Zeqirija Ibrahimi para banorëve të Çairit premtoi se ashtu siç përkujdeset për moralin e familjes së tij, ashtu do të përkujdeset për moralin e secilën vajzë dhe grua në komunën e Çairit dhe se kurë nuk do të lejoj që ata të nëpërkëmben për një vend pune. “Unë nuk e kam ndërmend as ta nderoj numrin e telefonit e as të shpërngulem prej komunës së Çairit. Duke e ditur se sa është i gjatë ymri jonë unë, unë ju premtoj se nuk do të lejoj se përshkak të këtij mandati të mos mundem nesër tu takoj në rrugë, për mua…
Author: Adijat
Ali Ahmeti në një intervistë për portalet ka thënë se në një shtet ku ka korrupsion aty nuk ka përparim. Ai shton se nëse ligji nuk funksionon nuk mund të ketë edhe drejtësi. “Plotësisht mbështes një qasje interesimi të Brukselit në drejtim të funksionit të shtetit dhe të drejtës. Aty ku sundon ligji, funksionon demokracia. Ke një shtet paqësor dhe stabil dhe shuam të angazhuar të mbarëvajtjes së proceseve madhore që kanë të bëjnë me proceset euroatlantike”, tha Ali Ahmeti.
Gjatë ditës së djeshme një fotografi preki shumë zemra në Çairi. Ishte ajo kur Zeqirija Ibrahimi në Gazi Babë u prit nga një loke me ëmbëlsira në dorë. E sonte, Ibrahimi nuk harroi që gjatë fjalimit të tij ta përmend loken dhe t’i jap një premtim të madh. “E nderuara haxhi nene e Metinit të Gazi Babës, ta dish se dora jote në ballin tim dhe lotët e Metinit tënd janë kujdestarë të punës sime dhe dëshmi e besimit tuaj dhe premtoj se asnjëherë nuk do të zhgënjej”, ishte mesazhi i Ibrahimit ndaj haxhi nenës e cila e priti gjatë…
Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij u dha besën mësuesve dhe mësimdhënësve në Çair se asnjëherë më komuna nuk do të mund t’i shantazhoj arsimtarët e shkollave. “Nga 16 tetori ju do të jeni të lirë të vendosni vet për bindjet tuaja dhe të mos keni frikë më nga askush. Arsimtare dhe mësuese të dashura, unë ju premtoj se ne do ta ndalim politizimin e shkollave, dhe po qese, gjatë mandatit tonë, nuk do t’i pajisim shkollat e Çairit me banka dhe karrige të reja, edhe njëherë nuk kandidoj më për komunën e Çairit”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi. Ai premtoi se…
“Nëse Çarshia gjatë mandatit tonë nuk bëhet qendra kulturore shpirtërore dhe ekonomike e Shkupit, unë nuk vij më për të kërkuar votë”. Ky ishte premtimi i Zeqrija Ibrahimit i bërë për esnafët e Çarshisë së vjetër dhe gjithë zejtarët. Ai shtoi se do të punojnë pareshtur që qendra tregtare ‘Mavrovasja’ dhe Çarshia të jenë epiqendra të zhvillimit ekonomikë, ndërsa shtoi se është i gatshëm tu gjindet pranë gjithë të rinjve të cilët kanë dëshirë dhe duan të hapin biznese të reja. Poashtu Ibrahimi premtoi edhe zgjidhjen e kaosit në komunë e Çairit. “I nderuari dhe shumë i respektuari Hazhi Mensur,…
“Ata i thyejnë paswordat tonë por s’munden me i thye kurrë zemra tona. Ata futen edhe në intimitetin dhe privatësinë tonë, ama ne futemi në zemrat e njerëzve. Me këto fjali Zeqirija Ibrahimi e hapi tubimin madhështor të organizuar në Çairçankë. Ai shtoi se kundërshtarët edhe mund të publikojë bisedat e zhvilluar me miq dhe familjarë por se ata i kanë marrë zemrat e gjithë njerëzve në Çair. “Dhe, kjo flet për moralin që e kemi ne, dhe flet për mungesën të moralit që e kanë ata. Andaj unë sonte u them, fal e keni, s’ka problem. I nderuari kryetar…
Ali Ahmeti në një intervistë për portalet tha se ai në vitin 2013 ka bërë më shumë se Ziadin Sela dhe ka qenë ai i cili ja ka siguruar Selës fitoren. “Edhe pot ë humbiste Sela do të akuzoheshim ne. Andaj kjo më futi në një situatë që të angazhohem seriozisht që në rrethinë e dytë të dalim të suksesshëm”, deklaroi Ahmeti. AI Ahmeti tha se ai ka kërkuar që të hetohet puna e funksionarëve të BDI-së.
Qytetarët, dhe njohësit e rrethanave politike ndajnë pothuajse mendim të njëjtë sa i përket votimit të individëve të rikandiduar për kryetarë komune edhe përkundrejt faktit se të njejtët në mandatin e parë mund të thuhet pa hezitim se kanë dështuar në zgjidhjen e problemeve që tangojnë shoqërinë, shkruan Almakos. Sipas analistëve, nëse në Maqedoni do të kishim demokraci të shëndoshë,rikandidimi i tyre nuk do të vinte në shprehje, por për fat të keq jetojmë në një shtet ku pushtetet lokale kryekomunarët i kanë shndërruar në “pashallëqe”, shkruan Almakos. Sipas njohësit të rrethanave politike, Abdylvehab Ejupit, kaosi dhe histeria institucionale, shoqërore…
Zeqirija Ibrahimi gjatë fjalimit të tij në tubimin në Çairçankë premtoi një përkujdesje të madh për klubin futbollistik Shkupi. “I nderuari futbollist Ertan. O e bëjmë klubin futbollistik Shkupi identitet të shqiptarit të Shkupit, o nuk kërkojmë më votë në Çair”, tha Ibrahimi. Ai gjithashtu premtoi se të rinjve do të mundohen kushte që ata të merren me sport. “I nderuari Seid e Hasip për juve të rinjve do të shpikim zgjidhje të patjetërsueshme që ju të merreni me sport dhe të mos e keni dert se në çfarë fushe i bëni stërvitjet dhe se kush i mbulon shpenzimet e…
Lëvizja BESA sot e ka tubimin e tij qendrore në Komunën e Çairit, në kompleksin Çairçanka, Besatarët e mbushin gjithë rrugët ku edhe komunikacioni është ndaluar, aq që nuk ka vend edhe për kalimtarët. Ja fotografia e Besatarëve në Çairçank: https://rajoni.net/levizja-besa-siguron-komunen-e-cairit-foto-dokument/
Një sërë keqpërdorimesh të bëra në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, nga qeveria e kaluar, u bënë publike sot nga zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, njohton Almakos. Për tre rastet që u publikuan sot, u tha se qeveria e kaluar ka dakorduar tenderë, marrëveshje dhe furnizime, shërbime për të cilat nga arka e shtetit janë nxjerrë shuma të mëdha parash. Në rastin e parë, për të cilin qeveria ka kërkuar nga MPB-ja që të hapë hetime, ngrihen akuza për furnizimin me bileta të aeroplanëve nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri…
Mëngjesi i sotëm e gjeti Shkupin me shumë zhurmë dhe komunikacion të stërngarkuar, posaçërisht në “ Radhët Partizane”. Sirena të njëpasnjëshme të cilat jepnin “ alarmin” se pjesmarrësist në komunikacion po vonoheshin për të shkuar në punë apo për të realizuar obligime të tjera, pasi nevojiteshin rreth 60 minuta për kalimin e bulevardit “ Radhët Partizane”, shkruan Almakos. E gjitha kjo, siç njoftuan nga MPB, bëhet për shkak se sonte do të mbahet tubimi parazgjedhorë i VMRO-DPMNE-së dhe për këtë arsye është mbyllur bulevardi “ Ilinden” duke sjellë ri-kahëzimin e komunikacionit në të dy akset para Qeverisë. “Ri-kahëzimi është në…