Ushtari profesionist O.H. (35) ka ndërruar jetë mbrëmë në Shtëpinë e Shëndetit në Negotinë, pasi që paraprakisht me kolegët e tij ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në poligonin e armatës Krivollak, i cili ka shpërthyer pas kryerjes së një gjuajtjeje të planifikuar nga ana e njësitit të ARM-së. “Pas kryerjes së intervenimit, ushtari profesionist fillimisht ka paraqitur se nuk ndjehet mirë, pas së cilës i është përkeqësuar gjendja. Menjëherë me automjet spitalor të armatës dhe nën shoqërinë e mjekut ushtarak është dërguar drejt institucionit më të afërt shëndetësor, në Negotinë, ku pas arritjes nga ana e personelit është…
Author: Adijat
https://www.facebook.com/1735283780053070/videos/1969288869985892 Nuk është hera e parë që kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bëhet pjesë e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ që transmetohet në Top Channel. Kjo është hera e tretë që Bejta, ka shkaktuar të qeshura edhe në Shqipëri. Nevzat Bejta, njihet në opinion si politikan me dozë humori dhe shpeshherë gafat e tij, kanë nxitur reagim jo vetëm në Maqedoni, por kanë zënë hapësirën televizive edhe në Shqipëri e Kosovë, njofton Fol. ”Unë i kisha apeluar gjithëve çifteve të rinj, të bëjnë tre e më tepër fëmijë, edhe çerdhet do të mbushen dhe numri i fëmijëve nëpër shkolla…
Në Berlin sot do të mbahet konferencë në temë “Dialogu publik në Evropë – Lidhje e sërishme e BE-së me qytetarët e saj dhe fqinjësinë”, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Unioni. Në kuadër të konferencës do të mbahen shumë panele, nga të cilat një është përkushtuar në marrëdhëniet midis BE-së dhe vendeve të rajonit, të titulluar “Sfidat e komunikimit midis BE-së dhe Ballkanit – Procesi i Berlinit dhe euroskepticizmi, si të përmirësohet dialogu dhe bashkëpunimi me qytetarët”. Në panelin, me të cilin do të kryesojë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe kryesuesi i Komitetit…
Ali Ahmetit dhe BDI-së iu deshtën plotë 15 vite ekzistim në skenën politike, për kot!!! Ndonëse shqiptarët me optimizëm të madh pritën këtë subjekt politik, me kalimim e kohës akumulohej mllefi i shqiptarëve ndaj këtij subjekti politik. Duke dashtur që të arsyetojë heshtjen gjatë kohës së kaluar, Ali Ahmeti në një tubim gjatë një tubimi ka thënë se për 15 vite nuk ka qenë në pushtet por në opozitë. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për fjalët e Ahmetit, pasi në kurriz të vet e kanë përjetuar krimin e ushtruar nga qeveritë pjesë e të cilave ka qenë BDI. Ata tani…
Ali Ahmeti pranon me gojën e tij se sa i pafuqishëm ka qenë këto 15 vitet e kaluara përballë Nikolla Gruevskit të VMRO-së. Ai thotë se ka qenë “opozitë” në Qeveri, edhe pse 15 vite ka kërkuar votat e shqiptarëve që më pas i ka shndërruar në benefite tenderësh për të dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Kjo deklaratë e Ahmetit nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si tentim për t’i larë gjynahet për dështimet e BDI-së. Nga ana tjetër analistët komentojnë se është e vërtetë që mandatin e fundit BDI ka qenë e kapur nga Gruevski për shkak të…
Në pyetjen se a do ta mbështesin njëri tjetrin në rrethin e dytë, Idriz Orana nga PDSH tha se ai është i mendimit se “BDI duhet të shkojë në histori”. Nga ana e tjetër Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA tha se ai është i bindur se do të shkoj në raundin e dytë ndërsa shpresat i ka që fitorja të korret që në rrethin e parë, por tha se, nëse ai nuk shkon në rrethin e dytë, është i gatshëm të mbështesë cilindo kandidat që shkon pos atij të BDI-së. Edhe Faruk Avdiu tha se është i bindur se do…
Sa i përket Çarshisë së Shkupit, Zeqirija Ibrahimi tha se në këtë pjesë duhet të flitet për trashëgiminë kulturore dhe atë të zhvillimit ekonomik. Ai tha se Shkupi është bërë shehër për shkak të Çarshisë së Shkupit dhe strumbullar ka qenë Çarshia e Shkupit dhe shkupjan janë quajtur ata që kanë lindur në Çarshinë e Shkupit. “ Interesimi jonë është që Çarshia e Shkupit të kthehet në qendër urbane të shqiptarëve të Shkupit dhe ta kemi si një strumbullar e jona në Shkup. Kjo pastaj implikon ardhjen e turistëve, për të cilët kemi shkruar se do të bëjmë një zyre…
Sikurse këta të BDI-së të kishin pasur dinjitet është dashur që të mos kandidojnë fare dhe të kërkojnë falje për këtë degradim që ja kanë shkaktuar Çairit. Kjo ishte deklarata e Zeqirija Ibrahimit në emisionin “Studio e hapur”. Ibrahimi tha se si një ndër çështjet kryesore që do të merret me ardhjen e tij në krye të Çairit është të bëhet revizioni në komunën e Çairit për gjithë atë që është bërë në komunë. Sa i përket kaosit në komunikacion, Ibrahimi premtoi se do ta zgjidh këtë problem gjatë mandatit të tij dhe se në rast se nuk e zgjedh…
Edhe pse është dashur të presin pak më gjatë për ta takuar Zeqirija Ibrahimin, për shkak qëndrimit të tij në polici për të denoncuar sulmin që është bërë ndaj privatësisë së tij, banorët e Gazi Babës, nga i vogli e deri tek ata në moshë më të shtyrë, kanë organizuar një pritje madhështore për Zeqirija Ibrahimin, kandidatë i Lëvizjes BESA, për komunën e Çairit. Kjo atmosferë e përshkruar në këtë foto, është pothuajse në çdo cep të Çairit, aty ku shkel këmba e Ibrahimit. Shpresa e banorëve të Çairit për një jetë të re në Çair, është e mbështetur tërësisht…
Për partitë politike në Maqedoni nuk është mision i pamundur përfitimi i votave nga komuniteti “ tjetër” dhe kjo u vërtetua edhe gjatë zgjedhjeve parlamentarë të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, kur rreth 40 mijë shqiptarë votën ia dhanë LSDM-së. Megjithatë, një vendim i tillë i elektoratit, u vlerësua nga analistët si votë ndëshkuese ndaj BDI-së dhe votë shprese, pasi kryeministri aktual gjatë publikimit të “bombave” pati deklaruar se përgjime ka edhe për rastet e montuara ndaj shqiptarëve dhe se të njëjtat do të publikohen. Megjithatë, materialet e tilla ende nuk janë publikuar, shkruan Almakos. Nga një analizë…
Në këtë fushatë parazgjedhore, krahasuar me atë të zgjedhjeve parlamentar të dhjetorit të kaluar, mediat kanë bërë raportim më të balancuar. Që nga shpallja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, nga AMVU është ngritur procedurë për kundërvajtje për mosbalancim, kundër TV Alfa, si dhe procedura për moszbatim teknik të ligjit në përputhje me Kodin Zgjedhor, ndaj “ Star” dhe kompanisë TV21M. Në zgjedhjet e kaluara ky numër i shkeljeve arrinte në 67, shkruan Almakos. Drejtori i AVMU-së, Zoran Trajçevski, tha se kjo mënyrë raportimi e balancuar duhet bërë gjatë tërë kohës dhe jo vetëm para zgjedhjeve. “ Kemi përmirësim…
Në njërin nga incizimet e bisedave të një eksponenti të lartë të BDI-së, ai dëgjohet duke e sharë Pejgamberin Alejhi Selam. Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar në komunën e Çairi Zekirja Ibrahimi, në takimin e mbrëmshëm me banorët e Sarajit. Ibrahimi tha se përmbajtjen e këtij incizimi ia ka treguar vetë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kurse ja kanë konfirmuar edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri. “Unë sonte e kam një pyetje dhe pres përgjigje në ditët në vijim. Në kohën kur Zaevi i shpaloste ‘bombat’ e famshme, në një takim tha se ka një përgjim…