Author: Adijat

Duke folur për menaxhimin financiar të komunës së Çairit, kandidati i Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi tha se sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo komunë ka një borxh prej 2.3 milionë eurove. I pyetur se si do të shlyejë këtë borxh, Ibrahimi tha se pjesa më e madhe e tij do të shlyhet kur të konfiskohet pasuria e atyre që kanë vjedhur paratë. Zeqirija Ibrahimi gjithashtu tha se personat që kanë vjedhur në mënyra të ndryshme, do të përfundojnë në burg. Përpos kësaj, Ibrahimi u zotua edhe për menaxhim më të mirë me financat, duke thënë se kështu do…

Lexo më Shumë

Arsyeja pse jam kandiduar në komunën e Çairit është shtytja intelektuale dhe njerëzore për shkakun se erdhëm në dilemën Hamletiane që të shpërngulemi apo të bëjmë luftë në Çair. Kështu tha kandidati i Lëvizjes BESA në Çair, Zeqirija Ibrahimi, në debatin Click Plus në TV 21. Ai përmendi shembullin e Aleksandrit të Madh e pyeti Diogjenin se çfarë kërkon nga ai, ndërsa ky i fundit i tha se kërkesa e tij e vetme është që të mos ia zë diellin. Zeqirija Ibrahimi dhe se në vitet e kaluara, dielli u zu, duke shtuar se me ardhjen e tij në krye…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë aktivitetin e saj parazgjedhor e ka vazhduar me prezantimin e kandidatit për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Ilazi. Ai para të pranishmëve në tubim, ka kërkuar votën me qëllim të krijimit të një jete më të mirë në komunën e Tearcës, duke u premtuar banorëve se do tu sigurojë ujin për pije, si dhe përmirësimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit i cili është tejet i vjetërsuar. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ishte poashtu ndër premtimet e Ilazit.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor dhe për këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar imazhe se si do të duket fleta e votimit, me anë të cilës qytetarët e kryeqytetit do të vendosin për udhëheqjen në katër vitet e ardhshme, shkruan Telegrafi Maqedoni. Garues për të udhëhequr me Bashkinë e Shkupit janë Gjorgji Todorov, Naim Bajrami, Vanço Shehtanski, Koce Trajanovski, Nafie Selmani, Bekim Fazliu, Marija Jones dhe Petre Shilegov. Partitë shqiptare që garojnë për kryeqytetin janë Aleanca për shqiptarët, Lëvizja Besa dhe PDSH-ja.

Lexo më Shumë

Pajtimi rajonal i Ballkanit është sinjal pozitiv për kompanitë franceze që ta ripërtërijnë interesin, kapitalin e tyre ta drejtojnë dhe investojnë në rajon, përfshirë edhe në Maqedoni, ka potencuar ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonie në takimin e sotëm me ministren e angazhuar të Investimeve të Huaja Zorica Apostollska. Në këtë rast, ai ka shfaqur interes për strategjinë që e ka Qeveria në qasjen për tërheqjen e investimeve të huaja. Në takim, siç kumtuan nga Kabineti i Apostollkës, janë shqyrtuar mundësi për avancimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Francës. Ministrja Apostollska është përqendruar…

Lexo më Shumë

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot në organizim të Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë u mbajt tribunë publike me titull “Përforcimi i dialogut rinor për promovim të proceseve demokratike, në frymën e integrimeve euro-atlantike”. Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes Bekim Maksuti, qëllimi i tryezave të rrumbullakëta dhe debateve të këtilla është që të ndikohet ndaj të rinjve për mirëkuptim më të mirë të gjithë procesit dhe inkuadrim të tyre në aktivitetet për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. “NATO nuk janë vetëm çështje ushtarake, ose çështje të Ministrisë së Mbrojtjes, por ajo është edhe organizatë që angazhohet edhe për zhvillim të shkencës,…

Lexo më Shumë

Qeveria kërkon që Gjykata Kushtetuese të mos i prekë dispozitat për ndjekjen e fshehtë në Ligjin për komunikime elektronike për shkak të reformave të radhës në DSK dhe në sistemin e përgjimit. Kështu sqarojnë nga Ilindenska 2, pasi që Qeveria dje kërkoi nga Kushtetuesja që të ndërpresë procedurën e nisur kundër zgjidhjes ligjore nga koha e VMRO-DPMNE-së – operatorët me shpenzimin e tyre dhe me kabllo t’i vënë të gjitha komunikimet në shfrytëzim të DSK-së. “Pra qeveria u përgjigj në kërkesë për mendim, kjo është rreth vetë procedurës, ndërsa pse ekziston mendimi se nuk duhet të shqyrtohet ai segment, është…

Lexo më Shumë

Partitë politike përdorin retorikë negative gjatë fushatës zgjedhore vlerësojnë analistët politik. Denigrim, shpifje, trillime e të tjera janë mjete të cilat partitë politike i përdorin si instrument politik ndaj oponentëve të tyre. Sipas analistit politik, Petar Arsovski partitë politike duhet të bëjnë një komunikim më pozitiv i cili do të zbuste tensionet ndërshoqërore dhe do të ndikonte në zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe pa incidente. “Në përgjithësi në komunikimin politik maqedonas dominon fushata negative, partitë sikur të kandidohen cila më shumë do ta ofendojë dhe në vend se të komunikojnë me elektoratin, komunikojnë mes vete, sikur në…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe organizata civile “Onlimit media” sot (ora 11) organizojnë debat për raportimin e mediave në fushatën zgjedhore. Debati do të mbahet në Klubin e Gazetarëve, ndërsa është paralajmëruar fjalim i drejtorit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale Zoran Trajçevski, kryetari i organizatës civile CIVIL Xhabir Deralla dhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani.

Lexo më Shumë

Asociacioni për diabet te fëmijët i Maqedonia-Balas MK dhe shoqata të tjera të diabetikëve kërkojnë nga Agjencia për ilaçe e RM-së kontroll urgjent të detajuar dhe kontroll të jashtëzakonshëm inspektues të cilësisë së furnizimit, transportit dhe deponimit të insulinave, duke e pasur parasysh, siç thanë, paraqitjen e shpeshtë të “jo funksionalitetit” të tyre, në tre vitet e fundit. Ata kërkojnë kontroll prej ku furnizohet insulina dhe garanci se ajo është ruajtur mirë deri në momentin e marrjes nga ana e importuesve, por edhe kontroll të të gjitha shkresave të temperaturave nga data-logerë në kuadër të të a.q. zinxhiri i ftohtë…

Lexo më Shumë

Ndër vite qytetarët kanë dëgjuar të njëjtat premtime, por ndoshta të renditura ndryshe. Një fakt i tillë ka bërë që elektorati  t’i shohin me skepticizëm premtimet e kandidatëve për kryetarë komune. Sipas tyre ndër vite kanë dëgjuar vetëm premtime, madje shpesh edhe më shumë se njëherë nga i njëjti individ, ndërkohë që pothuajse asnjë nga ato premtime nuk është mbajtur, njohton Almakos. “ Jemi lodh më me premtime, që sa vjet  na thonë do e rregullojmë këtë, do e rregullojmë  atë, prap ato probleme që i kemi pas të njëjtat i kemi, sepse s’ është bërë asgjë për t’i zgjidh.…

Lexo më Shumë