Një sulm fizik ka shpërthyer sot para pak çastesh në një vend votim në Sedllarcë të komunës së Bogovinës, merr vesh portali TetovaSot. Sulmi fizik ka ndodhur në vend votimin me numër 2052 në Sedllarcë, ku është sulmuar anëtari i këshillit zgjedhor në këtë vendvotim. Sipas deshmitarevë për TetovaSot bëjnë të ditur se sulmuesi është simpatizant i Aleancës për Shiptarët. Procesi zgjedhor ka vazhdu pas një ndërprerje të vogël. Në sulmin fizik ka intervenuar edhe policia.
Author: Adijat
Në vendvotimin 28-84 në shkollën “ 7 Marsi” në Çair, është ndërprerë procesi i votimit për arsye të një gabimi teknik. Nga njëri nga anëtarët e këshillit zgjedhor duhej të grisej një fletvotim dhe gabimisht janë grisur dy. Ky veprim ka shkaktuar nervozizëm dhe në sallë për të normalizuar gjendjen ka të pranishëm edhe polic. Kryetari I këshillit e ka mbyllur këtë vendvotim gati se 30 minuta, duke thënë se shumë shpejt do të mënjanohet ky problem dhe procesi do të vazhdojë normalisht. Ndërkohë, vërehen qytetarë të cilët vijnë për të votuar dhe kthehen duke qenë se nuk kanë kohë…
Procesi i votimit edhe në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit, po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt dhe pa ndonjë incident theksojnë nga Komisioni Zgjedhorë. Qytetarët të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës u shprehën se gjithçka po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Ata presin përmirësim të infrastrukturës në vendbanimet e tyre https://www.youtube.com/watch?v=j2D_aZ1K–0
Edhe kandidati i vetëm shqiptar në komunën e Kërçovë e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës dhe votoi në vendlindjen e tij. Ja çka tha ai pas votimit.
Në Komunën e Çairit, ku të drejtën për të votuar në 82 vendvotime e kanë 57, 799 qytetarë, qytetarët po vijojnë në mënyrë të rregull dhe pa pengesa të kryejnë obligimin e tyre . Pas incidtetit që ndodhi në mëngjes në vendvotimin në shkollë “ Penko” dhe për të cilin edhe zyrtarisht nga MPB u tha se nuk ka lidhje me procesin zgjedhorë, por se ka qene sqarim hesapesh, nuk ka ndodhur më asnjë incident. Ndaj dy individëve të përfshirë në zënkë është ngritur padi dhe që të dy duhet të paguajnë gjobë një vlerë prej 30 000 denarë. “Procesi…
Nga organizata joqeveritare ‘Civil’ njoftojnë për parregullsitë gjatë votimeve në fshatin Creshevë, komuna e Gazi Babës, ku në objekt të njejtë me hyrje të veçanta ndodhen vendvotimi 2549 dhe shtabi i një partie politike. Nga ‘Civil’ thonë se para se votuesit të hynë për të votuar, aktivistët partiak me zë të lartë i thirrin që në fillim të hynë në shtabin partiak, ndërsa më pas të realizojnë të drejtën e votës. Para vendvotimit dhe shtabit partiak, krahas aktivistëve partiak ka edhe polici, të cilët nuk reagojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë. https://www.youtube.com/watch?v=DQ8HX52dfR8
Një incident është shënuar në fshatin Haraçinë, merr vesh Gazeta Lajm nga burime partiake. Një aktivist partiak ka kërcënuar aktivistin e partisë rivale duke ia vendosur revolen në kokë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 10 paradite, mirëpo për fat të mirë është tejkaluar pa eskaluar ndonjë problem më i madh. Megjithatë rasti është paraqitur në polici, në KSHZ, si dhe është informuar misioni i OSBE-ODIHR. Parregullsi tjera deri tani nuk janë shënuar në këtë komunë, ku jehona e votuesve deri në ora 13 ka qenë 20 për qind.
Sot është ditë e madhe për demokracinë në Maqedoni deklaroi kryeministri i vendit dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev pasi hodhi votën në vendin e tij të lindjes, në Strumicë. “Sot në rrugën e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të lira, qytetarët do e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe do përcaktohen për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, do përcaktohen për një shoqëri në të gjithë Maqedoninë – tha kryeministri Zoran Zaev. Zaev tha se pret që dita të kalojë me seriozitet brenda kornizave të zgjedhjeve lokale të cilat janë me rëndësi të madhe për vendin.
Komisioni Shtetëror Zgjedhorë doli me të dhënat më të fundit për numrin e qytetarëve të Maqedonisë të cilët kanë dalë për të votuar. Në konferencën e dytë për sot, nga KSHZ-ja thanë se 27.11 % e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të Maqedonisë kanë dalë për të votuar deri në orën 13:00. Përqindja e votuesve në disa komuna në vend: Shkup- 29.17% Aerodrom- 35.63% Haraçinë- 25.53 % Berovë- 34, 44% Manastir- 28.85% Vrapçisht- 15.17% Gazi Babë- 29,34% Gjevgjeli- 35.99% Gjorgje Petrov- 32.98% Gostivar- 18. 21% Dibër- 19.28% Debërc- 32.09% Dellçevë-32.92% Demir Kapi- 47.53% Demir Hisar-34.44% Dojran-33.2% Dollnen- 17.87% Zelenikollo- 31.33%…
Apeloj deri te të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të dalin të votojnë pa frikë për shkak se janë krijuar të gjitha kushtet që të votohet në mënyrë demokratike, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pasi votoi në Zajaz. Është shumë e rëndësishme, tha, rezultati të pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. “Madje, të gjithë ata të cilët do të zgjidhen do të duhet të punojnë në interes të qytetarëve që të krijohen kushte që të kemi prosperitet ekonomik dhe politik të shoqërisë”, shtoi Ahmeti.
Në një vendvotim te shkolla “Kongresi i Manastirit” në komunën Çair është vërejtur një parregullsi zgjedhore rreth orës 11. siç merr vesh Gazeta Lajm, një votues është vërejtur nga anëtarët e Komisionit zgjedhor duke fotografuar fletën e votimit. Ata kanë reaguar menjëherë por është krijuar tollovi, sepse vëzhgues e partisë për të cilën pastaj është deklaruar haptas votuesi, kanë insistuar që të mos meren kurrfarë masa. Rasti nuk është paraqitur në polici, por është sjellur vendim që fleta e votimit të shpallet e pavlefshme. Ky rast ka shkaktuar ngecje prej 10 minutave të procesit zgjedhor në vendvotimin në fjalë.
Në një aksident trafiku në rrugën magjistrale A-3 Veles-Shtip në udhëkryqin për fshatin Karatmanovë, dje rreth orës 23,:15 vdiq një këmbësor. Siç informon MPB-ja, automjeti motorik “Pezho 406” me targa të Strumicës, i drejtuar nga O.M (33) nga Strumica ka përplasur këmbësorin T.J (57) nga fshati Mamutçevo i Velesit, ku i njëjti ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi nuk është ndalur por ka vazhduar drejtë Sektorit për Punë të Brendshme – Veles, ku e ka paraqitur rastin. Ekspertizë ka kryer ekipi nga Stacioni Policor – Shën Nikollë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik mbi trupin e të vdekurit…