së Pancevskit./Almakos.com/
Në shkollën fillore periferike “Vasill Gllavinov” të fshatit Kllukovec të Velesit sot nisi me punë mësuesi i ri, ashtu siç edhe paralajmëroi ditë më parë Ministria e Arsimit dhe komuna e Velesit. Mësuesi i ri Remzi Shemsedini iu bashkëngjit dy kolegëve të tij në këtë shkollë të cilët me vështirësi realizonin zhvillimin e procesit edukativo mësimor për rreth 50 nxënës të kësaj shkolle. Shemsedini ka përvojë 10 vjeçare në këtë profesion, por siç tha ai kohë më parë u largua nga puna për shkak të neglizhencës së kërkesave të njëpasnjëshme për përmirsimin e kushteve në shkollën në fjalë. “Mos kishit qenë ju…
Elektrifikimi i autostradave në rajon që të stimulohet përdorimi i automobilave elektrik, ajo që është trend në botë, është projekti realizimi i të cilit do të paralajmërohet në Samit 100 që do të mbahet në Shkup më 16 dhe 17 të këtij muaji. Mjetet për realizim të projektit Edison, siç u theksua në konferencën e sotme për shtyp për Samitin vijues 100 në Shkup, janë siguruar nga BE-ja, ndërsa në konferencë duhet të kumtohen më shumë hollësi nga ana e eurokomisares për transport Violeta Bullc. Është planifikuar të vendoset elektrifikim i infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 2.400 km, që i…
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov shfaqi shpresë se viti 2018, kur Maqedonia, Finlanda dhe Suedia shënojnë 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, do të jetë viti kur vendi do të ketë rekomandim të pastër për negociata nga ana e Komisionit Evropian. Ai në konferencën e sotme për shtyp me shefat e diplomacive të Suedisë dhe Finlandës, Margot Vallstrom dhe Timo Soini, të cilët ndodhen për vizitë kthyese në Maqedoni, theksoi se në vitin 2018 ekzistojnë gjasa reale për zhbllokim të procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik. Dimitrov në takim me kolegët e tij e potencoi vendosshmërinë e fuqishme…